• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Mustafa: Kurti t’u tregojë qytetarëve cila është zgjidhja

22:51 : 28/04/2025
në RAJONI

Ish-kryeministri Isa Mustafa, në një intervistë për Klankosova.tv, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te dështimi i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe sfidat që po përballet Lëvizja Vetëvendosje pas zgjedhjeve të fundit.

Mustafa vlerëson se moszgjidhja e kryeparlamentarit dhe ngërçi institucional janë pasojë e pakënaqësisë së Vetëvendosjes me rezultatin zgjedhor, si dhe përpjekjes së saj për të fituar kohë në funksion të gjetjes së një formule të re të qeverisjes ose për të shkuar sërish në zgjedhje.

Ai thekson se propozimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit nuk duhet të bëhet pengesë për formimin e institucioneve, duke apeluar që të gjendet një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.

Mustafa vlerëson për klankosova.tv gjithashtu se heshtja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në këto rrethana është e papranueshme, duke kërkuar nga ai marrjen e përgjegjësisë politike dhe komunikimin e qartë me qytetarët.

Në këtë situatë të tensionuar, sipas Mustafës, edhe partitë opozitare dhe Presidentja e Republikës kanë rol të rëndësishëm për të nxitur dialogun dhe kapërcimin e bllokadës politike.

Lexo edhe:

Kosovë/ Qeveria në detyrë miraton buxhetin për vitin 2026

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

Si e komentoni dështimin e Albulena Haxhiut për t’u zgjedhur Kryetare e Kuvendit 5 herë radhazi dhe a mendoni se ky dështim është rezultat i një plasaritjeje më të thellë politike?

Isa Mustafa: Vlerësoj se VV nuk është e kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve dhe po blenë kohë për të gjetur një zgjidhje për të bërë një qeveri që asaj do t’i konvenonte ose për të shkuar në zgjedhje të reja.

A mendoni që Albulena Haxhiu është propozimi i duhur për kryeparlamentare dhe nëse jo kush mendoni se do të ishte emër i pranueshëm?

Isa Mustafa: Partia që doli e para në zgjedhje, në këtë rast LVV, ka të drejtë të propozojë çdo deputet të saj por edhe të subjekteve të tjera për kryetar të Kuvendit. Nuk i jap vetes të drejtë të them se kush do të ishte kandidati i qëlluar. Por veprim i qëlluar do të ishte të mos bllokohet propozimi në një emër të cilin nuk po e votojnë deputetët e subjekteve, të cilat më parë ishin në opozitë. Mund të gaboj, por më duket se kjo situatë momentalisht po iu konvenon të gjithëve, sepse askush, përveç deklaratave, nuk po ka guxim të sfidohet me qeverisjen.

Po heshtjen e Albin Kurti, si e vlerësoni dhe a mendoni se duhet të ale e të flasë para qytetarëve për situatën e krijuar?

Isa Mustafa: Albin Kurti në kuptimin e plotë të fjalës po del të jetë negacion [mohim] i vetëvetes. Ai po e bënë çdo gjë, të cilën e ka sulmuar dhe kritikuar. Por, jashtë këtij vlerësimi, i takon të informojë qytetarët dhe votuesit e tij të shumtë se cila është zgjidhja që i ofron Kosovës. Liderit i takon të marrë vendime dhe t’i bëjë publike. Të marrë edhe riskun e vendimeve të tij.

A shihni ndonjë rrezik që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje për shkak të pamundësisë për të konstituuar Kuvendin?

Isa Mustafa: Zgjedhjet i shoh si alternativë. Jo si rrezik. Rreziku iu takon partive, ato duhet të maten. Por ka hapësirë që subjektet politike të ulen bashkërisht dhe t’i ofrojnë zgjidhje vendit. Të heqin dorë nga deklaratat që pamundësojnë bashkëpunim.

Edhe në të kaluarën nuk jemi pajtuar ndërmjet veti, por kemi komunikuar, kemi krijuar hapësirë dhe kushte të bisedojmë, pa marrë parasysh epilogun.

Si e vlerësoni pozicionin që kanë marrë partitë opozitare dhe a po luajnë rol konstruktiv, apo po përfitojnë nga ”kaosi”?

Isa Mustafa: Në këtë situatë asnjë parti nuk është në pozitë dhe as në opozitë. Shanset për ta bërë qeverinë i kanë përafërsisht të njëjta, hezitimin e kanë, po ashtu, përafërsisht të njëjtë. Nuk shoh përfitime të askujt nga kjo situatë kaosi, siç po e definoni ju. S’mund të përfitojë asnjë parti nëse vendi dëmtohet.

Si e shihni rolin dhe qëndrimin që ka mbajtur Presidentja Vjosa Osmani gjatë kësaj situate politike dhe a ka përgjegjësi të veçantë për ta ndihmuar kapërcimin e bllokadës?

Isa Mustafa: Presidentja do duhej të punojë për të gjetur rrugëdalje. Situata, veçmas te zgjedhja e kryeparlamentarit, sa i përket zgjidhjes që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 mund të zvarritet në pafundësi. Nga kjo situatë dilet me zgjidhje politike e jo me norma juridike. S’mund të flas se cili është autoriteti i presidentes tek subjektet politike tani, duke e pasur parasysh se ajo ka qenë tepër e lidhur me VV-në deri në fund të vitit të kaluar. Por do duhej të heqë dorë nga shetitjet dhe të merret me punët e shtëpisë.

Etiketa: kosovekuirtiKuvendiMustafaosmani

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ Qeveria në detyrë miraton buxhetin për vitin 2026

10:26 : 31/10/2025
RAJONI

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
RAJONI

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
Para

Lubonja: Pakënaqësia është rritur shumë, por rotacioni duket i pamundur!

TË GJITHA

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025

Veliaj në Kushtetuese: Më donin me pranga në duar! Izolimi im ishte i imponuar nga shteti (LIVE)

11:44 : 31/10/2025

“Qeveria më shkeli të drejtat”, Veliaj në Kushtetuese: Goditja më erdhi nga të mitë (LIVE)

11:34 : 31/10/2025

Seanca në Kushtetuese/ Veliaj “prek në sedër” trupën gjykuese: Mbroni demokracinë (LIVE)

11:33 : 31/10/2025

Seanca në Kushtetuese, avokati i Erion Veliajt: Shkarkimi është politik, jo ligjor

11:25 : 31/10/2025

Bardhi shkresë Peleshit: Anuloni votimin për Komisionin Rregullator, keni shkelur Kushtetutën

11:19 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com