• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafik kokaine me SKY ECC, arrestohet në aeroportin e Fiumicinos shqiptari i shpallur në kërkim

21:34 : 28/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një 37-vjeçar shqiptar i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar në Itali.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 37-vjeçari, u arrestua në aeroportin e Fiumicinos në Romë teksa  ka zbritur nga Spanja.

Ndaj 37-vjeçarit shqiptar ka pasur urdhër-arresti ndërkombëtar, pasi ishte zbuluar si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar narkotrafiku nëpërmjet përgjimeve të platformës ‘SKY ECC’.

Nga hetimet rezultoi se shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, iu gjetën biseda të shumta, mbi të cilat është ngritur edhe akuza, pasi e ka përdorur atë për të menaxhuar importimin nga jashtë të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

Lexo edhe:

Vila të papërshkueshme nga plumbat, tunele me vaska të nxehta dhe o*gji, brenda perandorive të kumbarëve famëkeq

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

Operacioni u krye në muajin mars të këtij viti, kur u ekzekutuan 5 fletë-arresti, por 37-vjeçari nuk figuronte në vend, pasi ishte i arrestuar në Spanjë. Shpërndarja dhe trafikimi bëhej duke komunikuar pikërisht në këtë rrjet kriptofonik dhe të dyshuarit janë kryesisht shtetas shqiptarë.

Shqiptari jetonte prej vitesh në Bolonja dhe ishte zhvendosur në Spanjë në vitin 2022, ku ndodhej në paraburgim për trafik droge. Atij i ishin gjetur 2167 bimë kanabis, 52.90 gramë sytha marijuanë, 580 tableta të distiluara THC dhe 1,121 gram tableta të distiluara THC).

Shqiptari dyshohet se ka përdorur lidhjet e tij kriminale për të importuar kokainë me një lëndë të lartë aktive.

Sipas hetimeve, nga muaji mars deri në dhjetor 2020, ai ka mundur të sjellë në Itali gjithsej 50 kilogramë kokainë (me vlerë blerjeje tregtare 1.7 milionë euro ) dhe 80 kilogramë marijuanë (rreth 300 mijë euro).

Sapo ka zbritur në Itali, në Fiumicino, i është njoftuar masa e sigurimit në fjalë së bashku me dënimin përfundimtar me 2 vjet e 8 muaj burgim, përveç pagesës së gjobës prej 12 mijë eurosh.

Ai kishte qenë i arrestuar edhe më 30 prill 2019, kur ndodhej në Bolonjë. Në atë kohë ishte kapur në parkingun e nëndheshëm të qendrës tregtare ‘Centro Lame’ në Via Marco Polo, me 150 gramë kokainë të destinuar për shitje dhe ishte person me precedentë penalë në këtë fushë.

Etiketa: arrestohet shqiptaridroge“Sky ECC“

Lajme të lidhura

BOTA

Vila të papërshkueshme nga plumbat, tunele me vaska të nxehta dhe o*gji, brenda perandorive të kumbarëve famëkeq

19:47 : 31/05/2026
AKTUALITET

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

16:41 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, arrestohen 13 persona! Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë zjarri

10:02 : 28/05/2026
BOTA

Gjendet “thesari” i drogës së Messina Denaros, sekuestrohen 200 mln euro asete të ish bosit të Cosa Nostra-s

09:44 : 28/05/2026
AKTUALITET

Vrasje mafioze, drogë dhe pastrim parash/ Operacioni mes SPAK dhe Italisë, EUROJUST: U pastruan 1 mln euro në Tiranë

17:41 : 27/05/2026
AKTUALITET

Telegraph: Shqiptarët, 10 herë më shumë gjasa të dënohen për drogë/ Numri i deportimeve nga Britania në Shqipëri

22:38 : 26/05/2026
Para

Suksesi i 3-të në histori, Barcelona e të rinjve fiton Champions League

TË GJITHA

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom