• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontrata 6 milionëshe/ Sa afër Trump ka mbërritur PD-ja?

08:55 : 28/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Lobimi i shtrenjtë Partisë Demokratike me një kompani shumë pranë paradhomës së presidentit Trump ka shkaktuar një tërmet të vertetë në Tiranë, ku më shumë sesa për shumën e kontratës, janë shqetësuar për përmbysjen e raporteve me Uashingtonin. Në 4 prill një dokument është nënshkruar mes një fondacioni shqiptaro amerikanësh mbështetës së PD dhe një kompanie konsulence “Continental Strategy”. të drejtuar prej një njeriu të afërt të Donald Trump që ka shërbyer si ambasador i tij gjatë mandatit të parë dhe Flamur Nokës nga PD-ja.

Ajo parashikon një pagesë prej 250 mijë eurosh në muaj, me një kohëzgjatje të mundshme 2 vjeçare (nëse palët nuk bien dakord për ta ndërprerë paraprakisht).

Kundrejt një pagese që mund të arrijë deri në 6 milionë euro Partia Demokratike merr në këmbim aksesin në sferat më të larta të politikës amerikane. Ndonëse në kontratë nuk thuhet shprehimisht, mes rreshtave kuptohet se qëllimi i saj është heqja e shpejtë e Non Grata-s për Berishën dhe sensibilizimi i kongresit, senatit dhe pushtetit në Uashington për abuzimet me demokracinë në Shqipëri dhe prekjen e zgjedhjeve.

Pikërisht për këtë servisi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, Dan Holler.

Deri këtu nga përmbajtja e gjitha duket si një kontratë e zakonshme lobimi. Por e veçanta e saj qëndron në faktin se kompania “Continental Strategy” është e themeluar nga njerëz shumë pranë presidentit Trump. Madje, madje, ajo duket si një prodhim e krijuar nga rrethi i tij i ngushtë. Ai që ka firmosur kontratën që i dhuron shërbime PD-së është Carlos Trujillo (majtas ne foto), themeluesi i kësaj kompanie në vitin 2021, ish këshilltar dhe jurist pranë Trump. Por ka edhe më shumë se kaq. Aty bën pjesë edhe Katie Wiles (biondia ne mes), vajza e Susie Wiles, ish shefja e fushatës së Trump së bashku me La Civitën dhe që sot shërben se shefe kabineti e plotëfuqishme e presidentit amerikan. Po në të njëjtën kompani bën pjesë edhe Alberto Martinez, ish shef stafi i sekretarit aktual të Shtetit, Marco Rubio.

Lexo edhe:

Gjyqtarja Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga “Partizani”? GJKKO: Do t’iu njoftojmë për vendimin

Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen, GJKKO shtyn seancën për dosjen “Partizani”

Pra, nuk ka dyshim se me anë të kësaj kontrate PD ka mbërritur shumë pranë qëndrave të politikë bërjes në Uashington. Pikërisht ky fakt dhe jo thjeshtë shuma e parave, kanë shkaktuar një tërmet në Tiranë. Mediat e majta kanë vënë alarmin për paratë e zeza të Berishës dhe kanë mbushur faqet e tyre me thirrje për hetime. Natyrisht jo prej tyre, por me hije të mëdha dyshimi për një urdhër të marrë nga lart, menjherë është bërë i gjallë edhe SPAK. Pa pasur ende në dorë zyrtarisht kontratën që është botuar vetëm në media, Prokuroria e Posaçme ka prishur pushimin e së dielës, pa pritur dot fillimin e javës, për të njioftuar: “Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”.

Në fakt, formalisht kontrata me “Continental Strategy” është firmosur nga një i ashtuquajturi, Nuredin Seci, emigrant shqiptar në SHBA, i cili është përfaqëues i një shoqate të komunitetit të Nju Jorkut. Sipas PD-së burimi i saj financiar lidhet me donacionet e emigrantëve.

Në një njoftim të thatë dhe pa shumë detaje Partia Demokratike njoftoi mediat se: “Kontributi financiar per realizimin e ketij qellimi eshte marre persiper 100% nga patriote shqiptare qe jetojne dhe punojne prej dekadash ne SHBA”. Deklarata sqaronte: “Komuniteti shqiptaro amerikan permes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompanine “Continental” per te ndihmuar ne konsolidimin e mardhenieve miqesore te Partise Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverine e SHBA. Synimi i bashkeatdhetareve tane ne SHBA eshte bashkepunimi i PD me aleatin kryesor te Shqiperise per te rivendosur demokracine funksionale dhe shtetin e te drejtes ne Shqiperi”.

Natyrisht, çdokush edhe mediat, madje edhe prokurorët janë në të drejtën e tyre ta shohim me dyshim këtë version dhe pse jo ta investigojnë atë, aq më tepër që edhe Basha kishte përdorur alibinë e emigrantëve për të justifikuar lobimin e tij në SHBA.

Por, pavarësisht nga dyshimet për kontratën dhe shumën jo të vogël të parave, e vërteta e kësaj që ka ndodhur është disi më ndryshe. Për herë të parë që pasi është larguar nga pushteti në 2013, PD ka arritur të hapë një kanal komunikimi me majat e pushtetit në SHBA, gjë e cila deri më tani ka qenë vetëm eksluzivitet i Edi Ramës./ Lapsi.al

Etiketa: BerishaContinental StrategyDan HollerkontratëMarco RubioPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqtarja Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga “Partizani”? GJKKO: Do t’iu njoftojmë për vendimin

11:06 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen, GJKKO shtyn seancën për dosjen “Partizani”

10:48 : 30/06/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

08:42 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025
AKTUALITET

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025
Para

VIDEO/ Berisha denoncon Sakon: Po përdor fonde publike për të blerë vota

TË GJITHA

4 të mitur përleshen në Kosovë, njëri prej tyre është plagosur me thikë

11:58 : 30/06/2025

Disa të arrestuar pasi policia serbe heq bllokadat në Beograd

11:56 : 30/06/2025

Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri

11:45 : 30/06/2025

“Piramidë mashtrimi”/ Gjyqi për dosjen “Partizani”, Berisha: Drejtësia armë politike

11:42 : 30/06/2025

Rama shpall “investitor strategjik” edhe ILDKP, i jep 1.5 mln euro për kullë në qendër të Tiranës

11:29 : 30/06/2025

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

11:21 : 30/06/2025

I kërkuar nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale

11:21 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com