• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama po e ndjen fundin, prandaj s’del në debat

14:05 : 26/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama po ndjen fundin e tij politik dhe sipas tij, kjo është arsyeja që ai nuk takon asnjë gazetar dhe refuzon debatin.

Berisha prezantoi programin e PD-së, që synon zhdukjen e varfërisë së skajshme brenda 100 ditëve dhe rritjen e pagës minimale në 500 euro.

Ai denoncoi situatën katastrofale të shëndetësisë, duke akuzuar qeverinë për vjedhje të taksave dhe për lënien e qytetarëve në mëshirë të sektorit privat. Sipas tij, Rama përdor buxhetin publik për luks dhe udhëtime, duke lënë pensionistët në varfëri ekstreme.

“Edi Rama e ka ndjerë fundin.

Ka dy muaj që nuk guxon të takojë një gazetar, jo më qytetarë, sepse nuk përgjigjet për asnjë nga aferat e tij të mëdha. Ka dy muaj që ka ndaluar me urdhër kandidatët e tij të ballafaqohen me kandidatët tanë, sepse nuk do që ju të merrni vesh të vërtetat, sepse e di se ata nuk dalin dot, se kur të dalin nga studiot, do dalin me fytyrë të nxirë nga aferat e Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë.

Lexo edhe:

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

E kam ftuar, prapë këtu e ftoj, të vijmë ja në këtë skenë dhe të bëjmë debat para jush, t’i marrë të gjithë socialistët e lagjes t’i sjell këtu, unë i pranoj, i respektoj ata, por ai nuk ka besim as tek socialistët.

Nuk ka besim se kësaj here e kuptuan edhe ata se nuk ka program. Programi i tij është këneta, është tallavaja, është banaliteti, është mashtrimi.

Miqtë e mi, programi i PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore është programi i zhdukjes së varfërisë së skajme brenda 100 ditëve.

Çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo person në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, çdo fëmijë me një prind, do kenë minimumin jetik 200 euro.

Rroga minimale në Shqipëri rritet në 500 euro.

Qeveria do u japë qytetarëve rrogëulët dhe me pensione kartën e konsumatorit. Ata do i marrin ushqimet 20 përqind më lirë se të tjerët.

U garantoj se përgjigje emergjente do marrë situata katastrofale e shëndetësisë në këtë vend.

Qytetarë dhe qytetare, vetë INSTAT informoi se shqiptarët në një vit paguajnë nga xhepi për kujdes shëndetësor 820 milionë. Fatura e bukës në një vit në Shqipëri është 220 milionë euro. Fatura për kujdesin shëndetësor është 820 milionë euro. Katër herë më shumë.

Po pse kjo? Sepse mafia ka pushtuar thellë sistemin shëndetësor.

Sepse qeveritarët, drejtorët kryesorë të tyre, përvetësojnë, vjedhin taksat tuaja me të cilat duhet të blihen ilaçet, duhet të blihen aparaturat.

Dhe më keq, aparaturat lihen të prishura në mënyrë që ju të shkoni tek privati ose të mos i bëni dot.

Me partneritetet e tyre të korruptuara, analiza në publik qytetarët mund të bëjnë vetëm 20 ditët e para të muajit. 10 ditët e tjera asnjë analizë. Të gjitha në sektor privat.

Miq, nuk ekziston kund një sistem kaq i pamëshirë, kaq i papërgjegjshëm.

Ju e dëgjuat Edi Ramën tre muaj më parë, u detyrua të pranojë se në Spitalin Onkologjik ishin kryer krime kundër njerëzimit.

Po, sepse të sëmurëve nuk u janë dhënë ilaçet për të mjekuar sëmundjen. Ose u janë dhënë ilaçe që nuk kanë efekt.

Tani, ky njeri që deklaroi para tre muajsh se në Spitalin Onkologjik janë kryer krime, mori ndonjë masë? Nuk mori asnjë masë sepse nuk ka shpirt.

Për atë, njerëzit janë për t’u përçmuar.

Janë për t’u poshtëruar.

Po ka poshtërim më të madh… ke një buxhet përpara për ta ndarë 8 miliardë dhe kur vjen puna deklaron se për pensionistët ke lënë gjithsej 16 milionë euro.

Dhe kur ne i themi si opozitë se kjo është hata, thotë se po të bëjmë atë që thoni ju, biem në greminë.

Jo nuk biem në greminë. Por ai vjedh pensionet, se me ato pensione i kalon paratë tek rrugët, me të cilat i ndërton me një çmim të dhjetëfishtë krahasuar me çmimin evropian.

I përdor për luks, për udhëtime, ndaj dhe nuk rriten pensionet.”, tha kryedemokrati.

Etiketa: BerishadebatRamaZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD

20:04 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Deputetët e zgjedhur nga bandat me bekimin e qeverisë Rama

17:56 : 26/06/2025
Para

DW: A do të jetë Papa i ardhshëm nga Afrika?

TË GJITHA

U kapën gjatë natës në parcelat me drogë, dy të arrestuar në Fier/ EMRAT

12:16 : 27/06/2025

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025

Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës

12:01 : 27/06/2025

“Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes

11:47 : 27/06/2025

Shifra alarmante/ Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, Shqipëria po plaket

11:35 : 27/06/2025

Flamur Noka tregon arysen pse u thirr në SPAK

11:32 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com