• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dollari amerikan në pikiatë, shënon vlerën më të ulët në tre vitet e fundit

15:00 : 22/04/2025
në AKTUALITET, BOTA, EKONOMI

Vlera e dollarit amerikan ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar në më shumë se tre vjet, pas përplasjes së fundit të hapur të Trump me kreun e Bankës Federale në SHBA, Jerome Powell.

Indeksi i dollarit amerikan, që mat forcën e tij kundrejt një shporte monedhash kryesore botërore, u regjistrua në 98.4 në orët e vona të mëngjesit të së martës, duke shënuar rënien më të madhe që nga marsi i vitit 2022.

Në kushte normale, dollari amerikan shihet si një aset i sigurt gjatë trazirave ekonomike dhe politike. Por këtë herë, investitorët kanë treguar pasiguri për shkak të ndikimit të mundshëm që tarifat tregtare dhe rritja e borxhit publik mund të kenë mbi ekonominë amerikane.

Tensionet janë rritur ndjeshëm pasi presidenti Donald Trump sulmoi ashpër guvernatorin e Rezervës Federale, Jerome Powell, për refuzimin të këtij të fundit për të ulur normat e interesit. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Trump e cilësoi Powell si “një dështak” dhe e akuzoi për mungesë reagimi ndaj sfidave ekonomike të vendit.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

Trump kërkoi që Fed të ndërmarrë një ulje parandaluese të normave të interesit, duke paralajmëruar për një ngadalësim të mundshëm të ekonomisë nëse Powell nuk vepron menjëherë.

“Mund të ketë një ngadalësim të ekonomisë nëse ai nuk ul normat e interesit, tani,” – shkroi presidenti.

Këto deklarata kanë ndezur pasiguri në tregjet financiare, me një efekt të menjëhershëm në aksionet amerikane dhe vlerën e dollarit. Investitorët shqetësohen se përplasjet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Rezervës Federale mund të çojnë në vendime të pamatura ose në ndërhyrje politike të drejtpërdrejta në politikat monetare.

Konfliktet mes Trump dhe Powell nuk janë të paprecedentë. Që prej fillimit të mandatit të tij, presidenti ka shprehur pakënaqësi të herëpashershme me qëndrimet e Fed, dhe më herët është raportuar se ka shqyrtuar edhe largimin e Powell nga detyra, një hap kontrovers nga pikëpamja ligjore dhe politike.

Ndërkohë, Powell ka paralajmëruar vazhdimisht se tarifat tregtare të vendosura nga administrata Trump mund të sjellin rritje çmimesh dhe ngadalësim ekonomik, duke rritur më tej tensionet me Shtëpinë e Bardhë.

Etiketa: dollar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:09 : 26/05/2025
BOTA

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:09 : 24/02/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa ‘blihen-shiten’ dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:09 : 18/01/2025
AKTUALITET

Tronditet tregu valutor, ja çfarë po ndodh me Euron në mes të muajit shtator

08:04 : 13/09/2024
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen-shiten dollari dhe euro, çfarë po ndodh me monedhat e tjera

07:55 : 14/05/2024
Para

Bie importi i qeseve plastike në Kosovë, kursehen një milion euro në vit

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com