• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsioni te “Rrugorja”/ GJKKO lë në burg oficerin e OPGJ, iu gjetën rreth 50 mln lekë në banesë

12:10 : 21/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku, i arrestuar bashkë dy zyrtarë të tjerë nën dyshimet për korrupsion tek Policia Rrugore.

Tabaku doli këtë të hënë përpara togave të zeza për vlerësim të kushteve të masës së sigurisë, ku gjyqtarja e GJKKO-së Flojera Davidbhi pranoi kërkesën e prokurores Elida Kaçkini, duke e lënë në burg.

Ai nuk ka pranuar të flasë në seancë, teksa përmes avokatëve ka mohuar akuzat. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e tij, oficerët e BKH-së kanë sekuestruar rreth 50 milionë lekë (25 milionë lekë të vjetra  dhe 26 mijë euro). Shuma e parave të sekuestruara u konfirmua edhe nga SPAK, edhe pse nuk u tha se në cilën banesë ishin gjetur.

Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të dalin para GJKKO-së për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë edhe shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka dhe shefi i aksidenteve Sokol Novaku.

Të tre ata u arrestuan tre ditë më parë nën akuzën për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe:

Aksident në Maliq/ Makina përfundon poshtë urës, plagosen dy persona

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ “Audi” nxjerr jashtë rruge furgonin, një person i plagosur

Tabaku, Zeka dhe Novaku dyshohet se kanë marrë ryshfet në lidhje me një aksident të regjistruar më 16 Prill në Tiranë, ku automjeti që drejtohej nga shtetasja Anisa Vrioni është përplasur me një automjet tjetër ku udhëtonin 5 persona, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital.

Rasti u zbulua pasi bashkëshorti i Anisës, Ergest Vrioni është nën hetim dhe përgjim nga SPAK për korrupsion. Nga përgjimet ka rezultuar se punonjës të Policisë Rrugore i kanë kërkuar familjarëve të shoferes Anisa Vrioni, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.

SPAK raportoi se shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga biznemsni Ergest Vrioni, me ndihmën e personave të tjerë dhe i është dorëzuar njërit prej efektivëve të Rrugores.

“Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)

Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj. Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë.  Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.” – njoftoi Prokurorisë së Posaçme.

Etiketa: AksidentAnisa vrioniEdison TabakuErgest VrionikorrupsionRoven Zekaryshfet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Maliq/ Makina përfundon poshtë urës, plagosen dy persona

18:10 : 14/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ “Audi” nxjerr jashtë rruge furgonin, një person i plagosur

16:36 : 14/08/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT

11:41 : 13/08/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën shqiptari, makina i mori flakë pas përplasjes/ EMRI

10:57 : 13/08/2025
AKTUALITET

Aksident në Levan–Tepelenë, mikrobusi përplas “Benzin” me turistë të huaj

16:55 : 12/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti i trefishtë te Rruga e Arbrit, 3 të plagosur

20:37 : 11/08/2025
Para

Francë - Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari shqiptar

TË GJITHA

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025

“A do të ndaloni vrasjet e civilëve?”/ Putin injoron pyetjet e gazetarëve

21:52 : 15/08/2025

Dinamika e plagosjes në Korçë/ Aleks Qiqi qëlloi me thikë 27-vjeçarin pas debatit në kafe

21:24 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com