• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati/ Festa për pak u kthye në tragjedi, 4 të rinjtë po festonin ditëlindjen e 11-vjeçarit

08:57 : 18/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku dy kushërinj djali dhe nipi i pronarit të kompanisë “Pelikani Security”, shoku i tyre dhe shoferi i kompanisë, mbetën të plagosur pas një atentati me armë zjarri në afërsi të “Agro Park”.

U mësua se pasditen e djeshme katër të rinjtë ka shkuar në Pjezë të Shijakut për të festuar te pista ku bëhen gara argëtuese te “Arena Karting Albania” sepse 11-vjeçari D. Demiraj kishte ditëlindjen.

Në Pjezë kanë shkuar djali dhe nipi i pronarit të kompanisë private “Pelikani Security” pra D. Demiraj 11 vjeç (që kishte ditëlindjen) dhe M.Demiraj 17 vjeç dhe bashkë me ta edhe shoku i tyre Kian Mullahi, i cili studion në Londër dhe sapo ishte kthyer në vendin tonë një ditë para ngjarjes për Pashkët, pasi prej vitesh studion jashtë.

Tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin pasi janë edhe komshinj prej kohësh dhe i kanë banesat në Lundër ngjitur me njëri-tjetrin te Rolling Hills.

Tre të rinjtë i ka çuar në Pjezë shoferi i familjes dhe pronarit të “Pelikani Security” me makinën e familjes Demiraj në pronësi të Vesel Demiraj një G-Class. Shoferi Arens Stafa 34-vjeç me këtë makinë i ka dërguar te pista e garave në Pjezë, ku të rinjtë do festonin dhe pasi kanë përfunduar atje janë nisur për t’u kthyer për në Tiranë në Lundër te banesat e tre të rinjve në Lundër, ku do festonin edhe ditëlindjen e 11-vjeçarit me familjarët.

Lexo edhe:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin/ VIDEO virale

Sherr i dhunshëm mes kunatave në Tiranë

Gjatë kthimit janë futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës rreth orës 21 e 30 për vijuar ecjen në autostradë, në këto momente një automjet tjetër tip fuoristradë i ka zënë në pritë dhe i është afruar në ecje dhe ka nisur të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të tyre deri te Agropark (Tregu Agro Ushqimor) ku ka qenë pika kulminante e të shtënave me armë.

Shoferi i G-Class është munduar t’i shmanget të shtënave aq sa ka mundur dhe ka arritur të çojë makinën deri në Lundër për të shkuar te banesat e tre të rinjve. Gjatë largimit automjeti si pasojë e të shtënave të shumta më armë nuk i mbanin frenat dhe janë përplasur në vendin ku u gjet makinë mbrëmë.

Aty më pas njerëz të rastësishëm që kanë kaluar në atë rrugë kanë ndaluar dhe i janë dhënë ndihmën e parë dhe makinat private me shpejtësi i kanë dërguar të katër në spitalin e Traumës pasi të katër kishin mbetur të plagosur.

Familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes. 34-vjeçari shoferi dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut, ndërsa 17-vjeçari në gjendje stabël, kurse 11-vjeçari në gjendje më të rënduar. 17-vjeçari dhe 19-vjeçari pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës janë dërguar në spital privat.

Sa i përket autorëve dyshohet se kanë qenë tre veta brenda në automjetin tip fuoristradë, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga policia dhe janë larguar në drejtim të paditur. Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin G-Class që e kishin nën shënjestrën e tyre.

Hetuesit kanë marrë deklarimet e para të të rinjve të plagosur pas ngjarjes të cilët te tronditur kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt.

Etiketa: Arens StafademirajKian MullahiM.DemirajplagosjaTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin/ VIDEO virale

14:12 : 23/06/2025
AKTUALITET

Sherr i dhunshëm mes kunatave në Tiranë

10:22 : 23/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ E bleu pak kohë më parë, përfshihet nga zjarri apartamenti luksoz i Françeska Muratit

22:19 : 22/06/2025
AKTUALITET

“Blloku 33”/ Kapet një tjetër i kërkuar për droge, shkon në 25 numri i të arrestuarve

12:45 : 22/06/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Italia për grabitje dhe tentativë vrasjeje, kapet i riu në Tiranë/ EMRI

11:45 : 22/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Kanosën me armë zjarri një 30-vjeçar, vihen në pranga dy vëllezër. Sekuestrohen 3 pistoleta

13:09 : 21/06/2025
Para

SHBA kryen sulme në Jemen, rebelët Huthi raportojnë për të paktën 20 viktima

TË GJITHA

Irani e vuri në shënjestër, ja çfarë përmbante baza ushtarake amerikane në Katar

19:31 : 23/06/2025

Raporti i KE për zgjedhjet e 11 Majit, Eurodeputeti: Kandidatët nuk patën kushte të barabarta

19:21 : 23/06/2025

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Nuk ka viktima

19:20 : 23/06/2025

Irani konfirmon sulmin mbi bazat amerikane në Katar e Irak, Shtëpia e Bardhë: Po monitorojmë situatën

19:15 : 23/06/2025

Përshkallëzohet konflikti, Irani sulmon bazën ushtarake amerikane në Katar (Video)

18:57 : 23/06/2025

“Pushteti manipuloi zgjedhjet në Shqipëri”/ Burimi: Në Beograd serbët u ngritën në protesta

18:55 : 23/06/2025

Reuters: Sulmi i Iranit ndaj bazave amerikane, çështje orësh

18:50 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com