• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kallëzim në SPAK për Belinda Ballukun, Bardhi zbulon skandalin me punësime për vota në Fier

17:35 : 17/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Fier, Gazment Bardhi, në vazhdën e denoncimeve ndaj krimeve zgjedhore të zv.kryeministres Belinda Balluku, ka denoncuar këtë të fundit në SPAK se po blen votat e qytetarëve.

Bardhi bën me dije se ka zbuluar skandalin nëpërmjet qytetarëve që kanë denoncuar dhe se “banda elektorale e Ballukut në Fier ka një listë e plotë me qindra emra, e gjeneruar nga shtabet elektorale të Partisë Socialiste”.

Sipas tij, në listë, krahas emrit, atësisë, mbiemrit, shënohet qendra e votimit, arsimi, punësimi i mëparshëm, pozicioni në strukturat e PS-së apo angazhimi në fushatë, si dhe premtimi për t’u punësuar në një pozicion në administratën shtetërore apo vendi i punës ku është emëruar personi në këtë periudhë zgjedhore.

Pa dëmtuar sekretin hetimor, Bardhi tregon se “shtetasi S.Ll., me arsim pedagogji, i punësuar më parë në Albpetrol, kryetar i Organizatës Socialiste në Qendrën e Votimit 2983/1, kërkon të punësohet te DPSHTRR ose drejtor në Bashki.. Në databaze shënohet edhe porosia e lënë për punësim apo fakti nëse personi i ka sjell apo jo dokumentet e punësimit elektoral.

Lexo edhe:

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

Në rastin konkret jemi përpara konsumimit të veprës penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, në formën e premtimit për vende pune apo punësimit për të mbështetur Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj, për të cilën Kodi Penal parashikon ndëshkimin me burg deri në 5 (pesë) vjet.”

Bardhi thekson se Edi Rama, Belinda Balluku, Drejtori i ALPETROL, Drejtori i Tatimeve dhe çdo shërbëtor i tyre në korrupsion dhe paligjshmëri do të ndëshkohet spër të gjitha aktet e tyre.

Njoftimi i plotë i Bardhit:

Ditën e sotme kam dorëzuar në SPAK provat e pakundërshtueshme të korrupsionit zgjedhor të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale në qarkun e Fierit. Dua të falenderoj me mirënjohje socialistët e ndershëm të Shtabeve të PS që raportojnë shkeljet sepse nuk pranojnë dot krimet zgjedhore si formë për të mbajtur në këmbë një pushtet të degraduar.

Një listë e plotë me qindra emra, e gjeneruar nga shtabet elektorale të Partisë Socialiste, në të cilin krahas emrit, atësisë, mbiemrit, shënohet qendra e votimit, arsimi, punësimi i mëparshëm, pozicioni në strukturat e PS-së apo angazhimi në fushatë, si dhe premtimi për t’u punësuar në një pozicion në administratën shtetërore apo vendi i punës ku është emëruar personi në këtë periudhë zgjedhore.

Për ta ilustruar me një shëmbull nga kjo listë, pa dëmtuar sekretin hetimor: “Shtetasi S.Ll., me arsim pedagogji, i punësuar më parë në Albpetrol, kryetar i Organizatës Socialiste në Qendrën e Votimit 2983/1, kërkon të punësohet te DPSHTRR ose drejtor në Bashki.”. Në databaze shënohet edhe porosia e lënë për punësim apo fakti nëse personi i ka sjell apo jo dokumentet e punësimit elektoral.

Në rastin konkret jemi përpara konsumimit të veprës penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, në formën e premtimit për vende pune apo punësimit për të mbështetur Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj, për të cilën Kodi Penal parashikon ndëshkimin me burg deri në 5 (pesë) vjet.

SPAK ka mundësinë e artë të dëshmojë sa serioze është strategjia dhe Task Forca që ka ngritur për të luftuar krimet zgjedhore, duke kryer që sot identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës të kësaj skeme kriminale, duke filluar nga drejtuesja politike e PS-së për qarkun Fier dhe secili vartës i saj, pjesë e bandës elektorale, që e ka kthyer Fierin në shesh të korrupsionit madhor dhe paligjshmërisë flagrante prej disa muajsh tashmë. Deri më tani për fat të keq nga SPAK përveç njoftimeve për hapjen e një zyre apo dhurimit të disa kompjuterave nga OSBE, nuk është vërejtur asnjë angazhim real për të goditur krimet zgjedhore që konsumohen para syve të të gjithëve çdo sekond në qarkun e Fierit.

Ky rast provon se Edi Rama, Belinda Balluku dhe Partia Socialiste jo vetëm nuk kanë hequr dorë nga krimi dhe korrupsioni zgjedhor, por tashmë e kanë ngritur në një nivel tjetër, duke blerë drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Disa me para në dorë, disa të tjerë me leje dhe licenca, të tjerë me legalizime a certifikata pronësie, të tjerë me vende pune, diku me presion kriminal ndaj bizneseve, e dikë tjetër me presion nga grupet kriminale. Gjithçka dhe çdo gjë për të mbajtur pushtetin e krimbur nga korrupsioni dhe për të pamundësuar rotacionin.

Por, Edi Rama, Belinda Balluku, Drejtori i ALPETROL, Drejtori i Tatimeve dhe çdo shërbëtor i tyre në korrupsion dhe paligjshmëri duhet ta dinë sot që do të marrin ndëshkim shembullor për të gjitha aktet e tyre, ndërkohë që asnjë manovër nuk e ndal dot ndryshimin e madh që ka filluar anëmbanë vendit për një Shqipëri Madhështore.

Etiketa: belinda ballukugazment bardhispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026
Para

Konfiskohen pasuritë e një personi në Elbasan, vijnë nga veprimtaria kriminale në Angli

TË GJITHA

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

16:51 : 05/06/2026

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Giriş