• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Diskutimet për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve në Kosovë, Limaj: S’kemi marrëveshje

16:08 : 14/04/2025
në RAJONI

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha partia e tij është e gatshme të punojë për krijimin e institucioneve, megjithëse theksoi se ende nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike.

“Ne do të japim kontributin tonë. Ne presim që qeveria të krijohet sipas afateve kushtetuese. Ne do ta luajmë rolin tonë në krijimin e këtyre institucioneve, për aq sa neve na takon — dhe këtu përfundon detyra jonë kushtetuese”, tha Limaj.

Votat e tre përfaqësuesve të Nismës Socialdemokrate mund të jenë kyçe për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, votim në të cilin PDK-ja ka thënë se s’do të marrë pjesë.

LVV-ja, që ka fituar 48 ulëse në Kuvend, e ka të drejtën që të propozojë kryeparlamentarin. Seanca konstituive, e caktuar për të martën, konsiderohet e përmbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët, e deputetët e rinj të kenë bërë betimin.

Për votimin e kryetarit kërkohen 61 vota. Vetëm pas kësaj, LVV-ja do të mund të vazhdojë me përpjekjet për të formuar Qeverinë e re, për të cilën po ashtu kërkohen 61 vota.

Lexo edhe:

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Zbulohen 500 bimë kanabisi në Gjilan, policia gjen armë e municione

Limaj tha se është i gatshëm të takohet dhe bisedojë me këdo nga partitë e tjera politike, përfshirë partitë opozitare.

“NISMA është e gatshme dhe do të punojë fort që Kosova t’i fitojë institucionet.
Çka do të ndodhë, do ta shohim nesër”, shtoi Limaj.

Ai tha se Kosovën tani e presin shumë sfida dhe është e rëndësishme që institucionet të krijohen për t’i ofruar vendit “një mundësi më të madhe Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe politik”.

Më herët, Kurti kishte thënë se mëton që brenda një dite të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria. Megjithatë, më herët gjatë së hënës, ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi për gazetarët se nuk është optimist që të martën do të votohet për Qeverinë e re të Kosovës.

LVV-ja ka thënë më herët se preferon një ekzekutiv me partitë nga komunitetet joserbe, por së fundi ka pranuar se i duhet bashkëpunimi edhe me një parti shqiptare.

AAK-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në për Qeverinë. Por, Nisma nuk i ka vendosur vija të kuqe, ndërkaq nga PDK-ja kanë thënë se ndonëse nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, preferon një ekzekutiv pa LVV-në.

Megjithatë, Kurti nuk e ka mbështetjen e plotë edhe të partive joserbe – që tradicionalisht kanë mbështetur Qeverinë. Disa nga partitë joserbe, që kanë dhjetë ulëse në Kuvend, kanë paraqitur kërkesa në këmbim të votës së tyre për qeverinë.

Nëse LVV-ja dështon të formojë Qeverinë, atëherë është në dorën e presidentes, Vjosa Osmani, që të mandatojë një subjekt politik që dëshmon se i ka numrat.

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dytë në zgjedhje me 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 20 ulëse dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë tetë deputetë.

PDK-ja ka thënë se është e gatshme ta marrë këtë përgjegjësi. LDK-ja, me 20 ulëse, ka vendosur kusht për bashkëpunimin me partitë opozitare. Kushti është marrja e postit të kryeministrit, por PDK-ja ka thënë se ky post i takon asaj. AAK-ja, ndërkaq, nuk ka vendosur asnjë kusht për një koalicion të mundshëm të partive opozitare./REL

Etiketa: koalicionkosoveKurti

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

12:00 : 24/08/2025
RAJONI

Zbulohen 500 bimë kanabisi në Gjilan, policia gjen armë e municione

20:30 : 23/08/2025
RAJONI

LVV propozon Hekuran Muratin për kryetar të Parlamentit të Kosovës, por sërish nuk merr votat e nevojshme

11:59 : 22/08/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Politika ngec, mundësitë ikin

10:02 : 22/08/2025
AKTUALITET

“Serbia në prag të luftës civile”, Enver Bytyçi: Destabilizimi do ndikojë në Shqipëri dhe Kosovë

21:11 : 21/08/2025
RAJONI

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

20:58 : 21/08/2025
Para

“Tirana nuk ka aleatë”, Dabulla: Të tjerët shkelin syrin dhe bëjnë marrëveshje pikësh

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/08/2025

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

22:56 : 24/08/2025

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Pamje nga aksidenti tragjik

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

21:50 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com