• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE në kërkesat për azil

Numri i kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani shënon rënie të ndjeshme këtë vit Për herë të parë ndër vite Gjermania nuk pranoi më shumë aplikime se vendet e tjera.

09:05 : 07/04/2025
në BOTA

Sipas raportit të fundit të Komisionit të BE-së, Gjermania nuk është më kryesuesja e BE-së në aplikimet për azil për herë të parë në vite. “Welt am Sonntag” citoi raportin e 2 prillit 2025, të konsideruar si konfidencial, mbi situatën e migrimit në BE dhe vendet e treta.

Vendin e parë në aplikimet për azil aktualisht e mban Franca me 40.871 kërkesa të regjistruara për azil nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti. Pastaj renditet Spanja (39.318 kërkesa për azil) dhe e treta Gjermania.

Rënie prej 41 për qind

Në Gjermani, numri i kërkesave për azil ka rënë me 41 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku kishte 37.387 aplikime. Në fund të renditjee së BE gjenden Hungaria me 22 kërkesa për azil dhe Sllovakia me 37 kërkesa. Sipas raportit të Welt am Sonntag, një e katërta e të gjitha aplikimeve për mbrojtje në Gjermani bëhen nga sirianë (24 përqind), të ndjekur nga afganët (16 përqind) dhe turqit (11 përqind). Franca është bërë vendi numër një i destinacionit për ukrainasit.

Rritje e ndjeshme e kërkesave për azil nga Venezuela

Sipas raportit, shumica e atyre që kërkojnë mbrojtje në BE, si dhe Zvicër dhe Norvegji erdhën nga Venezuela, të ndjekur nga azilkërkuesit nga Afganistani dhe Siria. Në përgjithësi, numri i kërkesave për azil nga venezuelasit u rrit me 44 për qind në tremujorin e parë të këtij viti. Kërkesat për azil nga ukrainasit, kinezët dhe indianët gjithashtu u rritën ndjeshëm. Në të kundërt, dukshëm më pak njerëz nga Siria, Kolumbia dhe Turqia kanë aplikuar për azil gjatë kësaj periudhe./DW

Lexo edhe:

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

Mbyllja e News24/ Delagacioni i BE: Të mos cënohet liria e gazetarëve

Etiketa: AzilBEGjermani

Lajme të lidhura

BOTA

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

09:42 : 15/08/2025
AKTUALITET

Mbyllja e News24/ Delagacioni i BE: Të mos cënohet liria e gazetarëve

12:29 : 13/08/2025
BOTA

REL: BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

10:59 : 13/08/2025
AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

09:25 : 12/08/2025
BOTA

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

08:32 : 12/08/2025
Para

Thirret në SPAK kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com