• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK i qëndron kërkimit për shkarkimin e prokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj

Dumani kërkoi shkarkimin e Shehaj për mungesë profesionalizmin, ndërsa subjekti pretendoi se vlerësimi tërësor në drejtim të cënimit të besimit nuk mund të kryhet vetëm në një kriter

19:11 : 04/04/2025
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të premten më 4 mars me konkluzionet përfundimtare në çështjen e drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, konfirmimi të cilit u ankimua prej ish-institucionit të Komisionerëve Publikë për probleme në kriterin profesional. Në fillim të seancës, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili ka marrë kompetencat e ish-komisionerëve, paraqiti qëndrimin e tij lidhur me një denoncim të ri, duke u shprehur se nuk gjendeshin shkaqe për të zhvilluar hetime të mëtejshme. Në vijim ai paraqiti konkluzionet përfundimtare, duke theksuar se u qëndronte të gjithë shkaqeve të ankimit dhe parashtrimeve.

Dumani renditi gjetjet, qëndrimet dhe kërkimet për gjithë çështjet e trajtuara në ankim duke vlerësuar se subjekti nuk ka qenë bindës në shpjegimet e tij, e për rrjedhojë nuk ka arritur të kundërshtojë barrat e provës. Ai kërkoi që të gjitha gjetjet për çështjet e shqyrtuara të konsiderohen në vlerësimin tërësor, në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Për një procedim të vitit 2018 të regjistruar nga subjekti për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”, ka rezultuar se i hetuari është kapur me rreth 3 kg hashash dhe lëndë plasëse e modifikuar me qëllim mundësimin e shpërthimit në distancë nëpërmjet telefonave të lëvizshëm. Në ankim konstatohet se prokurori Shehaj e ka dërguar çështjen për gjykim duke kërkuar nga 5 vjet burg për secilën vepër penale dhe në bashkim të dënimeve, përfundimisht 5 vjet heqje lirie që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohej në 3 vjet e 4 muaj për arsye të uljes së 1/3-ës së dënimit. Po ashtu, subjekti ka kërkuar edhe pezullimin e dënimit dhe vendosjen në shërbim prove.

Sipas Dumanit, rrezikshmëria e personit të ndaluar ka qenë shumë e lartë, pasi lënda plasëse ka qenë e gatshme për t’u aktivizuar në distancë. Sipas tij, nuk është hetuar se ku e ka marrë i pandehuri lëndën plasëse dhe drogën, si dhe se ku do t’i dorëzonte. Ai vlerësoi se, nisur nga rrezikshmëria shoqërore, nuk mund të aplikohej bashkimi dënimeve apo pezullimi.

Lexo edhe:

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Avokati Julian Mërtiri theksoi se parashtrimet dhe konkluzionet e drejtuesit të SPAK kanë dalë jashtë shkaqeve të ankimit. Ai konstatoi se për këtë çështje komisionerët kanë evidentuar të njëjtat gjetje si Komisioni dhe nuk ka një kërkim konkret në ankim dhe për rrjedhojë nuk mund të shqyrtohet në Kolegj. Megjithatë, Mërtiri parashtroi se subjekti ka vepruar dhe e ka përfaqësuar akuzën në përputhje të plotë me ligjin.

Sipas Mërtirit, i ndaluari ka rezultuar i padënuar dhe plotësoheshin kushtet për pezullim. Në vijim u argumentua se pezullimi me kusht caktohet me qëllim parandalimin e veprave të tjera penale. Avokati shtoi se i dënuari kishte qëndruar për një vit në paraburgim, ku kishte shfaqur sjellje të mirë. Tjetër argument i parashtruar prej subjektit ishte dhe mungesa e argumentimit se sim und të ndikojnë gjetjet në cënimin e besimit të publikut tek drejtësia.

Prokurori Shehaj ka pushuar hetimet për një procedim të vitit 2014, të referuar nga policia për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”. Procedimi penal për këtë çështje është regjistruar vetëm për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Sipas Dumanit, ripyetja e të dëmtuarit ka qenë e panevojshme pasi ai kishte dhënë deklarime të detajuara. Ndërsa në deklarimin e dytë punonjësi i policisë ka dhënë panoramë tjetër të ngjarjes, në favor të autorit.

Avokati Mërtiri parashtroi se në atë periudhë institucioni i prokurorisë ishte i centralizuar. Sipas tij, subjekti ishte caktuar nga drejtuesi për hetimin e kësaj çështje. Po ashtu Mërtiri vërejti se dhe vepra penale për të cilën do të regjistrohej procedimi penal ishte shënuar nga drejtuesi. Tjetër argument I subjektit për këtë çështje ishte dhe fakti se nuk ishte ushtruar ankim.

Shehaj ka konkluduar me vendim pushimi dhe për një tjetër procedim të vitit 2014 të regjistruar prej tij për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, duke argumentuar se çështja mund të ndiqej me ankim në gjykatë. Sipas Dumanit, mungon arsyetimi lidhur me ndryshimin e kualifikimit të veprës penale, nga “Plagosje e lehtë me dashje” në “Dëmtime të tjera me dashje”.

Avokati Mërtiri e cilësoi të pabazuar pretendimin për mungesën e arsyetimit lidhur me ndryshimin e cilësimit të veprës penale. Ai evidentoi se dëmtimet të personit të sulmuar janë konkluduar me akt-ekspertimi. Sipas tij, rezulton se zgjidhja ligjore e çështjes nga ana e prokurorit Shehaj ka qenë në përputhje me provat dhe njoftimet mbi veprën penale të regjistruar. Ai shtoi se vendimmarrja e pushimit nuk ka pasur pasoja për asnjë nga palët dhe se nuk ishte ushtruar ankim.

Për përfshirjen në dosje të një akti ekspertimit teknik për shkopin me të cilin dyshohej se ishte kryer akti i goditjes, Mërtiri shpjegoi se ndaj të hetuarit ka rezultuar se ishte referuar një tjetër material për për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Në kuadër të atij hetimi është sekuestruar në makinë shkopi, që referohej nga dëshmitarët se ishte përdorur edhe për goditjen e të dëmtuarit. Nisur nga fakti se plagosja e të dëmtuarit është deklaruar dhe provuar se ka ndodhur me një shkop, është marrë ekspertimi për këtë send i kryer në funksion të procedimit tjetër.

Në vijim, Dumani paraqiti konkluziomnet për një procedim penal të hetuar nga subjekti në vitin 2020. Policia vendore ka referuar materiale ndaj një personi për veprat penale “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, në gjendje të dehur dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi i ndaluari nuk i’u është bindur urdhërave të punonjësve të policisë për të ndaluar. Shehaj e ka regjistruar procedimin penal vetëm për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Drejtuesi i SPAK tha se subjekti nuk ka hetuar për mosbindjen dhe nuk ka arsyetuar lidhur me cilësimin e veprës penale, prej nga duket se ka favorizuar të hetuarin. Sipas Dumanit, ka dy fakte penale, ku përfshihet dhe mosbindja. Ai solli në vëmendje të Kolegjit se autori i veprës penale, jo vetëm që nuk ka ndaluar, por rezulton të jetë ndjekur nga patrulla e policisë dhe është gjetur kur ka qenë duke u fshehur.

Avokati Mërtiri dha se refuzimi nuk mund të cilësohet mosbindje. Sipas tij, ka mjaft raste kur drejtues të ndryshëm nuk besojnë në kryerjen e testit përmes një pajisjeje që disponon policia rrugore, si dhe druhen mos u sjell probleme shëndetësore. Ai vërejti se subjekti e ka mundësuar kryerjen e testit të alkoolit nëpërmjet procedurave spitalore. Mërtiri theksoi se veprimet e subjektit kanë qenë të ligjshme dhe akuza e ngritur prej tij, e bazuar.

Në ankim janë ngritur pretendime edhe lidhur me hetimin e një çështje nga subjekti në kushtet e konfliktit të interesit. Bazuar në një denoncim, është verifikuar një çështje penale e vitit 2015, e regjistruar nga subjekti për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”. Në mars të vitit 2015, në Prokurorinë Lezhë është administruar një zarf brenda të vilit kanë qenë dy letra me përmbajtje kërcënuese, drejtuar ish-drejtuesit dhe prokurorit Shehaj.

Për hetimin e kësaj çështje është caktuar subjekti. Pasi është caktuar dhe masa e sigurimit personal detyrim paraqitje ndaj personit të dyshuar, Shehaj ka konstatuar moskompetencën dhe ka kaluar aktet në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas ankimit, shkelja ka shkaktuar pavlefshmëri të akteve të hetimit të kryera deri në momentin e kalimit të çështjes në një prokurori tjetër për moskompetencë. Dumani tha se kjo çështje nuk duhej të ishte transferuar në ILD prej KPK, pasi kishte tejkaluar afatet ligjore.

Mërtiri solli në vëmendje të Kolegjit se prokuroria ka qenë organ i centralizuar në atë kohë dhe se urdhrat e eprorit ishte të detyrueshëm për prokurorin më të ulët. Po ashtu, u vërejt se për këtë rrethanë është penalizuar atëherë ish-drejtuesi i prokurorisë dhe jo subjekti. Sipas avokatit, Shehaj në atë kohë kishte vetëm dy vjet e gjysmë që ushtronte funksionin e prokurorit dhe nuk mund të ishte në konflikt interesi me asnjë person, pasi nuk i njihte. Po ashtu, u tha se subjekti e kishte shpallur moskompetencën menjëherë.

Lidhur me një shkak të ankimit nëpërmjet të cilit kërkohet të konsiderohen në vlerësimin tërësor edhe gjetjet për një rast kur dy shtetas janë hetuar edhe pse ishin gjykuar më parë për të njëjtin fakt penal, avokati Mërtiri theksoi se personat në fjalë ishin hetuar rishtazi për fakte të reja, pasi kishin mashtruar kallëzuesin për te tjera rrethana.

Avokati Mërtiri nënvizoi se paraqitën shpjegime dhe kundërshti lidhur me shkaqet e ngritura në ankim, pasi sipas tij drejtuesi i SPAK paraqiti konkluzione jashtë shkaqeve të ankimit. Po ashtu, solli në vëmendje praktikën e Kolegjit përsa i përket vlerësimit tërësor dhe cënimit të besimit të publikut, duke argumentuar se vlerësimi tërësor kryhet në tre kriteret dhe jo vetën në një prej tyre, ose në rastin kur sjellja e subjekteve të rivlerësimit gjatë procesit të vetingut nuk është e duhura.

Mërtiri pohoi ndër të tjera se gjetjet e konstatuara nuk mund të cënojnë indikatorët e aspektit profesional dhe aq më pak të vlerësohet për cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Në përfundim, avokati Julian Mërtiri dhe prokurori Erjon Shehaj kërkuan lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë.

Kolegji njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 9 prill, në orën 15:00./BIRN

Etiketa: ALTIN DUMANIErjon Shehajkpaprokurorspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
Para

Vrau me thikë Ilaria Sulën, dëshmia e autorit në Gjykatë: I bëra të gjitha vetëm

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom