Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht një 66-vjeçar, pasi dyshohet se ka kërcënuar më thikë një grua 53-vjeçare.
Policia bën me dije 66-vjeçari nga fshati Guri i Zi vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndaj edhe u dërgua në spitalin Psikatrik të këtij qyteti.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 66 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 53-vjeçare. Shtetasi V. D. u dërgua në Spitalin Psikiatrik Shkodër, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.














