• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jam në gjendje të rëndë”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli jep vendimin për ish miss-in Eria Ago

11:09 : 02/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish miss-in Eria Ago, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras në Shkodër.

Ajo akuzohet për veprën penale të krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorit të krimit, teksa në atë kohë dyshohet se ka qenë e dashura e Safet (Rustem) Bajrit, një prej të arrestuarve si autor të kësaj ngjarje.

Përmes avokatit të saj, Eria Ago pretendonte se provat e paraqitura nga SPAK nuk qëndrojnë dhe se ndodhej e shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, por argumentet e saj nuk janë marrë për bazë nga Apeli, duke e lënë në qeli.

Sipas dosjes hetimore, ajo dyshohet se ka patur rolin e drejtueses së automjetit me të cilin ndodheshin Astmer Bilali dhe Safet Bajri, duke çuar dy ekzekutorët e Licit drejt Shkodrës ditën e vrasjes. Eria Ago është arrestuar që më 26 Shkurt, teksa ka dëshmuar edhe në SPAK, teksa aktualisht ndodhet në burgun e Pojskën në Pogradec.

Gjatë seancës për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë, Eria Ago ka mbajtur qëndrim mohues lidhur me pretendimet e prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici, ajo ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër.

Lexo edhe:

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Eria Ago prej vitesh ishte kthyer në një “biznesmene”, pasi ishte pronare e një butiku rrobash, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën “Myslim Shyri”. Emri i saj doli në dritë edhe kur Policia goditi një rrjet prostitucion në vitin 2020, ku nga aksioni i së cilës përfundoi në burg Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”.

Vrasja e Fatbardh Licit është zbardhur pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky Ecc” dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në zonë.

Për ngjarjen në fjalë, u arrestua më 21 Shkurt nga forcat RENEA edhe Safet (Rustem) Bajri, teksa veç tij, akuzohen edhe Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët ndodheshin në qeli të dyshuar për kryerjen e veprave të tjera penale.

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Fatbardh Lici ka qenë pjesëtar i familjes Lici, vëllai i Sokol Licit dhe Mustafa Lici. Po ashtu ai ka qenë xhaxhai i Ibrahim Licit dhe kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i ”forti i Shkodrës, i cili po ashtu është vrarë.

53-vjeçari u ekzekutua më 10 gusht të vitit 2018, teksa po pinte një kafe në një lokal në lagjen Kiras Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri, pas vrasjes së ish-policit Bërcana.

Ish-polici Boran Bërçana u ekzekutua bashkë me bashkëshorten e tij, Silvi Ndoci, më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin marrë me qira. Ata ndodheshin në makinë, teksa bashkë me ta ndodhej dhe fëmija i tyre 3 vjeç, i cili u shpëtoi plumbave.

Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe po ashtu ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje në atentatin ndaj Lulzim Kullës në 2018-ën dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër, që kanë lidhje me Lulzim Kullën, duke qenë se ishte dhëndri i tyre.

Gjatë vitit 2018, në Shkodër kanë ndodhur edhe vrasjet e Lulzim Kullës, Arjan Ferracakut dhe Kujtim Ferracakut, të cilat u pasuan në vitet e tjera dhe nga atentate të tjera në Shkodër, të cilat dyshohet se kanë ardhur si pasojë e përplasjes së përgjakshme të fisit Lici me fisin bajri dhe Bilali.

Etiketa: apeliBajriBurgEria AgoFatbardh LiciGJKKOLicisafet bajrispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

16:54 : 03/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Noizy dëshmon në GJKKO, sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion: Është i fiksuar me mua…!

12:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
Para

"Po na përgjohen celularët"/ Eksperti i IT: Ka nisur përdorimi i DPI-së! Qeveria mund ta keqpërdorë

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom