• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE shpalos strategjinë e re të sigurisë, Von der Leyen: Duhet të blejmë më shumë armë evropiane

18:29 : 19/03/2025
në BOTA

Bashkimi Evropian ka njoftuar të mërkurën një strategji të re për të thyer varësinë e sigurisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus në blerjen e pajisjeve të reja mbrojtëse në Evropë dhe jo nga furnizuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton AP.

Komisioni Evropian ka publikuar strategjinë e sigurisë “Gatishmëria 2030”, me kërcënimin e agresionit rus si shqetësimin kryesor. Inteligjenca e NATO-s ka konstatuar se Rusia mund të jetë e gatshme të sulmojë Evropën përsëri në tre ose pesë vjetët e ardhshme.

Në kuadër të strategjisë së re, vendet anëtare do të udhëzohen të blejnë pajisjet ushtarake në Evropë, duke punuar kryesisht me furnizuesit evropianë – në disa raste Bashkimi Evropian do t’i ndihmojë në uljen e çmimeve dhe në arritjen më të shpejtë të porosive të bëra.

Viteve të fundit, 27 vendet anëtare të BE-së kanë porositur dy të tretën e pajisjeve ushtarake nga kompanitë e mbrojtjes me seli në SHBA.

Lexo edhe:

Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

“Duhet të investojmë më shumë në mbrojtje, të përforcojmë kapacitetet tona, dhe të ndërmarrim një qasje proaktive të sigurisë”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ne duhet të blejmë më shumë armë evropiane. Sepse kjo përforcon bazën industriale të teknologjisë së mbrojtjes në Evropë. Do të thotë stimulim i inovacionit. E kjo nënkupton krijimin e një tregu të gjerë të Bashkimit Evropian për pajisje mbrojtëse”, ka shtuar ajo.

Muajin e kaluar, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka sinjalizuar se prioritetet e sigurisë për SHBA-në kanë ndryshuar – brenda kufijve të vendit dhe në Azi – ndërkaq Evropa duhet të kujdeset për sigurinë e vet dhe sigurinë e Ukrainës në të ardhmen.

Etiketa: BEVon der Leyen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

14:18 : 18/09/2025
RAJONI

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025
BOTA

Rishfaqet Angela Merkel, bën thirrje për unitet dhe reformim të BE-së: Dëgjojeni Trumpin!

20:18 : 17/09/2025
BOTA

BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit shkaku i luftës në Gazë

14:58 : 17/09/2025
BOTA

BE propozoi shkëputj të shpejtë nga energjia ruse, Peskov: “Sanksionet nuk na prekin”

14:45 : 17/09/2025
AKTUALITET

BE e shqetësuar për sundimin e ligjit në Ballkan: Kos paralajmëron vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë

20:14 : 16/09/2025
Para

Burimi: Edi Rama është pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE

TË GJITHA

Korçë/ Tre fëmijë përfundojnë në spital, prindërit: Hëngrën karamele të gjetur në rrugë

18:53 : 18/09/2025

Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

18:47 : 18/09/2025

Abuzimi me 16-vjeçaren/ E mori në pyetje dhe e liroi, si Policia e la efektivin që të arratisej

18:41 : 18/09/2025

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

18:35 : 18/09/2025

“Qeveria pa vizion”, Tabaku: Programi i Ramës është riciklim premtimesh 12-vjeçare

18:16 : 18/09/2025

Provokoi në deklaratën për vrasjen e Charlie Kirk, ABC pezullon emisionin e Jimmy Kimmel

18:11 : 18/09/2025

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com