• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas Portit të Durrësit, Alabbar “rrëmben” të gjitha plazhet e Ulqinit

18:54 : 18/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, RAJONI

Pas Serbisë dhe Shqipërisë, biznesmeni nga emiratet Muhamed Alabbar është shtrirë në Malin e Zi duke nxjerrë jashtë loje thuajse të gjitha bizneset turistike në plazhin e Ulqinit.

Mediat malazese bëjnë të ditur se në ankandin shtetëror për dhënien e plazheve, kompania Eagle Hills Montenegro ka ofruar çmimin më të lartë në çdo raund duke marrë thuajse të gjithë sipërfaqen bregdetare të Ulqinit dhe duke nxjerrë jashtë loje me qindra biznese turistike vendase.

“Masakër”. Kjo është fjala e përdorur nga kryetari i Shoqatës së Qiramarrësve të Plazhit të Ulqinit, Prelja Škrelja, për të përshkruar ngjarjet në ankandin shtetëror në ambientet e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Zonës Bregdetare në Budvë për dhënien me qira të një plazhi në komunën më jugore, veçanërisht në Plaza të Madhe.

Shkak për këtë vlerësim është se kompania “Eagle Hills Montenegro”, e mbështetur nga kapitali arab, ka bërë ofertat më të larta financiare për më shumë se dhjetë plazhe në Velika Plaza.

Lexo edhe:

Keqpërdorimi i fondeve të BE, Parlamenti Europian vë “në lupë” Shqipërinë

Ndalohet në plazhe, bare e restorante/ Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike

Sipas informacioneve të “Vijesti”, të cilat i ka konfirmuar Škrelja, bëhet fjalë për plazhet ikonë “Saranda”, “Adriatica”, “Imperial”, “Hill”, “Mojito”, “Habana”, “Safari”, “Tropikana”, “Koral”, pjesë e “Pearle Beach”, “Barbose”.

“Kjo nuk mbahet mend, një kompani me garanci absolutisht të dyshimta dhe dokumentacion jo të plotë, që merr bukën e njerëzve, një biznes familjar. Nuk besoj se ky është vendimi përfundimtar, duhet të bjerë. Dhe nuk është e vërtetë që qiramarrësit tanë janë gjysmë mafioz, siç pohon ministri i Planifikimit Hapësinor Slaven Radunoviq.

E turpshme”, ka thënë Škrelja në një deklaratë zyrtare për “VIjesti”.

Sherr

Pas kundërshtive, Eagle Hills Properties tha se do të japë me qira përsëri çdo plazh që ka siguruar në ankandin e fundit të Malit të Zi tek operatorët origjinalë me të njëjtin çmim, duke përfshirë këtu Velika Plaza, 12 km e gjatë, një nga plazhet më të gjata me rërë në Evropë.

Eagle Hills vuri në dukje se vendimi i kryetarit Mohamed Alabbar për t’ua dhënë me qira plazhet ish-operatorëve të tyre lokalë, pasi rezultatet e tenderit të shpallen zyrtarisht, sinjalizon “qasjen e tij ndaj komunitetit për zhvillim, duke u përpjekur për bashkëpunim në të ardhmen dhe mundësi investimi”.

“Bukuria natyrore dhe trashëgimia kulturore e Malit të Zi janë thesare që duhen ruajtur,” u citua të thoshte Alabbar në deklaratën e kompanisë së tij. “Përmes kësaj qasjeje, ne synojmë të përmirësojmë infrastrukturën dhe të lartësojmë përvojën e plazhit, duke siguruar që turizmi dhe zhvillimi të përfitojnë si për komunitetin ashtu edhe për mjedisin.”

Eagle Hills Montenegro u regjistrua më 6 mars 2025, treguan të dhënat nga regjistri i bizneseve të Malit të Zi. Ajo drejtohet nga Hisham Mohamed Ibrahim Soliman dhe është 100% në pronësi të Jaona Investment LLC me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Investimi në Ulqin vjen pasi Eagle Hills po zhvillon një projekt prej 2 miliardë eurosh për ta kthyer portin më të madh të Shqipërisë atë të Durrësit në një marinë luksoze superjahtesh. Prej dy vitesh, në Durrës Marina ka nisur shitja e apartamenteve, edhe pse ato nuk janë ndërtuar./kapitali.al

Etiketa: mali i ziMuhamed Alabbarplazhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Keqpërdorimi i fondeve të BE, Parlamenti Europian vë “në lupë” Shqipërinë

08:15 : 19/09/2025
BOTA

Ndalohet në plazhe, bare e restorante/ Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike

21:34 : 14/09/2025
Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme në Mal të Zi, Vesna Medenica, dhe ish-kryetari i Budvës, Millo Bozhoviç
BOTA

SHBA shpall “non grata” dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

17:53 : 10/09/2025
Pamje nga operacioni "Vakum"
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim për kultivimin e mbi 1600 bimëve kanabisi, 31-vjeçari kapet në Malin e Zi

08:40 : 03/09/2025
AKTUALITET

Politico: Shqipëria humbet shkëlqimin e saj si një perlë e fshehur

21:52 : 01/09/2025
AKTUALITET

Kaos në Lezhë, trafiku vijon prej 6 orësh nga plazhet e Tales, Shëngjinit dhe Velipojës

21:23 : 30/08/2025
Para

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica

TË GJITHA

Trump: SHBA synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

12:58 : 19/09/2025

Problem teknik, helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente në aeroportin e Lutonit

12:54 : 19/09/2025

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnjë

12:45 : 19/09/2025

Çfarë po ndodh në Berlin? Policia evakuuon mbi 20 mijë persona

12:29 : 19/09/2025

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com