• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Seanca e fundit plenare para zgjedhjeve të 11 Majit, çfarë pritet të miratohet sot në Kuvend

08:08 : 17/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seancën plenare të radhës dhe të fundit të kësaj legjislature përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Seanca pritet të nis në orën 10:00, teksa në rend dite janë 25 pika për diskutim.

Ndër pikat që bie në sy janë përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, me 10 kandidaturat që u kaluan javën e kaluar te Komisioni i Mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe i kryetarit të Këshillit.

Mes emrave të përzgjedhur bëjnë pjesë personalitete të njohura nga fusha të ndryshme, duke përfshirë median, artin, ekonominë dhe studimet akademike. Gjithsesi, aktivistët për mbrojtjen e lirisë së media kanë ngritur shqetësimin se një pjesë e kandidaturave që priten të votohen nga Kuvendi kanë një karrierë të lidhur ngushtë me politikën.

Sipas një formule ku mazhoranca dhe opozita propozojnë nga 5 kandidatë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues që pritet të votohen në Kuvend janë; Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.

Komisioni i Medias gjithashtu ka përzgjedhur më 11 Mars, edhe dy kandidatë për kryetarë, teksa fituesi bëhet njëkohësisht edhe anëtari i 11 i Këshillit Drejtues të RTSH, përveçse drejtues. Zëvendësuesi i i ish-kryetarit Leka Bungo, do të jetë Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli, ku ky i fundit është aktualisht këshilltar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe më herët këshilltar për mediat i Niko Peleshit gjatë detyrave të tij në qeveri si zëvendëskryeministër e ministër.

Lexo edhe:

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Dështon për të 12 herë konstituimi i Kuvendit, partitë akuzojnë njëra-tjetrën

Këshilli Drejtues i RTSH-së me 11 anëtarë u shkarkua nga Kuvendi në seancën plenare të 17 Shkurtit, pas një dakordësie mes mazhoranëcs dhe opozitës, për shkak të shkeljeve ligjore në mënyrë të vazhdueshme në procesin e konkurrimit për drejtorin e ri të RTSH-së.

Gjithashtu në rend dite në seancën e sotme plenare është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve. Mes të tjerësh është edhe diskutimi për strukturën dhe organika e INSTAT-it.

Gjithashtu, Kuvendi pritet të miratojë dhe ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria në ligjin për “Rininë”.

RENDI I DITËS NË KUVEND, 17 MARS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 14, datë 13.3.2025 të Kryetares së Kuvendit, Znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.3.2025. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Projektligji “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-
77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
4.Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.75/2019, “Për Rininë””.
(Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
5.Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e kuvendit nr. 127/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave (INSTAT)”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 9, pika 2, të ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, i ndryshuar, nenit 15, pika 3, të ligjit nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare”, si dhe nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
6.Projektvendim “Për miratimin e Planit Vjetor 2024 për zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, pikes 5 të nenit 9 të ligjit nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar dhe dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Laureta Roshi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash
për miratim)
8.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Etleva Smaçi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash
për miratim)
9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Mentor Beqa anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
10.Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri nga kandidaturat e Akademisë së Shkencave. (Komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka zgjedhur 2 (dy) kandidatura nga propozimet e Akademisë së Shkenacave, kandidatura e z. Vasil Tole dhe Mariglen Kasmi).
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
11.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Alma (Liço) Mirakaj anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
12.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Simon Mirakaj anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
13.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Niuton Mulleti anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
14.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Enio Civici anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për
miratim).
15.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Pano Xhixho anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për
miratim).
16.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Alket Braho anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
17.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Zamira Kita anëtare të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
18.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Lorenc Vangjeli anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
19.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Bujar Kapexhiu anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr.
97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
20.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Osman Mula anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për
miratim).
21.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Petrit Beci anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
22.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Rajmonda Bulku anëtare të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
23.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Robert Budina anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për
miratim).
24.Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”. (Projektvendimi 1, Projektvendimi 2)
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit dhe të nenit 95, pika 3, shkronja “ç”, të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
25.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve.

Etiketa: keshilli drejtuesKuvendirendi i ditesrtshseanca

Lajme të lidhura

RAJONI

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025
BOTA

Kosovë/ Dështon për të 12 herë konstituimi i Kuvendit, partitë akuzojnë njëra-tjetrën

20:09 : 07/05/2025
RAJONI

Sot seanca e 12-të për konstituimin e Kuvendit! A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik

09:05 : 07/05/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në seancën e dhjetë

11:17 : 03/05/2025
AKTUALITET

RTSH thirrje për kujdes qytetarëve: Një email i falsifikuar qarkullon online nën emrin tonë

16:31 : 02/05/2025
BOTA

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

11:07 : 01/05/2025
Para

Djali i Hashim Thaçit reagon për ndarjen nga jeta të gjyshit: I mbylli sytë i qetë

TË GJITHA

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

22:25 : 11/05/2025

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

22:18 : 11/05/2025

“Edhe votën e blerë e përfshijnë në sondazhe”, Ndoka: I kisha 3 orë përpara rezultatet e “exit poll”-eve

22:14 : 11/05/2025

“Shqipërisë i ka ikur shansi për rotacion me këtë regjim” – Lubonja: PD do kontestojë zgjedhjet

21:54 : 11/05/2025

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

21:52 : 11/05/2025

Lapaj mëse i bindur: Do kemi rezultat befasues në Republikë

21:49 : 11/05/2025

Enton Abilekaj: Celibashi tregoi se bën gjithçka për interesat e Edi Ramës!

21:44 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com