• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi miraton 10 ligje, mes tyre “Paketa e Maleve” dhe shtyrja e afateve të komisioneve Xhafaj-Braçe

17:23 : 13/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Në seancën e sotme plenare në Kuvend janë miratuar me votat e socialistëve 10 projekt-ligjeve, ku mes tyre përfshihej “Paketa e Maleve”, hapja e zyrës së Parlamentit Evropian në Tiranë dhe shtyrja e afateve të Komisioneve “Xhafaj” dhe “Braçe”.

Ra në sy vota pro e deputetit opozitar Bujar Leskaj, si dhe i atij të PDIU-së Nusret Avdulla në disa prej projektligjeve dhe në veçanti atë për hapjen e zyrës së Parlamentit Evropian në Shqipëri për Bankën e Investimeve. Edhe pse duhet theksuar se Nusret Avdulla tashmë mund të konsiderohet si deputet socialist, pasi edhe në zgjedhjet e 11 Majit do të garojë në listën e hapur t PS-së në Fier.

Më konkretisht, sot Kuvendi miratoi me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 1 votë kundër projektligjin “Për Paketën e Maleve”, i cili parashikon lehtësi procedurash për pronësinë dhe ndërtimin, sikurse edhe politika fiskale stimuluese për investimet në zonat malore.

Ky projekt-ligj u ndalua një herë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili sipas tij, cenobte fushatën elektorale para zgjedhjeve dhe bëhej me qëllim nga mazhorana për të shtuar votat, por vendimi i tij u rrëzua nga KAS.

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 1 votë kundër edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit, për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

Lexo edhe:

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

Ky ligj parashikon akordimin e një huaje, në shumën 118 500 000 USD, për financimin e këtij projekti, përmes së cilit synohet të rritet niveli i sigurisë publike dhe performanca e punonjësve të policisë. Instalimi i sistemeve elektronike synon një monitorim dhe kontroll sa më të gjerë të territorit, duke siguruar informacionin për parandalimin dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

Po ashtu Kuvendi ratifikoi edhe dy marrëveshje të rëndësishme me Bashkimin Europian.

Konkretisht në seancën e sotme u ratifikua me 73 vota pro marrëveshja e facilitetit me Bashkimin Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni, për rregullimet specifike për zbatimin e mbështetjes së BE-së për Shqipërinë, në kuadër të facilitetit për reforma dhe rritje.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje do të mundësojë financimin nëpërmjet akordimit të një shume totale në vlerën 922 085 888 euro, nga të cilat 29% do të akordohen si grante dhe 71% si hua.

Me 74 vota pro Kuvendi ratifikoi marrëveshjen e huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, për “Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”.

Projektligji mundëson financimin e programit nëpërmjet akordimit të një huaje në vlerën 657 458 743.67 euro, i shoqëruar nga një grant WBIF, në shumën 264 6271 44.33 euro.

Kuvendi miratoi në seance plenare edhe një sërë nismash të tjera ligjore apo marrëveshjesh me institucione ndërkombëtare.

Konkretisht në seancën e sotme plenare u ratifikua me 72 vota pro marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë më 24 janar 2025 dhe synon forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BEI-t.

Me 73 vota pro Kuvendi miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”.

Po ashtu me 74 vota pro Kuvendi miratoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, ndërsa me 73 vota pro, 1 abstenim u miratua projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, në Republikën e Shqipërisë”.

Në përfundim, Kuvendi miratoi me 73 vota pro edhe zgjatjen e mandatit deri në 30 korrik të komisionit të posaçëm Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, si dhe zgjatjen deri në përfundim të legjislaturës së X-të të mandatit të komisionit kundër Dezinformimit të drejtuar nga Erion Braçe.

Etiketa: bracekomisioniKuvendiligjepaketa e malevexhafaj

Lajme të lidhura

RAJONI

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

15:25 : 15/08/2025
RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025
RAJONI

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025
RAJONI

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025
RAJONI

Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:31 : 26/07/2025
Para

Putin pranon propozimin e Trump për armëpushim 30-ditor në Ukrainë

TË GJITHA

Plagosja në Korçë, banorët: Autori ka qenë në Greqi! Një muaj ka që doli nga burgu

21:03 : 15/08/2025

Problemet me stadiumin, Shkupi humb ndeshjen e kampionatit në tavolinë

20:58 : 15/08/2025

Pista e pritjes në Alaska/ Tapeti i kuq dhe F-22 Raptor për samitin Trump-Putin (Video)

20:37 : 15/08/2025

OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

20:25 : 15/08/2025

Nis sezoni i ri në Premier League, Liverpool dhe Bournemouth zbardhin formacionet

20:23 : 15/08/2025

Nga Dhërmiu me dashuri

20:00 : 15/08/2025

Sherri me thika në Korçë/ Kapet personi i dytë, kush është 41-vjeçari me precedent penal (Emri)

19:58 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com