• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Jep dorëheqjen zëdhënësi i Conceiçãos te Milani: I kam dëmtuar reputacionin!

16:31 : 07/03/2025
në SPORT

Një tjetër kapitull në kaosin e Milanit. Kësaj here, megjithatë, nuk ka të bëjë me fushën, por me komunikimin. Dorëheqja e zëdhënësit të Sérgio Conceição, Francisco Empis, vjen pas furtunës së shkaktuar nga mesazhet e tij drejtuar gazetarëve italianë.

Në ato komunikime, Empis thuhet se ka folur për pakënaqësinë e Conceição me strukturën e Milanellos, me përgatitjen atletike të trashëguar nga Fonseca dhe mungesën e një drejtimi të qartë nga ana e “shefave”, me Gerry Cardinale gjithnjë e më larg projektit.

Conceição menjëherë është distancuar nga ato deklarata, duke i mohuar dhe theksuar përkushtimin e tij të plotë për Milanin. Dorëheqja e zëdhënësit, e shoqëruar me kërkim-falje zyrtare, duket se synon të mbyllë çështjen si një nismë personale e Empis, i cili supozohet se ka përhapur informacione të gabuara dhe të paautorizuara.

Megjithatë, kjo çështje shton edhe më shumë pasiguri në një ambient tashmë të trazuar. Kaosi te Milani vazhdon dhe ndjesia është se ky mund të jetë vetëm fillimi i tronditjeve të tjera të mundshme.

Çfarë ndodhi? Zëdhënësi i Conceição, Francisco Empis, dje u dërgoi disa mesazhe gazetarëve italianë lidhur me pakënaqësinë e trajnerit për strukturën e Milanellos (jo në nivelin e një top-klubi), përgatitjen atletike të skuadrës nën drejtimin e Fonseca, angazhimin e pamjaftueshëm të disa lojtarëve dhe mbi të gjitha mungesën e mbështetjes nga ana e drejtuesve, mes mungesës së një drejtimi të qartë në projektin teknik (kohë të gjata në merkato, mungesë e një “polici të keq” në marrëdhënien me lojtarët, pak qartësi mbi detyrat) dhe një pronar të largët si Gerry Cardinale, i cili mungon në Milano prej shumë muajsh për arsye që nuk janë shpjeguar kurrë publikisht.

Lexo edhe:

Tare dhe Allegri sjell ndryshim radikal te Milani, vetëm 9 lojtarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar

Zyrtare/ Rabiot është një futbollist i Milanit! Por dështon “rokada” e sulmuesve

Vetë Conceição ka mohuar se të tilla mendime i përkasin atij: “E vuaj shumë momentin e Milanit, por asgjë nga ato që janë raportuar për mua nuk janë të vërteta. Klubi është gjithmonë i pranishëm, e di që drejtuesit janë me mua”.

Zëdhënësi i trajnerit, në mesazhin e tij, kërkoi falje ndaj Conceição dhe Milanit, por jo pa bërë disa sqarime: “Informacionet e publikuara përmbajnë disa gabime dhe pasaktësi, veçanërisht sa i përket marrëdhënieve mes anëtarëve të skuadrës, stafit teknik dhe drejtuesve të Milanit. Nuk pasqyrojnë të vërtetën e fakteve, janë më shumë thashetheme dhe supozime pa asnjë bazë faktike”.

Dhe kështu, një kapitull, të paktën në dukje, është zgjidhur, duke u arkivuar si keqkuptim ose një iniciativë individuale. Megjithatë, të gjitha problemet e Milanit mbeten ende mbi tryezë dhe të shtunën, në Lecce, askush nuk do të mund t’i fshijë ato. Ndjesia është se, në një situatë të tillë, gjithçka mund të ndodhë.

Etiketa: ConceiçãosFrancisco EmpisMilan

Lajme të lidhura

SPORT

Tare dhe Allegri sjell ndryshim radikal te Milani, vetëm 9 lojtarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar

22:48 : 02/09/2025
SPORT

Zyrtare/ Rabiot është një futbollist i Milanit! Por dështon “rokada” e sulmuesve

19:30 : 01/09/2025
SPORT

Igli Tare përforcon sërish Milanin, transferon futbollistin premtues nga Bundesliga

15:35 : 01/09/2025
SPORT

Zachary Athekame zyrtarisht te Milani, kontratë 5-vjeçare

16:04 : 15/08/2025
SPORT

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Milani gjen qendërmbrojtësin e ri, prezanton ish-futbollistin e Juventusit

18:24 : 13/08/2025
Para

Ndërpreu garën në “Big Brother”, Redoni reagon për gjendjen e Eglit

TË GJITHA

Vrasja në Babrru/ Lihet në burg Arlind Demushi, avokati: Ishte në gjendje të rënduar psikologjike

11:34 : 06/10/2025

Kandidati për Tiranën, Berisha mbledh Kryesinë e vogël në PD

11:29 : 06/10/2025

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025
Ermir Dedja/ Elidon Avdyli

Bisedat në Sky ECC/ “Banda Avdyli”: Ne na ka pru Zoti me pastru robt e këqij që të rritet brezi i ri me qytetarizëm

11:17 : 06/10/2025

Florjan Binaj shpalli kandidaturën për Tiranën, Berisha zbulon nëse do e mbështesë

10:58 : 06/10/2025

Krujë/ Lëvizte me pistoletë në automjet, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

10:56 : 06/10/2025

Investim në Kepin e Rodonit/ Zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky robi me të ‘gjatin’ dhe i ka dhënë OK

10:46 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com