• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosova përfaqësohet për herë të parë si palë e barabartë në CEFTA

15:24 : 07/03/2025
në RAJONI

Kosova ka qenë nikoqire e takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, si kryesuese e këtij mekanizmi rajonal në vitin 2025.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari,  ka thënë se për herë të parë, Kosova përfaqësohet në CEFTA si palë e barabartë, pa praninë e UNMIK-ut, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe forcimit të rolit në proceset ekonomike rajonale.

“Po ju ftojmë për takimin special që këtë vit kryesohet nga Kosova, për herë të parë nga institucionet dhe zëri i saj dhe pa përfaqësimin e UMNIK-ut. Përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar në tetor të vitit të kaluar kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta dhe përkushtimin të Kosovës për të rregulluar statusin, që atëherë në takimet të komuniteteve Kosova përfaqësohet nga institucionet e saj”.

Tutje ajo shtoi se ky është gjithashtu një vit i veçantë, pasi Kosova mban kryesinë e CEFTA-s, duke udhëhequr agjendën rajonale për lehtësimin e tregtisë dhe integrimin ekonomik.

Lexo edhe:

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Fatmir Limaj konfirmon se ka pranuar takimin me Kurtin

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

“Ky vit është i veçantë sepse kryesojmë procesin e CEFTA nga Kosova por edhe sepse po fillojmë një fazë të re drejtë tregut të përbashkët rajonal. Kosova ishte nikoqir i këtij takimi speciale të Komunitetet të CEFTA-s, që shënon fillimin zyrtarë të kryesimit tonë. Kosova do të ketë një kryesim aktiv me synim arritjen e zbatimit të suksesshëm të vendimit të CEFTA-së të miratuara vitin e kaluar dhe zhvillimin e mëtejshëm dhe të sigurojmë zbatimin e masave të CEFTA-së në kuadër të planit të veprimit të tregut rajonal. Kosova ka marrë katër vendim që i morëm në këtë takim special”.

Ndërkaq, David Hudson nga Komisioni Evropian, që ishte pjesë e takimit të vendeve të CEFTA-s, tha se ky mekanizëm synon të sjell benefite te bizneset dhe konsumatorët vendorë.

Ai e mirëpriti edhe dakordimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ecur përpara drejt tregut të përbashkët rajonal

“Kemi arritur disa progrese në këtë vit. Kjo është me rëndësi pasi CEFTA nuk është një marrëveshje burokrate por një marrëveshje që sjell benefite te bizneset dhe konsumatorët tonë. Mënyra e bashkëpunimit në kuadër të CEFTA-s orientohen në mënyrën e bashkëpunimit të BE-së, ku i njëjti duhet të jetë konstruktiv. Ne shpresojmë që duke integruar ekonominë rajonale dhe pastaj në atë të BE-së të dyfishohen të ardhurat për person të shteteve anëtare. Sot ka qenë shkalla e parë për të arritur këtë dhe shpresojmë që të arrihet edhe të tjera”.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, janë miratuar katër vendime të rëndësishme, të cilat do të lehtësojnë tregtinë dhe do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit.

Gjithashtu, janë prezantuar prioritetet e kryesimit të Kosovës, të cilat përfshijnë iniciativa kyçe për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe lehtësimin e zhvillimit ekonomik.

Kosova ishte përfaqësuar në CEFTA – marrëveshjen që synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve – përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) prej vitit 2007, kur iu bashkua asaj.

Mirëpo, Kosova që nga tetori i vitit 2024 përfaqësohet nga institucionet e saj, pa prezencën e UNMIK.

Shtetet anëtare të CEFTA-s janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia.

Rumania, Bullgaria dhe Kroacia u tërhoqën nga CEFTA pas anëtarësimit të tyre në BE./Monitor

Etiketa: Ceftakosove

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Fatmir Limaj konfirmon se ka pranuar takimin me Kurtin

19:26 : 27/06/2025
RAJONI

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

14:56 : 27/06/2025
RAJONI

Kosovë/ Deputetët pajtohen ta shtyjnë seancën konstituive, pas aktgjykimit të Kushtetueses

14:21 : 27/06/2025
RAJONI

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan

13:18 : 27/06/2025
RAJONI

Bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota

11:14 : 27/06/2025
RAJONI

Paralajmërimi i Kushtetueses për Kuvendin, Albin Kurti fton në takim krerët e partive

10:37 : 27/06/2025
Para

Konfiskohen 6 pasuri të trafikantit Armando Doçaj, i lirohet një tjetër

TË GJITHA

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025

Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (EMRI)

11:27 : 28/06/2025

EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

11:19 : 28/06/2025

Serbët shënojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Ka rrezik për incidente

11:14 : 28/06/2025

Një plan i ri për Gazën? Mediat izraelite zbulojnë skenarin e mundshëm mes Trump dhe Netanyahut

11:00 : 28/06/2025

Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale

10:50 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com