• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump lëshon “paralajmërimin e fundit” ndaj Hamasit për lirimin e të gjitha pengjeve

08:33 : 06/03/2025
në BOTA

Presidenti Donald Trump ka lëshuar atë që e quan “paralajmërimin e fundit” ndaj Hamasit për të liruar të gjitha pengjet e mbetura në Gazë.

Presidenti amerikan shkroi në rrjetin ‘TruthSocial’, mes të tjerash, se po i “dërgonte Izraelit gjithçka i nevojitet për të përfunduar detyrën”. Më herët presidenti priti në Shtëpinë e Bardhë tetë ish-pengje.

Gjuha e ashpër vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se zyrtarët amerikanë janë angazhuar në “bisedime dhe diskutime të vazhdueshme” me zyrtarët e Hamasit, duke u tërhequr nga një politikë e kahershme e Shteteve të Bashkuara për të mos u përfshirë drejtpërdrejt në bisedime me grupin militant.

Konfirmimi i bisedimeve në kryeqytetin e Katarit, Doha, vjen pasi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit mbetet i ekuilibruar. Ky është angazhimi i parë, që dihet, i drejtpërdrejtë mes Shteteve të Bashkuara dhe organizatës militante, që kur Departamenti i Shtetit e shpalli Hamasin organizatë të huaj terroriste në vitin 1997.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, nuk pranoi të jepte detaje mbi thelbin e bisedimeve, por tha se Presidenti Donald Trump i ka autorizuar të dërguarit e tij që të “bisedojnë me këdo”.

Lexo edhe:

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

Trump “ndëshkon” shtetet demokrate, ngrin 26 mld dollarë fonde, paralajmëron shkurtime në administratë

Egjipti dhe Katari kanë shërbyer si ndërmjetës me Hamasin në emër të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që kur grupi militant ndërmori sulmin më 7 tetor të vitit 2023, çka shkaktoi luftën.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Trump beson se dialogu në mirëbesim i shërben interesit më të mirë të popullit amerikan. Zonja Leavitt shtoi se Izraeli është konsultuar në lidhje me angazhimin e drejtpërdrejtë me zyrtarët e Hamasit dhe vuri në dukje se “jetë amerikane janë në rrezik”.

Zyrtarët izraelitë thonë se Hamasi mban në Gazë rreth 24 pengje të gjalla, përfshirë amerikanin Edan Alexander, dhe të paktën 35 trupa të pajetë.

Adam Boehler, i emëruari i Presidentit Trump për postin e të dërguarit special për çështjet e pengjeve, udhëhoqi bisedimet e drejtpërdrejta me Hamasin. Gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, zoti Boehler ka qenë ndër negociatorët kryesor të Marrëveshjeve të Abrahamit.

Bisedimet e zhvilluara muajin e kaluar, u përqendruan kryesisht në lirimin e pengjeve amerikane dhe përfundimin e luftës në Gazë pa Hamasin në pushtet, sipas një zyrtari të Hamasit i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht. Ai shtoi se nuk ishte bërë asnjë përparim, por “hapi në vetvete është premtues” ndërsa priten më shumë bisedime. Egjipti dhe Katari ndihmuan në organizimin e bisedimeve.

Angazhimi i drejtpërdrejtë vjen pasi vazhdimi i armëpushimit në Gazë mbetet i pasigurt. Presidenti Trump ka sinjalizuar se nuk ka ndërmend të ushtrojë trysni ndaj Izraelit që të mos i rifillojë luftimet nëse Hamasi nuk pajtohet me kushtet e një propozimi të ri armëpushimi, të cilin izraelitët thonë se është hartuar nga i dërguari amerikan, Steve Witkoff.

Plani i ri do t’i kërkonte Hamasit që të lirojë gjysmën e pengjeve të mbetura në këmbim të një zgjatjeje të armëpushimit dhe një premtimi për të negociuar një armëpushim afatgjatë. Izraeli nuk përmendi lirimin e më shumë të burgosurve palestinezë, një komponent kyç i fazës së parë./VOA

Etiketa: HamasipengjetTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025
BOTA

Trump “ndëshkon” shtetet demokrate, ngrin 26 mld dollarë fonde, paralajmëron shkurtime në administratë

20:21 : 05/10/2025
BOTA

“Krimi jashtë kontrollit”, Trump autorizon dislokimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Chicago

09:36 : 05/10/2025
BOTA

Trumpi financon vetëm universitetet që i binden?

09:25 : 05/10/2025
BOTA

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

17:32 : 03/10/2025
AKTUALITET

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

22:04 : 02/10/2025
Para

Si do të deklarohen të ardhurat dhe llogaritet tatimi për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira

TË GJITHA

Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë/ FOTO

13:42 : 06/10/2025

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025

Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj/ Ekspertiza mjeko-ligjore: U qëllua nga një distancë 2-5 cm

13:22 : 06/10/2025

Dogji automjetin e parkuar në aksin ‘Vorë-Maminas’, arrestohet 38-vjeçari

13:22 : 06/10/2025

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025

Publikohet fotoja e shqiptarit që u ekzekutua në Kolumbi, njihej me pseudonimin ‘Qoti’!

13:06 : 06/10/2025

Kush do ta drejtojë fushatën për Tiranën? Berisha: Vendimin nuk e marr unë, e ka në dorë…

13:00 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com