• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pjesë e grupi kriminal, çfarë e lidh trajnerin e “Bistricës” me kryebashkiakun e Delvinës, Besmir Veli

17:39 : 05/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, SPORT

NgaBoldnews.al

Menaxheri i klubit të futbollit “Delvina” (i njohur prej dekadash si “Bistrica”), Markelian Alinani, është arrestuar të martën e kësaj jave (4 mars 2025), me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës, si i përfshirë në një grup të strukturuar kriminale që kishte aktivitet në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai edhe bashkëpunëtorët e tij, janë hetuar fillimisht nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila më pas e kaloi rastin për ndjekje nga prokuroria e qytetit jugor.

Alinani duket se është një person i preferuar nga kryetari i Bashkisë së Delvinës, Besmir Veli, i cili, pavarësisht precedentëve të mëparshëm penal të ish-futbollistit, i ka besuar drejtimin e skuadrës së futbollit të qytetit.

Lexo edhe:

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Mungon avokati i Ilir Beqajt, shtyhet gjyqi për aferën e sterilizimit

Klubi i Futbollit “Delvina” është një shoqëri aksionere, në pronësi 100 përqind të Bashkisë së Delvinës, e drejtuar nga Veli. Kjo do të thotë që kryebashkiaku, si pronari i skuadrës, është edhe personi që vendos për drejtimin e klubit sportive.

Në foto: Besmir Veli, kryetari i Bashkisë së Delvinës

Dhe, pikërisht, në drejtimin e “FK Delvina”, kryetari i Bashkisë ka aprovuar emrin e Markelian Alinanit, megjithëse emri i këtij të fundit është përmendur shpesh në kronikën e zezë. Banorë të zonës, të kontaktuar nga “Boldnews.al” tregojnë se trajneri Alinani ka raporte të mira me kryetarin e bashkisë, Besmir Veli, por, sidomos me disa familjarë të afërt të këtij të fundit.

Besmir Veli u zgjodh kryetar i Bashkisë së Delvinës në zgjedhjet lokale të vitit 2023, si kandidat i Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Arrestimi “i radhës” i Alinanit

Në orët e para të mëngjesit të 4 Marsit 2025, Policia e Shtetit zhvilloi një operacion anti-droge në Sarandë dhe Delvinë.

Burime për mediat bëjnë me dije se janë lëshuar gjithsej 10 masa sigurie për një grup kriminal droge në Sarandë, por deri më tani raportohet vetëm për 3 persona të arrestuar.

Mësohet se forcat policore kanë kryer kontrolle në disa banesa, si dhe janë sekuestruar disa celularë  që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Mësohet se janë shoqëruar 3 persona në Sarandë, si dhe 9 persona në Delvinë.

Në Sarandë është ndaluar Bledar Haderi, me precedentë penale, me masë sigurimi “Arrest në burg”, Gelbert Koshi me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” dhe Dhurim Logli me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërsa dy prej të ndaluarve në Delvinë janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, si edhe Orges Kalo.

Në foto: Trajneri i “FK Delvina”, Markelian Alinani

Procedimi penal për këtë grup kriminal është regjistruar nga SPAK që në vitin 2020, por më pas i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës, pasi Prokuroria e Posaçme kishte shpallur mos kompetencë.

Precedentët e trajnerit Alinani

Markelian Alinani, dikur futbollist i skuadrës së Bistricës në Delvinë, është përmendur disa herë në kronikën policore.

Në vitin 2012, kur ai ishte rreth 35 vjeç, është arrestuar, si pjesë e një grupi që po trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Lazarati, drejt Sarandës.

Ky episod përmendet kështu në kronikën e kohës.

“Operacioni i specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër u krye mbrëmë 12.04.2012, rreth orës 20.30 pas një informacion në rrugë operative se mbi fshatin Lazarat në malin e Sopotit disa shtetas po transportonin me kafshë dore, mushka, një sasi të madhe lënde narkotike me destinacion përfundimtar Greqinë.

Shtetasit që transportonin lëndën narkotike , ishin ndarë në grupe , me qëllim që të kontrollonin rrugët dhe të lajmëronin njëri – tjetrin për çdo problem që mund t’u dilte gjatë transportit. Porsa kanë parë policinë që po lëviste në drejtim të malit të Sopotit kanë marrë çantat me krah dhe kanë vijuar lëvizjen me shpejtësi për në drejtim të fshatit Rusan të rrethit Delvinë.

Policia arrestoi në flagrancë Markelian Alinani, 35 vjeç, Artur Shukulli 38 vjec dhe Indrit Alinani, 22 vjec, të tre nga Delvina. Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe 6 shtetas të tjerë , nga këta dy shtetas nga fshati Lazarat dhe 4 shtetas nga fshati Rusan i rrethit Delvinë”.

Në gusht të vitit 2014, Alinani ishte subjekt i dhunës së ushtruar nga një tjetër person me precedent penal, Artur Goro. Në kronikën policore të kohës thuhej se “janë konfliktuar dy persona me precedent penalë dhe u plagos rëndë shtetasi Markelian Alinani…”. Motivet e këtij konflikti nuk u sqaruan zyrtarisht në atë kohë, por media ngriti dyshime se përplasja mes tyre mund të ketë qenë për ndarje në veprimtari kriminale.

Në vitin 2021, Markelian Alinani u arrestua sërish me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kësaj radhe nën dyshimet se ishte përfshirë në veprën penale të “paracaktimit të ndeshjeve sportive”.

Emri i Alinanit u shfaq gjatë një hetimi të SPAK-ut për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa.

Në dosjen hetimore thuhej se “…Nga përmbajtja e komunikimeve evidentohet marrëveshja e lidhur më parë mes Markelian Alinanit dhe arbitrit Qerim Ruçi, që ky i fundit të bënte të mundur që fitues i ndeshjes së futbollit Selenica-Përmeti të ishte ekipi i Përmetit, me trajner Bledar Hajredini”.

Megjithëse me këto lloj precedentësh, Markelian Alinani vijonte të kishte besimin e kryebashkiakut të Delvinës, Besmir Veli, për të drejtuar klubin e futbollit të “Bistricës”.

Etiketa: Besmir Velibistricagrup kriminalklubi i futbollit “Delvina”kryetari i Bashkisë së DelvinësMarkelian Alinanitrafik narkotikesh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:12 : 13/05/2025
AKTUALITET

Mungon avokati i Ilir Beqajt, shtyhet gjyqi për aferën e sterilizimit

13:30 : 17/04/2025
AKTUALITET

EMRI/ SPAK dërgon për gjykim kreun e një grupi kriminal për kultivim të kanabisit

10:32 : 15/04/2025
AKTUALITET

20-vjeçari nga Memaliaj fsheh në banesën e të moshuarës 2 kallashë për llogari të një grupi kriminal

13:12 : 14/04/2025
AKTUALITET

EMRAT/ I shpallur në kërkim për grup kriminal, arrestohet 45-vjeçari me dy identitete

09:07 : 14/04/2025
AKTUALITET

Trafik droge nga Shqipëria në Itali, kapet në Angli shqiptari, anëtar i grupit kriminal

13:48 : 13/04/2025
Para

LaCivita në fushatën e Berishës/ Burimi: Kjo tregon se Trumpi i uron fitoren PD-së më "11 maj"

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com