• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erjon Çelaj

12:09 : 04/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Kolegji i Posaçëm të Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Vlorës, Erjon Çelaj.

Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz.

Erion Çelaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 21 shtator të vitit 2021 për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe për cënim të besimit të publikut tek drejtësia.

Më konkretisht bëhet fjalë një apartament me sipërfaqe 116 m2 në Tiranë, me vlerë 48 mijë euro, të blerë në vitin 2012. Si burim krijimi, ai kishte deklaruar akt-marrëveshjen e porosisë mes vjehrrit të ndjerë dhe një shoqërie ndërtuese në vitin 2007. Edhe në vitin 2012, Çelaj ka deklaruar se të njëjtin apartament e ka përfituar nga vjehrri.

Por nga hetimi ka rezultuar se kontrata e shitblerjes është nënshkruar vetëm nga subjekti i rivlerësimit dhe se nuk është shprehur pretendimi se kjo pasuri rrjedh nga aktmarrëveshja e porosisë së vjehrrit të ndjerë. Në vendimin e KPK-së thuhet se gjatë hetimit nuk është arritur të provohet marrëveshja e pretenduar dhe ka rezultuar se vjehrri i subjektit nuk ka qenë i punësuar pranë shoqërisë që do të kryente punimet elektrike.

Lexo edhe:

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

Gjithashtu, Komisioni vlerësoi se sipas dispozitave të Kodit Civil, e drejta për trashëgiminë e apartamentit i takon vjehrrës dhe fëmijëve të saj.

Sipas Komisionit, Çelaj nuk ka arritur të provojë as krijimin e dy depozitave në emër të fëmijëve, nga 3919 USD secila, si burim të të cilave ka deklaruar një vlerë prej 6 mijë eurosh të dërguara nga kunati që jeton dhe punon në Itali. Pamundësi financiare është gjetur edhe për blerjen e dy autovetomjeteve tip Benz, një në vitin 2007 për shumën 6500 euro dhe tjetrin në 2011-ën për çmimin 980 mijë lekë.

Bazuar në konstatimin e DSIK-së se subjekti i rivlerësimit kishte pasur kontakte të papërshtatshme me një person të përfshirë në krimin e organizuar, Komisioni kreu verifikime të sistemit TIMS, prej nga ka rezultuar se më 7 dhjetor 2013, Çelaj ka lëvizur me automjetin e tij së bashku me shtetasin F.D. dhe persona të tjerë.

Nga hetimi ka rezultuar se Prokuroria e Vlorës, ku subjekti ka qenë në pozicionin e drejtuesit dhe të prokurorit, ka regjistruar ndaj shtetasit F.D. disa procedime penale; në vitin 2011 për veprën penale “mbajtje pa leje të armëve luftarake”; në vitin 2014 për “kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”; ndërsa në vitin 2013 është hetuar për “trafikim të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe të mbetur në tentativë.

Gjithashtu, Prokuroria e Vlorës e lehtësoi pozitën e F.D. duke e ndryshuar akuzën nga “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim dhe në tentativë, në veprën penale “moskallëzim krimi”. Në vitin 2020, F.D. është dënuar me 8 muaj burgim për “moskallëzim krimi”.

Në vendim thuhet se kur F.D. është proceduar për “mbajtje pa leje të armëve luftarake, subjekti ka qenë drejtues i Prokurorisë së Vlorës.

Sipas KPK, subjekti ka udhëtuar drejt Kosovës me shtetasin F.D., vetëm tre javë pasi ndaj këtij të fundit ishte referuar nga policia materiali për trafikimin e lëndëve narkotike si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Veç këtij fakti, organet ligjzbatuese kanë konstatuar se midis prokurorit Çelaj dhe F.D. ka pasur komunikime telefonike.

Erion Çelaj e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punoi fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Etiketa: Erjon Çelajkpaprokurorshkarkohetvettingvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

21:11 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vlonjatë protestojnë te Sheshi i Flamurit

18:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Sherr me grushte në Vlorë, përleshen me njëra-tjetrën dy gra

22:09 : 01/06/2026
AKTUALITET

Bursat e nxënësve mbahen peng/ Shefi i financës nuk njeh Ministrinë përgjegjëse

21:13 : 01/06/2026
AKTUALITET

Edvin Ndreu komandohet drejtor i Policisë së Vlorës

12:23 : 01/06/2026
Para

VIDEO/ Tymi i zi "pushton" Kuvendin e Serbisë, opozita ndez mjete piroteknike

TË GJITHA

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom