• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘2T’ e Sakos i ‘përlan’ të gjitha/ Fiton kontratën 7.5 mln euro për ujësjellësin e Vlorës

10:25 : 04/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, VIDEO

Alko Impex e Arbër Abazit dhe 2T e dyshes Sakos Troksi janë shpallur kompanitë fituese në tenderin 7.8 milionë euro për optimizimin e Ujësjellësit të qytetit të Vlorës dhe rrethina. Dy kompanitë, në joint venture 50 për qind me 50 për qind, kanë ofruar çmimin 742 milionë lekë ose rreth 7.5 milionë euro për realizimin e kontratës duke u shpallur fituese.

Në tenderin e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve pati dhe dy oferta të tjera. Alb Star e vëllezërve Ismailaj ofroi ta realizonte kontratën me një çmim prej 6.3 milionë eurosh ose gati 1.2 milionë euro më pak se oferta fituese.

Por AKUM, e skualifikoi ofertën më të ulët për mospërmbushje të kritereve të tenderit. Ndërkohë që oferta e tretë ishte ajo e kompanisë Bami me 758 milionë lekë ose rreth 7.6 milionë euro.

Fuqia 2T
E themeluar në vitin 2000, kompania që zotërohet gjysmë për gjysmë nga Dritan Troksi dhe Artan Sako është shndërruar në një nga nënkontraktorët më të mëdhenj buxhetit, veçanërisht në tenderat e rrugëve dhe atyre të ujësjellës-kanalizimeve. Vetëm një javë më parë, 2T përfitoi një tender tjetër të majmë me vlerë 8.5 milionë euro për sistemin e kanalizimeve të Spillesë, në bashkëpunim me Adriatik shpk të Kovaçëve të Durrësit.

Por ndërsa kontratat publike për kompaninë vërshojnë lumë, kjo nuk ka kaluar pa rënë në syrin e opozitës.

Lexo edhe:

Roja gjendet i varur në pallatin ku punonte

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

Partia Demokratike e ka akuzuar 2T si një kompani e oborrit të qeverisë. Vëllai i zotit Sako ka mbajtur për disa vjet pozicionin e kreut të Gardës së Republikës, ndërkohë që kompania është denoncuar publikisht edhe si ndërtuesja e banesës së kryeministrit në Surrel.

Vitin e kaluar, 2T u përjashtua nga përfitimi i tenderave publikë për një periudhë 6 mujore, me vendim të Agjencisë së Prokurimeve.

Sipas vendimit, APP kishte vërtetuar se shoqëria ndërtuese ka paraqitur të dhëna të rreme, në bazë të të cilave është shpallur fitues në tenderat për ndërtimin e godinës së re të Universitetit “Aleksandër Mosiu” në Durrës, për rikonstruksionin e godinës së Hipotekës në Tiranë dhe për rehabiltimin e digës së rezervuarit të Pacomit në Përmet. Por vendimi i përjashtimit nga tenderat u rrëzuan në gjykatë dhe kompania nuk u largua asnjë ditë nga tenderat publikë.

Ndërkohë, Alko Impex është një tjetër kompani me lidhje të fuqishme në qeveri. Ajo zotërohet nga Arbër Abazi, nipi i ish deputetit socialist, Sadri Abazi. Megjithatë lidhjet e Alkos me maxhorancën burojnë nga një tjetër qendër shumë e fuqishme pushteti. Kjo kompani është një nga përfitueset më të mëdha të tenderave të pastrimit në shumë bashki të vendit, ndërkohë që segmenti tjetër i kontratave të saj me shtetin është ai i mirëmbajtjes së rrugëve./ Kapitali.al

Lexo edhe:

Artan Sako i “2T” që ka marrë miliona euro tendera thirret në SPAK

Etiketa: 2TArtan Sakotenderujësjellësvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Roja gjendet i varur në pallatin ku punonte

12:40 : 27/06/2025
AKTUALITET

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

18:01 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Plas grushti mes 3 vajzave në Vlorë, kapen për flokësh për një vend parkimi

16:45 : 26/06/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier–Vlorë, plagosen shoferi dhe dy turistë britanikë

16:13 : 26/06/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë, arrestohet 26 -vjeçari në Sarandë

15:57 : 26/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Vlorë, taksia me dy turistë përfundon jashtë rruge

13:46 : 26/06/2025
Para

E rëndë/ Ishte duke u stërvitur, makina përplas për vdekje sportisten shqiptare

TË GJITHA

Ylli i Barcelonës bën një hap pas, pranon ulje page për të rinovuar kontratën

16:52 : 27/06/2025

Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor, plagoset i mituri

16:49 : 27/06/2025

Pas rrahjes nga gardianët/ I dënuari u vetëvra në burgun e Reçit, Prokuria merr të pandehur 6 policët

16:42 : 27/06/2025

80 mln euro për një lojtar që ka 6 muaj në skenë? Bayern ka një plan “Muller 2.0”

16:39 : 27/06/2025

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025

Investigimi/ Ja bizneset shqiptare që trafikojnë kokainë nga Ekuadori, kryeson “Bana King” e Trifon Muratajt

16:25 : 27/06/2025

Elbasani akord me lojtarin e Shpresave të Maqedonisë së Veriut

16:20 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com