• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këshilli Bashkiak mblidhet për herë të parë pas arrestimit të Veliajt/ Alimehmeti: Bashkia ka rënë!

18:56 : 26/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e parë që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliajjt me urdhër të SPAK.

Këshilltarët e opozitës kishin kërkuar që në rendin e ditës të futej dhe një mocion me debat, ku të votonin për shkarkimin e Erion Veliajt, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga socialistët dhe kjo gjë ka shkaktuar debate dhe përplasje të forta.

Debatet sollën që mbledhja të ndërpritej një herë e me kthimin sërish, socialistët i votuan pikat e rendit të ditës pa diskutime.

Pas mbledhjes së Këshillit, Ilir Alimehmeti deklaroi se sot kishte një mungesë të theksuar të këshilltarëve socialistë, madje mungonte dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko, teksa mbledhja është drejtuar nga zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj.

Alimehmeti deklaroi se këshilltarëve të opozitës u është mohuar në mbledhjen e sotme edhe fjalëa e lirë, teksa shtoi se sot institucioni i Bashkisë ka rënë.

Lexo edhe:

Numërohen 18 kuti në Tiranë, ja kush kryeson

Nis numërimi në Tiranë, PD kryeson në kutinë e parë

Ilir Alimehmeti: Është shumë e qartë që Bashkia e Tiranës po vuan thellë të abuzimit të fondeve, kjo për shkakun që tashmë e dimë shumë mirë, të zotit Veliaj që abuzoi për shumë vite e tani është i burgosur në Durrës. Për këto arsye, Këshilli Bashkiak menjëherë duhet të kishte reaguar që prej arrestimit të tij, nuk e bëri.

Mund të kishte thirrur mbledhje emergjente, nuk e bëri. Mund të kishte thirrur edhe mbledhje të zakonshme me rend dite, ku të diskutonte absolutisht këtë situatë që kemi, mungesën dhe për çfarë arsye vazhdon Erion Veliaj të drejtojë bashkinë. Duhej debatuar nëse duhej shkarkuar nga ana e Këshillit Bashkiak apo jo. Nuk e bëri, kërkoi opozita e bashkuar të futej debati për shkarkimin e Erion Veliaj dhe më tej do të hidhej me votë, jo nuk u lejua as fjala për procedurë.

Dhe fjala e lirë u mohua nga ana e nënkryetarit, zotit Hodaj, sepse dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak sot mungonte, siç vumë re edhe shumë mungesa të tjera këshilltarësh bashkiakë brenda, duke e ditur fare mirë se për çfarë do të diskutohej. Pra, sot ne jemi në kushtet kur një institucion bie sepse ka rënë kryetari i saj, sepse nënkryetari nuk është emëruar nga Këshilli Bashkiak dhe kjo është një temë tjetër shkelje. Sepse kryesia e Këshillit Bashkiak nuk bën punën e vetë, që do të thotë, t’i japë fjalën përfaqësuesve të njerëzve. Secili nga ne është përfaqësues i njerëzve dhe secili ka të drejtën të marrë fjalën dhe të propozojë.

Ndërkohë, Tedi Blushi ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës, se ka marrë jashtë ligjit kompetencat e kryetarit të bashkisë.

Tedi Blushi: Çeta e atyre njerëzve që rrethuan gjykatën ditën kur do të jepej masa e arrestimit me burg ndaj Veliajt, sot konsumuan një tjetër krimin, duke shkelur jo vetëm ligjin dhe rregulloren, por edhe duke mos pranuar të shqyrtojnë dhe të hedhin në votim kërkesën e opozitës së vërtetë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që në rrugë zyrtare dhe institucione e kishin dorëzuar këtë kërkesë.

Edi Rama sot ngarkoi dhe urdhëroi zv/ministrin e Brendshëm të drejtonte mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të dhënë mesazhin se në këtë mbledhje do të ndalohej me dhunë një e drejtë ligjore e opozitës, kërkesa për mocion me debat, për një ish-kryetar bashkie i cili ndodhet sot në arrest, jo për aferat e përbindshme si inceneratori që nuk ekziston, tek ‘5D’, vrasja e Ardit Gjoklajt përgjegjës për të cilën ai është, por për shpenzimet e luksit të bashkëshortes së tij, që në vlerësimin e opozitës është vetëm maja e ajsbergut të krimeve që ai ka bërë.

Meqë ai nuk është më kryetar bashkie, Edi Rama solli zv/ministrin e Brendshëm për të drejtuar me çizme mbledhjen e këshillit bashkiak dhe siç u informuat kjo mbledhje përfundoi pa hedhur në votim asnjë kërkesë të opozitës, ku thelbi qëndron pikërisht te mocioni për shkarkimin e një kryetari bashkie, që nuk ka më asnjë të drejtë të drejtojë as një sekondë më tepër këtë institucion dhe jo më tani që ndodhet i izoluar në qelitë e Durrësit, nga vazhdon të vjedhë sërish

Etiketa: arrestimiBashkiaErion VeliajIlir Alimehmetikeshilli bashkiakTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numërohen 18 kuti në Tiranë, ja kush kryeson

02:44 : 12/05/2025
AKTUALITET

Nis numërimi në Tiranë, PD kryeson në kutinë e parë

01:00 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

15:55 : 11/05/2025
AKTUALITET

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

15:41 : 11/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Zyrtarët e bashkisë Kamëz ndalojnë qytetarët jashtë qendrave të votimit

10:32 : 11/05/2025
AKTUALITET

Probleme me pajisjen e identifikimit biometrik! Qytetarët nuk mund të votojnë në një QV në Tiranë

07:51 : 11/05/2025
Para

Gjendet i vdekur në rrugë një person në Astir

TË GJITHA

Numërohen 76 kuti në qarkun e Korçës, PS ruan avantazhin

04:18 : 12/05/2025

Numërohen 452 kuti votimi në gjithë vendin! Thellohet diferenca

04:10 : 12/05/2025

Shkoder/ PD ruan avantazhin, e ndjek PS dhe PSD

03:57 : 12/05/2025

Qarku Elbasan/ PS kryeson, numërohen 22 kuti

03:52 : 12/05/2025

EMRI/ Arrestohet babai i kandidates për deputete në Fier

03:36 : 12/05/2025

PS kryeson edhe në Dibër, ja sa vota merr PD në 16 kutitë e para

03:29 : 12/05/2025

Qarku Lezhë/ PD thellon avantazhin ndaj forcave të tjera politike

03:21 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com