• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtet vrasësish! Mandarinat me helme që bllokoi Kroacia iu shitën qytetarëve shqiptarë

10:11 : 26/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, SHENDETI

Mandarinat me helme që u bllokuan nga Kroacia në dhjetor të vitit të kaluar iu shitën qytetarëve shqiptarë pas kthimit nga shteti fqinj. Edhe pse produktet e rrezikshme duhet të ishin shkatërruar, ato janë rihedhur sërish në treg, nën hundën e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit dhe gjithë strukturave të tjera shtetërore që duhet të garantojnë shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.

Skandali i rëndë është konfirmuar nga prokuroria e Beratit. WebLajm.com informon se një ditë më parë, organi i akuzës arrestoi tre persona mes të cilëve dhe një inspektor të AKU-së në Berat, të cilët pas kthimit të mandarinave nga Kroacia në vend të groposjes dhe shkatërrimit të tyre i kanë rihedhur sërish në treg duke iu shitur qytetarëve 10 tonë mandarina me helme.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, pas hetimeve disa mujore të kryera në kuadër të Procedimit Penal nr. 768 të vitit 2024, ka regjistruar për veprat penale:

“Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”

Lexo edhe:

Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen 4 ‘skifterët’ shqiptarë

6 ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës

“Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”

“Mashtrimi me produktet ushqimore”

“Shpërdorimi i detyrës”

këto veprime janë parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 të Kodit Penal. Si rezultat i hetimeve, janë ndaluar shtetasit:

Arben Dyli, lindur në vitin 1969

Elton Tafa, lindur në vitin 1979

Elson Tahiraj, lindur në vitin 1995

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi Elton Tafa, me profesion fermer, ka shitur shtetasit Arben Dyli (administrator i pikës së grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonësh mandarina, të cilat më pas, subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë.

Nga autoritetet kroate janë kryer analizat e nevojshme, nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”, një pesticid i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për tu përdorur. Në këto kushte, ngarkesa e mandarinave është kthyer mbrapa në vendin e origjinës, ku rezulton se është tërhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe më pas dyshohet se është hedhur sërish në treg, duke mos e asgjësuar sipas procedurës përkatëse.

Gjithashtu, dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve, ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme, ndër to edhe për subjektin e shtetasit Arben Dyli.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme hetimore./ Weblajm.com

Etiketa: mandarinapesticideshqiptareushqime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen 4 ‘skifterët’ shqiptarë

14:00 : 25/08/2025
SHENDETI

6 ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës

22:47 : 23/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti i rëndë me 3 shqiptarë të vdekur në Greqi, arrestohet shoferi bullgar

19:24 : 22/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë

08:20 : 22/08/2025
AKTUALITET

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 në pranga! Kërcënuan policët me kaçavidë

16:36 : 21/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025
Para

Erion Veliaj ankimon masën e sigurisë “arrest me burg”

TË GJITHA

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

15:37 : 26/08/2025

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

15:27 : 26/08/2025

Europa në flakë, 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

15:06 : 26/08/2025

Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri/ EMRAT – Akuzat

14:49 : 26/08/2025

Legjislatura e 11-të e Kuvendit, shtohen 3 komisione parlamentare

14:32 : 26/08/2025

Rama pret e përcjell vartësit, në Kryeministri shkon edhe Behgjet Pacolli

14:13 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com