• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisionerja europiane: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor po përshpejtohet, ndikuar nga gjeopolitika

18:30 : 16/02/2025
në AKTUALITET, BOTA, RAJONI

Përfaqësues të Bashkimit Europian theksuan në Konferencën e Sigurisë në Mynih se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të përshpejtohet, duke shqyrtuar arritjen e kritereve dhe të meritës. Komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, tha sot në një panel diskutimi gjatë kësaj konference, se krahas standarteve të kërkuara, një ndikim të rëndësishëm në anëtarësimet e reja kanë edhe gjeopolitika dhe vullneti i vendeve anëtare. Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama dhe Mickoski, shprehën vendosmërinë për këtë anëtarësim, duke kërkuar shpejtim të procesit.

Komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, tha sot në Mynih se procesi i zgjerimit po ndikohet nga gjeopolitika, ndërsa vendet po i përmbushin teknikisht kërkesat.

Duke folur në panelin e diskutimit të konferencës së sigurisë mbi gatishmërinë për të përshpejtuar anëtarësimit të Ballkanit në BE, komisionerja Kos tha se anëtarësimi në BE është bërë më i vështirë, tani, ndryshe nga disa vite më parë kur shiheshin disa çështje ekonomike.

Ajo shtoi se tani ka forca të jashtme që ndikojnë, përçajnë dhe duan të shohin që BE-ja të dështojë, ndaj përparësi nuk është vetëm zgjerimi, por është Bashkimi i Europës, ndaj procesi i anëtarësimit po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm, sepse BE- u krijua për të ruajtur paqen, lirinë, sigurinë dhe prosperitetin dhe këtu qëndron fuqia e saj.

Lexo edhe:

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

“Kur vjen fjala për pjesën teknike, ne mund të përmbyllim me Malin e Zi dhe Shqipërinë deri në vitin 2026 apo në 2027, por ka edhe një pjesë politike, që do të thotë se asnjë hap i rëndësishëm nuk mund të ndërmerret pa vullnetin e shteteve anëtare”, tha komisionerja Kos.

Ajo theksoi se duhet folur me shtetet anëtare për sa mund të bëjnë në pjesën e bazuar në meritat, por edhe sa i takon vullnetit politik, sepse gjeopolitika luan një rol të rëndësishëm, dhe se zgjerimi mund të jetë elementi më i rëndësishëm i garancisë së sigurisë.

Komisionerja Kos theksoi se duhet bërë një dallim mes pjesës teknike dhe asaj politike të procesit, ndërsa disa njerëz shohin një mospërputhje midis procesit të bazuar në meritë dhe gjeopolitikë, ose midis vlerave dhe procesit ekonomik, por nëse merret në konsideratë situata, mund të bëhet shumë më tepër.

Krahas vendeve të Ballkanit Perëndimor, ajo shtoi se disa vende nga veriu i Europës po rivlerësojnë mundësinë e përfshirjes në BE, duke theksuar nga ana tjetër se procesi i zgjerimit po përshpejtohet, sidomos me Ukrainën dhe se BE-ja po punon 2-3 herë më shpejt se sa punon zakonisht.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dëshiron dhe përpiqet prej shumë kohësh që të anëtarësohet në BE, e cila së bashku me Ballkanin Perëndimor duhet të bëhen gjithnjë e më të aftë për t’iu përshtatur sfidave të reja dhe për të fituar kohën e humbur me kaq shumë rregullore e bisedime dhe me kaq pak veprim.

“Mendoj se kjo tani mund të përshpejtohet shumë më tepër dhe BE-ja duhet të ndryshojë”, tha zoti Rama. Ai vërejti se BE po ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak, edhe pse ka ndryshuar qëndrim ndaj Ballkanit Perëndimor dhe për sa i takon ritmit të përafrimit me të, por sipas tij, BE-ja ka sot shumë nevojë për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kujtoi se Shkupi e ka nisur rrugëtimin për në BE shumë përpara Shqipërisë dhe Kroacisë, dy dekada e gjysmë më parë, e tashmë Kroacia është pjesë e BE-së, por Maqedonia e Veiut ka mbetur në të njëjtin vend, ku ishte dy dekada e gjysmë më parë.

“Qëllimi ynë është dhe do të mbetet që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian dhe për këtë nuk ka dhe nuk duhet të ketë asnjë dyshim”, tha zoti Mickoski. Ai vërejti se procesi i bazuar në meritë Shkupit i duket si një objektiv që gjithnjë zhvendoset dhe është i komplikuar, sepse disa vende shtojnë herë pas here kërkesa ndaj Maqedonisë së Veriut, si ndryshimi i emrit apo i flamurit etj., çka prekin çështje të brendshme të vendit dhe sjellin vuajtje nga standartet e dyfishta.

Përfaqësues të BE-së mendojnë se çështjet dypalëshe duhen zgjidhur jashtë Bashkimit Europian dhe se ato kohë pas kohe vështirësojnë ecurinë e vendeve drejt Bashkimit Europian.

Komisionerja Kos tha se tashmë është koha që të ecet përpara edhe në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, mes Sofies dhe Shkupit, e Bosnjes po ashtu, sepse tani është koha e duhur për të forcuar Bashkimin e Europës në pikëpamje të sigurisë, mbrojtjes dhe paqes./VOA

Etiketa: ballkani perendimorBEKomisionerja e BE-së për zgjeriminMarta Kos

Lajme të lidhura

RAJONI

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

09:17 : 24/08/2025
RAJONI

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

12:49 : 23/08/2025
AKTUALITET

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

17:45 : 22/08/2025
BOTA

A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

08:36 : 22/08/2025
BOTA

Kosovë/ Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt Kuvendin

19:14 : 20/08/2025
AKTUALITET

Bizneset shqiptare përdorin inteligjencën Artificiale më shumë se Rajoni dhe BE-ja

08:11 : 20/08/2025
Para

Tërmet në Itali, magnituda dhe epiqendra

TË GJITHA

Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar/ EMRI

10:37 : 24/08/2025

Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet sensuale

10:31 : 24/08/2025

Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Vajza: Do i bëj babit atë që i bëri mamit, do hakmerrem!

10:26 : 24/08/2025

Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

10:13 : 24/08/2025

Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

10:00 : 24/08/2025

Vëllezër armësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

09:52 : 24/08/2025

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin/ EMRAT

09:31 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com