• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fundi i të vendosurit vetë?!

17:00 : 08/02/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Kevin Agolli

“Këtë e di unë”. Kjo duhet të ketë qene fjalia e këtyre katër viteve që Albin Kurti ka patur në mendje në çdo dalje publike, takim negociatash, me miq, aleatë, kundërshtarë, bashkëpunëtorë dhe jo vetëm. Megjithatë katër vitet mbaruan dhe tani se çdo të ndodhë të dielën, as Albini nuk e di. Sidoqoftë, për të folur për të dielën, duhet të kuptojmë katër vitet e asaj që ka bërë Kurti, dhe jo vetëm të asaj që ai ka ditur në mendjen e tij.

Zgjedhjet e të dielës në Kosovë do të nisin pikësëpari nga kjo gjë, rezymeja e mandatit të parë të Albin Kurtit si Kryeministër. Një investim durimi ndaj çdo tundimi, lufte dhe sfide prej shumë vitesh, deri në kurorëzimin pa kontestime të Kurtit si Kryeministër katër vite më parë. Pas kësaj, një kalvar ngjarjesh me jo aq shumë efikasitet, por padiskutim me shumë dhimbje koke për të gjithë ata që me Kosovën i lidh diçka.

Entuziazmi i njerëzve në zgjedhjen e Kurtit si Kryeministër në shkurtin e 2021, ishte mbase më i madh edhe se i vetë Albinit për arritjen e objektivit të tij. Mbase sepse ai, si një David, do të gjente përballë për të ndeshur disa Goliath kësaj radhe, në këtë adaptim modern të një përballjeje Biblike, por me fundin që mbetet ende për tu shkruajtur.

Lufta kundër korrupsionit, rritja e pagave dhe kontrolli i plotë territorial i Kosovës, mund të cilësohen jo vetëm si arritje, por edhe si hedhja e rrënjëve në ndërtimin e identitetit shtetar të Kosovës. Megjithatë, çdo progres që ka bërë qeveria Kurti në këto katër vite për forcimin e pozitave të brendshme të shtetit, mbetet si një mirazh në mesin e një shkretëtire, përballë sfidës jetike që ka Kosova; marrëveshja me Serbinë dhe pranimi i saj si shtet në OKB.

Lexo edhe:

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

Kjo pa harruar edhe stabilitetin e brendshëm përballë çdo rreziku dhe kërcënimi, që asesi nuk është në gjendje për t’i menaxhuar e vetme, pa ndihmën e aleatëve të saj. Dhe këtu fillojnë sfidat dhe dyshimet, në atë që është bërë dhe çfarë mund të bëhet. Kur flitet për zgjedhjet në Kosovë, nuk mund të përdorim të njëjtën narrativë, me ato të vendeve të tjera; përfshirë dhe Shqipërinë, me zgjedhjet tona thjesht pak muaj më vonë.

Problemi kryesor i Kosovës mbetet Beogradi. Megjithatë në mënyrë paradoksale, në qeverisjen Kurti, problem janë kthyer investitorët dhe aleatët e ndërtimit të shtetit të dytë shqiptar në rajon. Kjo sepse Kurti, ndryshe nga çdo paraardhës i tij, i ka rënë me kokë çdo muri që i është vendosur para. Kokëfortësia e tij është kthyer në një dhimbje koke për këdo që është gjendur i ulur në të njëjtën tryezë më të.

Albin Kurti ka vendosur parimin dhe bashkë me të dhe shfrytëzimin e një narrative patriotike, për të shpjeguar marrëdhënien e komplikuar me Serbinë. Dhe me të drejtë! Megjithatë, parimi i Albinit, jo pa shkak, ngatërrohet me një surrealizëm te tijin kur vjen puna te linja e politikës së jashtme, që qeveria e tij ka zgjedhur të ndjekë këto katër vite.

Kurti, me ose pa dashjen e tij, harron varësinë jetike që Kosova ka kundrejt aleatëve të saj. Dhe në përpjekjen e tij për tu treguar hero në një kohë pa kohë, e ka çuar në pikën më të keqe marrëdhënien e Kosovës me ta. Aq sa, në 2023-in mori sanksione nga ana e Bashkimit Europian, duke e bërë për çdo dashakeqës, të krahasueshme me vende si Bjellorusia ose dhe më keq. Edhe pse ato sanksione përveçse absurde, mund t’i quajmë fare mirë si një lajthitje të Brukselit, këmbanat ranë dhe tingulli vazhdon të dëgjohet.

Nga ana tjetër rizgjedhja e Trump në Shtëpinë e Bardhë, risjell përplasje të vjetra në një kohezion të ri. Edhe pse Kosova është tërësisht periferike nga dosjet dhe planet që Trump ka në zyrën ovale, Amerika mbetet Amerika, mbi të gjitha për shqiptarët.

Sidomos kur brenda asaj zyre fluturon një “mizë” si Richard Grenell, që fluturon sa nga veshi i Trumpit në Prishtinë. Mbi të gjitha këto ditë, që më shumë duket si kryetari i opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, me sulme të njëpasnjëshme ndaj Kryeministrit të Kosovës, sa si i Dërguari Special i Presidentit për Misione të Veçanta.

Etiketa: Fundi i të vendosurit vetëKevin AgollikosoveKurti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

11:20 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Sëmundja e murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi

15:04 : 05/06/2025
RAJONI

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:02 : 05/06/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 27-të për konstituimin e kuvendit

09:16 : 05/06/2025
RAJONI

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë, do të caktohet në ditët në vijim

16:38 : 04/06/2025
Para

Aksident në Unazën e Madhe, makina përplaset me lopën

TË GJITHA

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë

15:17 : 07/06/2025

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025

Jozi harron Loredanën? Puthje dhe përqafime me vajzë ‘misterioze’

15:01 : 07/06/2025

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

14:51 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com