• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pretenca/ SPAK kërkon të shpallet fajtor kryebashkiaku i Devollit, por jo burg për të

10:12 : 05/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon dënimin me 1 vit burgim për kreun e Bashkisë së Devollit, Eduard Duro, që t’i konvertohet në 3 vite shërbim prove dhe dënimin plotësues me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 1 vjeçare.

Pretenca është lexuar këtë të mërkurë në SPAK nga prokurori Dritan Prençi, teksa Eduard Duro është marrë i pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Të njëjtin dënim SPAK ka kërkuar edhe për 4 zyrtarët e tjerë që janë marrë të pandehur, më konkretisht shtetasit Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu.

Kryebashkiaku i Devollit akuzohet nga SPAK se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje. Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion nga një subjekt tjetër.

Eduard Duro u zgjodh kryebashkiak i Devollit në vitin 2019, kur Partia Demokratike vendosi t’i bojkotonte zgjedhjet lokale, teksa në zgjedhjet e vitit 2023, ai arriti të rizgjidhej sërish.

Lexo edhe:

Kërkon lirinë/ Zbardhen argumentet e Metës në GJKKO: S’kam asnjë lidhje me pagesat për lobimin

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

HETIMET E SPAK

Prokuroria e Posaçme e akuzon Duron për “shpërdorim detyre” në rastin e dhënies së licensës për një pikë karburanti në Bilisht që dyshohet se është ndërtuar pa leje.

SPAK thotë se nga aktet e administruara rezulton se janë konstatuar shkelje ligjore nga njësia Administrative Qendër Bilisht, me dhënien e një lejeje në vitin 2015 dhe një autorizimi në vitin 2020 shoqërisë Genci Petrol”, sh.p.k., për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll, Kapshticë.

Prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.

Në kohën kur mbante detyrën e Administratorit të komanduar të Njësisë Qendër Bilisht, shtetasja Vojsava Bregu mundësoi shoqërisë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k me lejen nr.4, në 27 gusht të 2015 “për tregtimin me pakicë të karburanteve+GLN”, me vendndodhje të aktivitetit tregtar në Devoll, Kapshticë.

Dhënia e lejes ishte në kundërshtim me ligjin nr.8450, dt 24.02.1999 dhe VKM nr.170, dt.25.04.2002. Subjekti “Genci Petrol”, sh.p.k. në kohën e dhënies së saj nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar; a. aktin e kontrollit, b. lejen e shfrytëzimit për stacionin e karburantit dhe c.autorizimin për hyrje-daljet në rrugë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, si rrugë interurbane dytësore.

Nga aktet e administruara rezulton se shtetasi Eduard Duro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, me autorizimin nr. 1543 prot., datë 23.06.2020 “Për tregtimin me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës dhe vajrave lubrifikante, në stacionin rruga nacionale Bilisht-Kapshticë, kilometri 10, në afërsi të Doganës, Kapshticë”.

Autorizimi i mësipërm është dhënë në kundërshtim me ligjin nr. 8450, dt 24.02.1999 dhe VKM nr. 970 dt. 2.12.2015 dhe në këtë kohë “Genci Petrol” sh.p.k. nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar; a.çertifikatën e përdorimit të objektit stacion karburanti dhe b.autorizimin për hyrje-dalje në rrugë nga enti pronar i rrugës. Për këtë objekt të kundraligjshëm, me vendim të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nr. 437, datë 04.10.2019 ishte vendosur edhe prishja e tij.

Etiketa: BurgEduard Durokarburantilicensoipa lejepretencaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkon lirinë/ Zbardhen argumentet e Metës në GJKKO: S’kam asnjë lidhje me pagesat për lobimin

12:58 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025
AKTUALITET

Vlorë/ IKMT aksion te “Uji i Ftohtë”, prish pilotat e Moisi Lazajt të hedhura në tokë publike (VIDEO)

11:38 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

10:43 : 26/06/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dumani: Kallëzimet e partive ishin të pasakta, sekuestruam dokumente të rëndësishme

10:25 : 26/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

09:24 : 26/06/2025
Para

Tërmetet/ Të gjithë ia "mbathën" nga Santorini, por shqiptari refuzon: As nuk e imagjinoj që të largohem

TË GJITHA

FOTO/ Raqkës së Korçës i “mbin” puseta në mes të rrugës, rrezik për mjetet dhe këmbësorët

14:07 : 26/06/2025

Kishte ndërtuar bunker nën tokë! Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador

14:03 : 26/06/2025

Aksident në Vlorë, taksia me dy turistë përfundon jashtë rruge

13:46 : 26/06/2025

Ndahet nga jeta mjekja anesteziste në QSUT, Nertila Kodra Gora

13:39 : 26/06/2025

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

13:34 : 26/06/2025

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

13:30 : 26/06/2025

I “zhdukur” prej një jave/ Ajatollahu: E shtypëm Izraelin, SHBA-së i dhamë një shuplakë të rëndë

13:27 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com