• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Grenell: Qeveria e Kurtit nuk është partnere e besueshme

17:06 : 03/02/2025
në RAJONI

I dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Në një postim në rrjetin X, Grenell shkroi se edhe republikanët, edhe demokratët në SHBA e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin “për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin”.

Ngjashëm, edhe Bashkimi Evropian, edhe NATO-ja, sipas tij.

“Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X.

Lexo edhe:

Dështimi i 33-të i konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kurti pas deklaratës së Trumpit: T’i bëhet trysni Beogradit

Radio Evropa e Lirë kontaktoi kabinetin e kryeministrit Kurti, në lidhje me këto komente, por nuk mori përgjigje.

Gjatë viteve të fundit, Kurti ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave nga aleatët ndërkombëtarë, për shkak të disa vendimeve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – që lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe.

Kurti i ka justifikuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Por, bashkësia ndërkombëtare, në disa raste, i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët.

Sipas saj, hapat e tillë duhej të diskutoheshin në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

James O’Brien, i cili në administratën e paraardhësit të Trumpit, Joe Biden, ka shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit, ka thënë se Kurti, me veprime të tilla, ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

Edhe pas kësaj deklarate, Kurti ka këmbëngulur se SHBA-ja mbetet partnerja më e rëndësishme e Kosovës.

Kurti e ka uruar Trumpin pas fitores në zgjedhjet e 5 nëntorit, duke thënë se pret “të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”.

Në një intervistë dhënë gazetës spanjolle El Mundo, më 28 janar, ai ka përsëritur se Kosova ka marrëdhënie të forta dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe se nuk pret që qëndrimi i tyre për Kosovën të ndryshojë.

“Ne punojmë ngushtë me Uashingtonin. Unë besoj se ndryshimi midis administratës Biden dhe Trump qëndron ndoshta në çështje të politikës së brendshme”, ka thënë Kurti.

Por, bashkëpartiaku i tij, Glauk Konjufca, ka thënë për Radio-Televizionin e Kosovës se administrata e Bidenit dhe ajo e Barack Obamës “e kanë vendosur Kosovën në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë”.

Pa specifikuar shumë, ai ka thënë se, gjatë kohës së tyre, “kanë ndodhur disa çështje që i ka shtyrë Serbia, e që e kanë dëmtuar shumë reputacionin e Kosovës”.

Në postimin e tij në X, i cili vjen disa dita para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Grenell tha po ashtu se retorika që përdor Kurti, duke pretenduar se ai është i afërt me SHBA-në, “është absolutisht e rreme”.

“Kurti ka qenë, gjithashtu, kundër çdo ideje të SHBA-së, të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”, tha Grenell.

Gjatë mandatit të parë të Trumpit si president, Grenell ka shërbyer si i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Edhe gjatë asaj kohe, Grenell e ka kritikuar publikisht Kurtin, duke e cilësuar si “antiamerikan”.

Tensionet kanë kulmuar në mars të vitit 2020, kur Kurti ka qenë në krye të Qeverisë së Kosovës, por ajo qeveri është rrëzuar nëpërmjet një mocioni mosbesimi.

Kurti ka pretenduar se ky veprim ka qenë i orkestruar me mbështetjen e Grenellit./REL

Etiketa: albin kurtikosoveRichard Grenell

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështimi i 33-të i konstituimi i Kuvendit të Kosovës

10:36 : 17/06/2025
RAJONI

Kurti pas deklaratës së Trumpit: T’i bëhet trysni Beogradit

11:46 : 16/06/2025
RAJONI

Kosova dëbon policin nga komuniteti serb! Sveçla: Është person i rekrutuar nga institucionet e inteligjencës

16:25 : 14/06/2025
RAJONI

Kosova ndalon tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

15:04 : 14/06/2025
RAJONI

Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur – Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

09:41 : 14/06/2025
RAJONI

Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

19:58 : 13/06/2025
Para

Trajneri i Atalantës: VAR-i i padobishëm, e ka tjetërsuar futbollin

TË GJITHA

“Skandal te Onkologjiku”/ Gazetari denoncon sërish: Pacientët me kancer sorollaten për një skaner

11:10 : 17/06/2025

Nxori në shitje Hernandez, Panucci del kundër Igli Tares

10:58 : 17/06/2025

Anuloi festën e PS për dasmën e Alex Soros, “Vogue” publikon foton e Edi Ramës

10:54 : 17/06/2025

E rëndë në Gjermani, nëna fut në lavatriçe foshnjën e porsalindur

10:43 : 17/06/2025

Vijon skandali! Teza e Matematikës publikohet sërish në rrjete sociale/ FOTO

10:39 : 17/06/2025

Dështimi i 33-të i konstituimi i Kuvendit të Kosovës

10:36 : 17/06/2025

Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Tiranë 54-vjeçari i kërkuar nga Italia/ EMRI

10:25 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com