Emisioni “Plug”
Arben Ahmetaj denoncoi tek emisioni “Çim Peka Live” se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është kopështi privat i Edi Ramës, ku miliona euro tendera shkojnë për llogari të baxhanakut të kryeministrit, Armand Frangu.
Ndërsa ish numri 2 i qeverisë, nxori prova të mjaftueshme për të vënë në lëvizje institucionet e drejtësisë, emisioni “Plug” investigoi edhe më tej. Faktet e zbuluara do të ishin tronditëse, pasi kompanitë dhe individët e përmendur nga ish-zëvendës kryeministri kanë marrë plot 53 milionë euto nga AKSHI, por edhe disa kompani të tjera shtetërore, përfshi edhe SPAK. Edhe pse në pamje të parë, kompanitë që kanë përfituar këto tendera kanë krijuar distancim nga familja kryeministrore, gjurmët e lëna pas, ngrenë dyshime të forta për abuzim, konflitk interesi, madje edhe korrupsion.
Gerond Meçe është personi kyç i përfitimit të 53 milionë euro tendera nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Meçe i është futur zyrtarisht biznesin e teknologjisë në vitin 2010, kur familjarët e tij i kaluan aksionet e kompanisë ABS, (Advanced Business Solutions).
Në vitin 2011 sëbashku me Armand Frangun, baxhanakun e kryeministrit Edi Rama, themelojnë kompaninë B360 dhe vetëm një vit më vonë largohet nga kjo kompani, të paktën në dokumente, pasi lidhjet mes tyre do të vijojnë për shumë vite me radhë, në mos si bashkëaksioner, si dy biznesmenë që ndajnë të njëjtën adresë. Në shkurt të vitit 2020, Gerond Meçe do të themelonte një tjetër kompani, AIBS, e cila siç rezulton nga dokumentet, bëhet pjesë e xhirimit të milionave të marra nga tenderat e AKSHIT. Le ti marrim me radhë:
Sipas të dhënave të depozituara në QKB, Kompania ABS ka një rritje galopante të faturimit nga viti 2012. Nëse në këtë vit, kur Rilindja dhe Edi Rama nuk kishte ardhur në pushtet, ABS e Gerond Meçes kishte një xhiro rreth 131 milionë lekë në vit, sot ajo deklaron si xhiro plot 1 miliardë e 865 milionë lekë, ose 18 milionë euro. Burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë së Gerond Meçes mbetet AKSHI, por nuk mbesin pas as institucionet e tjera:
Në vitin 2016, ABS ka përfituar tender në vlerën 30.000.000 lekë, në vitin 2018 nga Albpetrol ka përfituar 11 milionë lekë dhe në vitin 2019 nga OST rreth 35 milionë lekë të reja. Tenderat e marra nga kjo kompani kanë vijuar periodikisht ku në vitin 2020, KESH do t’i jepte 27 milionë lekë e një vit më vonë edhe OSHEE do t’i jepte 88 milionë lekë tendera. Për vitin 2024 ABS, e Gerond Meçes u shpall fituese e tenderit 15 milionë lekë nga ANTA.
VITI 2016/ UKT – Tender 30.000.000 lekë
VITI 2018/ ALBPETROL – Tender 11.000.000 lekë
VITI 2019/ OST – 35.000.000 lekë.
VITI 2020/ KESH – Tender 27.000.000 lekë
VITI 2021/ OSHE – Tender 88.000.000 lekë.
VITI 2024/ ANTA – Tender 15.000.000 lekë
Por jo vetëm kaq, kompania ABS, e Gerond Meçes, ish-ortakut në letra të baxhanakut të kryeministrit Edi Rama dhe njëkohësisht fqinj në biznese konkurente, rezulton e preferuara e të gjitha institucioneve shtetërore kur bëhet fjalë për investime në teknologji dhe kibernetikë. Në të dhënat e Opencorporate nuk listohet procedurat prokuruese pranë AKSHI, për këtë kompani. Por të dhënat e detajuara i kemi përfituar pranë Openspending, ku rezulton se për vitet 2014- 2018, kjo kompani ka përfituar rreth 8. 5 milionë euro tendera dhe për periudhën 2019-2025 pagesat nga thesari përllogariten në 4. 5 miliardë lekë apo 45 milionë euro. Nga këto, 35 milionë euro, kompania e Gerond Meçes i ka përfituar vetëm nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë dhe Informacionit.
Mbi 10 milionë euro nga paratë publike, ABS, i ka përfituar nga institucione si Bashkia Tiranë, Insituti i Shëndetit Publik, Parlamenti, INUK, Doganat, Tatimet, AZHBR apo edhe institucionet e drejtësisë si SPAK apo Gjykata e Lartë. Bie në sy se shumë nga këto tendera janë me flamur të kuq, e pa garë reale.
Kjo ishte një përmbledhje se si kompania ABS, ktheu AKSHI-n dhe institucionet e tjera shtetërore në kopësht nga ku merr miliona euro çdo vit, ndërsa në vijim do ju sjellim edhe gjurmët e lëna rrugës, për lidhjet me familjen kryeministrore. Dyshimet janë të forta për vijimin e ortakërisë me Gerond Meçes dhe Armand Fagut, baxhanakut të kryeministrit Edi Rama. Bizneset e tyre rezultojnë në të njëjtën adresë, madje edhe me ofrime shërbimesh karshi njeri-tjetrit me përfitime të majme për secilin.
Armand Frangu, baxhanaku i kryeministri Edi Rama, sipas të dhënave të siguruara nga QKB, rezulton aksioner në 2 kompani, B360 e bashkëthemeluar me Gerond Meçe dhe SIRMA e themeluar në vitin 2017 me ortak kompaninë SIRMA inc ku Armand Frangu ka në zotërim 45% të aksioneve. Të dyja këto kompani kanë si object shërbimet IT.
Emisioni PLUG analizoi të dhënat e këtyre kompanie dhe punonjëist e tyre, ku gjenden edhe gjurmët e para të lidhjeve të kompanive të Gerond mecces dhe Armand Frangut, për të faktuar më pas nëse Frangu ka përfituar para publike nëpërmjet ABS.
Për këtë na vjen në ndihmë profili në Linkedin i punonjëses Gloria Avramushi.
Gloria Avramushi ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2017 dhe menjëherë ka filluar punë pranë kompanisë SIRMA, ku aksioner është Armand Frangu.
Në Linkedin zonjusha Avramushi detajon disa nga projeket që ajo ka patur ndër vite si punonjëse, ndër të cilat:
Një projekt është ai i “Certificates of Professional Competence” nga Drejtoria e Transportit Rrugor, sipas linkedin SIRMA ka ndërtuar sistemin softuare për Lejet e Drejtimit. Ky projekt është zbatuar në periudhën shkurt 2019-mars 2020. Nga të dhënat e mbledhura është pikërisht kompania ABS që ka fituar tenderin e zhvilluar nga AKSHI në vitin 2018. Tender “Plotësimi i sistemeve të lejedrejtimit” me vlerë 187 milionë lekë.
“TIME ATTENDANCE”, po nga AKSHI është një tjetër projekt i zhvilluar në periudhën Tetor 2018 – Prill 2019.
Document Management System (Save the Children Albania), është një tjetër projekt i fituar në dhjetor të vitit 2017. Ky projekt për këdo nuk do të përbënte interes pasi është një marrëdhënie midis subjekteve private por për PLUG do të ishtë një tjetër lidhje mës ARMAND FRANGUT dhe GEROND MEÇES.
Deri tani shihet qartë se Armand Frangu ka përfituar fonde publike përmes ish ortakut Gerond Meçe. Kjo lidhje është faktuar dhe më parë midis kompanisë ABS dhe B360 ku sipas bilanceve marrin dhe japin shërbime njërit tjetrit qe nga themelimi. Nuk dihet nëse kjo është një marrëdhënie miqsh apo komshinjsh, pasi të ekspozuar përballë konfliktit të intersit, shkresërisht rezultojnë me biznese të ndara.
Një tjetër lidhje e fortë mes bizneseve të Armand Frangut dhe Gerond Mecces është edhe vendëndodhja e bizneseve. Edhe pse të ndarë në letra, bizneset që i lidhin ata mes tyre janë në të njëjtën adresë. Kompanitë, e Frangut dhe Mecces në periudha të ndryshme kanë deklaruar të njëjtën adresë. Si Kompania, ABS, AIBS, SIRMA dhe B360 në periudha të ndryshme kohore kanë deklaruar si adresë, Njesia Bashkiake nr. 2, Rruga “Papa Gjon Pali II”, Pall 11, por në apartamente të ndara.
Më 29 prill 2015, kompania Advanced Business Solutions e njohur shkur si “ABS”, shtoi adresën Rruga “Papa Gjon Pali II”, shkalla 1, Kati 5-të, Apartamenti 13. Kjo adresë ka qenë funksionale deri në datën 8 qershor 2022.
Më 4 dhjetor 2012, kompania B360 vendosi adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II-të”, Pallati 11/1, Apartamenti 11. Kjo adesë ka qenë përdorur deri në datën 27 prill 2017 nga kjo kompani.
Kompania Artificial Intelligence Business Solutions, shkurt AIBS, ka pasur si adresë të themelimit të saj rrugën: “Papa Gjon Pali II”, Pallati 11/1, Hyrja 1, Apartamenti 19, Në Tiranë.
Kompania SIRMA, e themeluar në vitin 2017, ka pasur si adresë fillestare të saj: Rrugën “Papa Gjon Pali II”, Pallati 11, Apartamenti 11 në Tiranë.
Sipas disa të dhënave që emisioni PLUG mundi të mblidhte në kaq pak kohë, rezulton se në vitin 2016 lidhet kontrata me objekt “Rritja e sigurisë fizike dhe digitale në shkollat e arsimit të mesëm, ndërtimi i platformës multi-dimensionale të komunikimit”
Autoriteti kontraktues AKSHI dhe Ofrues i shërbimit bashkimi i operatorëve FIRST, ABS dhe INFOSOFT. Vlera e kontratës mbi 4 milion dollar me tvsh.
Gjatë investigimit të kësaj kontrate PLUG konstatoi jë shkelje sa skandaloze dhe aq korruptive.
Në nënin 38.2 të kontratës “Personat e autorizuar për ndjekjen e kontratës” listohen punonjësit e ngarkuar për të ndjekur ecurinë si për palën AKSHI ashtu dhe plaën ABS. Për AKSHI e dyta në listë është shtetasja Ermonela Kajo.
Plug investigoi dhe më tej dhe mundi të siguronte një dokument të AKSHI ku zonja Ermonela Denaj (Kajo) rezulton të jetë jo specialiste, jo shefe sektori por Drejtore e Drejtorisë së Sistemeve e-Gov.
Vecc pozicionit drejtues pranë AKSHI-t, Ermonela Denaj-Kajo rezulton të jetë edhe kunata e Gerond Mecces, përfituesit më të madh të tenderave të këtij institucioni.
Nga të dhënat e siguruara në gjendjen civile rezulton se Gerond Meçe është i martuar me shtetasen Elinda Meçe (Kajo). Kjo e fundit prej vitin 2020 mban detyrën e Dekanes së Universitetit Politeknik të Tiranës. Bashkëshortja e Gerondit ka 3 motra, një ndër to është dhe shtetasja drejtore në AKSHI, Zonja Ermonela Denaj (Kajo).
Shihet qartë që miqësia apo komshillëku në biznes i Gerond Meçe me Armand Frangun të krijon mjaftë lehtësira, duke të të emëruar kunatën drejtore në AKSHI dhe më pas duke të të dhënë miliona euro tendera, të cilat i kontrollon parp kunata drejtore.
Në nenin 6 të kontratës, të firmosur mes AKSHI-t dhe bashkimit të operatorëve, përcaktohën Praktikat Korruptive, Konflikti I Interesit dhe Kontrolli i Procesverbaleve. Sipas këtij neni dhe nenin 26 të Ligjit të Prokurimit Publik do të duhej minimalisht të deklarohej konflikti i interesit midis pronarit të kompanisë ABS, Gerond Meçe dhe Drejtoreshës Ermonela Denaj- Kajo e cila do të duhet dhe të monitorojë kunatin sesi e zbaton kontratën.
Nuk dihet nëse Ermanela Kajo është emëruar aty me ndikimin e Armand Frangut për të arritur aty ku thotë dhe Ahmetaj që në institucionin e AKSHI-t për cdo tender vendos ai.
Kjo do të duhet të hetohet nga SPAK por një gjë është e sigurt që kontratat e kompanisë ABS janë në konflikt të pastër interesi, ndërsa emisioni Plug do ti drejtohet zyrtarisht me kërkesë Agjencisë Kombëtare së Shoqërisë së Informacionit për procedurat tenderuese të kompanisë ABS dhe FIRST.
Për të faktuar lidhjen mes shtetasit Gerond Meçe dhe Armand Frangu I rikthehemi dhe njëherë projekteve të detajuara në Linkedin të punonjëses së kompanisë SIRMA, Gloria Avramushi. Për përiudhën dhjetor 2017-2019, kompania SIRMA ka zhvilluar sisteme për Organizatën jo fitimprurëse SAVE THE CHILDREN ALBANIA.
Shefe finance në këtë OJF është shetasja Erka Meçe bashkëshortja e shtetasit Elvis Meçe dhe kunatë e shtetasit Gerond Meçe.
Kjo do të ishtë një rastësi e madhe por dyshimet shohen pasi kompania SIRMA kishte pak muaj që ishte themeluar dhe me zero experience në tregun vëndas, ndërsa “SAVE THE CHILDREN ALBANIA” është një OJF e themeluar prej vititn 1999 dhe me një eksperiencë të gjatë.
Adresa të njëjta, koperim por i njëjti staf dhe familjarë në institucionet shtetërore që u japin tendera, janë të dhëna që forcojnë dyshimet se kjo nuk është thjesht një rastësi, por i takon SPAK të zbardh këto lidhje, që vetëm nga investigimi i drejtoreshës së AKSHI-t Ermonela Denaj-Kajo faktohet abuzimi me tenderat e fituara nga këto kompani që në total përllogariten në 53 milionë euro.
Emisioni PLUG investigoi dhe këtë akuzë të ish numrit dy të Qeverisë, për ngritjen e një zinxhiri kompanishë që synimin e vetëm kanë patur justifikimin e shpenzimeve për milionat e marra nga AKSHI. Kompania AIBS është themeluar në shkurt të vitit 2020 me ortak të vetëm shtetasin Gerond Meçe. Sipas të dhënavë të bilanceve të deklaruara në QKB, që në momentin e themelimit, AIBS deklaron një xhiro prej 177 milionë lekësh dhe 171 milionë lekë fitim. Në vitin 2021 xhiroja deklarohet rreth 198 milionë lekë dhe 177 milionë lekë fitim. Në vitin 2022, xhiroja rritet në 311 milionë nga të cilat 301 milionë deklarohet fitim dhe në vitin 2023 xhiroja është 262 milionë dhe 185 milionë lekë fitim.
XHIRO E KOMPANISË AIBS
Viti Xhiro Fitim
2020 177.621.000 171.126.000
2021 197.965.000 177.014.000
2022 311.253.000 301.528.000
2023 262.722.000 185.468.000
Total 949.561.000 835.136.000
Pra e thënë më qartë për publikun, Gerond Meçe fiton tendera publik në vlerën 53 milion euro me kompaninë ABS. Më pas rreth 10 milion euro nga këto para ja faturon sërish vetes tek kompania AIBS. Meqë kjo kompani nuk ka se ccfarë shpenzimesh të deklaroj për punimet fiktive të deklaruara, raporton në Tatime dhe QKB një normë fitimi prej 80 për qind, duke e bërë kompani unike në treg sa i përketë fitimit të lartë. Dyshimi që ky xhirim dhe fitim prej 10 milionë eurosh është totalisht fiktiv, ngrihet edhe nga punonjësit e të dy kompanive, të cilët rezultojnë të jenë të njëjtët. Gerond Meçe është pronari dhe i punësuar so tek AIBS ashtu edhe tek ABS. Elinda Meçe (gruaja e pronarit) rezulton e 3 punësuar , AIBS, ABS dhe Dekane universiteti politeknik. Elvis Meçe (vëllai i pronarit) është i punësuar si tek AIBS ashtu edhe ABS. E njëjta skemë, punësimi tek të dyja kompanitë ëhstë përdorur edhe për punonjësit Iva Tarelli, Aneta Deliu, Vanjela Pine, Ibrahim Smoqi, Jorgjis Sollaku, Hariet Bani dhe Miltiadh Dine.
Gerond Meçe (pronari) i punësuar AIBS dhe ABS
Elinda Meçe (gruaja e pronarit) e 3 punësuar , AIBS, ABS dhe Dekane universiteti politeknik.
Elvis Meçe ( vëllai i pronarit) i punësuar AIBS dhe ABS
Iva Tarelli punësuar AIBS dhe ABS
Aneta Deliu punësuar AIBS dhe ABS
Vanjela Pine punësuar AIBS dhe ABS
Ibrahim Smoqi punësuar AIBS dhe ABS
Jorgjis Sollaku punësuar AIBS dhe ABS
Hariet Bani punësuar AIBS dhe ABS
Miltiadh Dine punësuar AIBS dhe ABS
Pra i njëjti pronar themelon 2 kompani, me njërën fiton tenderat e AKSHI-t me çmime shumë të larta të ofrimit të shërbimit dhe i duhet të shtojë shpenzimet, kështu që themelon kompaninë e dytë me të cilën rrit shepnzimet fiktivisht me rreth 10 milion euro. Për ta bërë sa më të besueshme kompaninë regjistron 10 punonjës të cilët punojne po te kompania kryesore që merr tendera.
E gjithë kjo ndodh nën hundën e shtetit ose e thënë më qartë me bekimin e shtetit. Por A është ËSHTË BAXHANAKU ARMAND FRANGU, KUMBARI SIÇ E THOTË ARBEN AHMETAJ? Për këtë ekziston edhe një përgjim ambiental i shtetasit Gerond Meçe.
Provat dhe LETRAT FLASIN POR SPAK DUKET SE NUK I SHEH…