• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Programi për Arsimin/ Berisha: Do heqim mesataren dhe do të përgjysmojmë tarifat për studentët

18:56 : 29/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha ka mbajtur pasditen e kësaj të mërkure një aktivitet, ku ka shpalosur programin për arsimin të Partisë Demokratike, nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 11 Majit.

Berisha deklaroi se do të heqë mesataren si kriter për pranimin në universitete, teksa shtoi se do të përgjysmojë tarifat e studentëve, duke dyfishuar buxhetin për Arsimin.

Gjithashtu, lideri demokrat tha se do të dyfishojë pagat e mësuesve, ndërsa pagën minimale për pedagogët do ta çojë në 2 mijë euro, madje do të përgjysmojë dhe numrin e studentëve për pedagog.

Ndër të tjera, Berisha deklaroi se PD do të respektojë lirinë akademike dhe se fondet për shkencën do të jenë 0.8% e prodhimit kombëtar, duke dalë mbi mesataren e rajonit.

Sali Berisha: Një qendrim tjetër ndaj studentëve. Pranimet në universitete do jenë tjera, nuk është më mesatarja ajo që udhëheq, jo, do të hiqet. Sigurisht që, pranimet do të jenë transparente. Tarifat do të përgjysmohen, minimumi. Unë e kuptoj dhe mirëkuptoj botën akademike, e cila për mungesë buxheti shikon te tarifat e studentëve një burim shumë të rëndësishëm të të ardhurave. Por garantoj se, buxheti do të dyfishohet për arsimin, ndërkohë tarifat, nuk mund të paguajë studenti në Shqipëri tarifë dy-tri herë më të lartë se studenti në Austri, apo se studenti në Gjermani, apo se studenti në Francë. Këto janë gjëra absurde, në një kohë kur prindërit te atyre studentëve kanë të ardhurat 5-6 herë më të mëdha se prindërit e këtyre këtu. Merr fund kjo!

Lexo edhe:

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

Thashë edhe njëherë, minimumi do të përgjysmohen, por edhe mund të zbresin në 1/3 sipas rastit. Rrogat e mësuesve do të dyfishohen. Rroga minimale e pedagogut do shkojë në 2000 euro. Numri i studentëve për pedagogë do përgjysmohet. Nuk ishim afër standardit të OECD-së në vitin 2005, dyfishuam numrin e asistentëve dhe pedagogëve, shkuam në 11.600, nga 6000 që ishin, tani kanë zbritur përsëri në 6000, kanë ikur. Iu bëjnë superngarkesa, nuk i japin asnjë hapësirë për kërkime shkencore.

Liria akademike ka pësuar goditje të mëdha shumë. A mund të imagjinoni ju, nuk ka një vend të dytë në botë, ka diktatorë ideologjikë gjakësorë, siç është i Koresë së Veriut, por prap nuk është kryetari i Këshillit Shkencor i Koresë së Veriut, nuk është. Edi Rama shpalli veten kryetar i Këshillit Shkencor. Bota akademike në këtë këshill përfaqësohet nga tri vetë: Lubi Loti, përfaqësohet nga tri vetë, nga tri personalitete dhe ajo. A mund të imagjinohet? E meriton ajo, sepse ajo është një plaçkitëse që pas Edi Ramës, historia e Shqipërisë nuk ka patur një të dytë. Ua them unë me fakte e dokumenta.

Pra, ajo përfaqësohet në këshill shkencor të kombit kombëtar me tre persona, universitetet me tre persona. Në krye të këshillit, do të më falin se unë kam shumë respekt për mësuesit, një mësues vizatimi, është shumë më keq sesa një mësues vizatimi. Mësues vizatimi janë të nderuar. Mësues zhgarravinash. Po, absolutisht! Ia kanë thënë dhe në kritikë te artet, jo më unë. Pra, ky njeri kryeson Këshillin Shkencor. Ky njeri, ka marrë me borde universiteteve çdo kompetencë. Kjo është e vërteta!

Por, në qoftë se ti ia merr lirinë akademike universiteteve ti i than ato, ti i përthanë ato, ti i shndërron ato në një automat që japin leksione, dalin nga leksioni, japin mësim. Kërkimi shkencor, inekzistent pothuajse. 1/57 e mesatares të vendeve të OSBE-së. Kjo është e vërteta! Me dhjetëra e dhjetëra studiues të rinj mbrojnë tezat duke paguar dhe asnjë qindarkë shpërblim.

Në mjekësi, me qindra stazhierë që derdhin ditë e natë te shtrati i të sëmurit, nuk paguhen. Paguajnë ata. Është një, të themi, një degradim. Dhe ju garantoj një gjë, që është shumë shumë e hidhur. Në raport me diktaturën më të egër staliniste të Europës, sot liria akademike është shumë më e cunguar. Sot, kërkimi shkencor është absolutisht dy-tre herë më i centralizuar se sa ishte në atë kohë. Dilje, çojë te zv.dekani projektin shkencor, ai ta miratonte, ti vazhdoje punën. Tani, projektin duhet ta shohë kryetari i Këshillit Shkencor Kombëtar, Edi Rama. Si ka mundësi?

Përveç kësaj, nuk kanë asnjëlloj hapësire senatet, është formale ekzistenca e tyre. Rektorët i kërcenojnë. Pyes unë një pedagog tonin. E pyes për udhëheqjen e universitetit të Bujqësisë, se atje tani do t’i shuajë të gjitha specialitetet. Ka gjetur një universitet në Austri që adapton një lloj programi për specialistët, paçka se universitetet e tjera bujqësore të Austrisë janë krejt tjetër, dhe thotë: këtë do aplikojnë. Po, mirë, çfarë bëjnë ata?
Ata, thotë, janë të gjithë në SPAK. Po, pse janë në SPAK? Iu ka fut SPAK-un atyre, nuk flasin dot. Ekzakt kjo që po iu them. Mund të duket e habitshme, po kjo është e vërteta. Dhe tani do reformojë kryetari Kombëtar Këshillit Shkencor, Edi Rama, do reformojë Universitetin e Bujqësisë. Pra, PD angazhohet, zotohet se, liria akademike, se respektimi i saj do të jetë zotim solemn. Nuk mund të ketë jetë akademike një vend, dhe universitete pa lirinë akademike.

Fondet për shkencën do të jenë 0.8% e prodhimit kombëtar. Do dalim mbi mesataren e rajonit, me qëllim që të ecim pastaj drejt mesatares së BE-së. Po në këtë situatë ku jemi katandis, jemi katandis në nivelet që shumë rralë të gjesh në botë kaq të ulëta. Unë nuk po zgjatem, por ju ftoj që këtë program, ju ftoj të kontribuni në pasurimin e këtij programi, dhe ju garantoj se, transformimi i arsimit është një nga objektivat tona më madhore.

Etiketa: arsimiheqimmesataremesuespedagogetprogramirrogatSali Berishastudentettarifatuniversitet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha mbron projektin në Zvërnec: Ata që qajnë, grup hipokritësh

14:13 : 03/06/2026
Para

Finale për Man.City-n, Guardiola: Ndeshja me Club Brugge është shans, jo një problem

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom