• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Sëmundjet që shfaqen kur trupit i mungon proteina, ja ushqimet ku gjendet

09:10 : 28/01/2025
në SHENDETI

Proteina është një ushqyes i një rëndësie thelbësore për organizmin. Proteina është e domosdoshme për muskujt.

Ajo është energjia që i duhet qelizave dhe indeve. Pa proteinë nuk ka shëndet as jetëgjatësi. Njerëzit që merren me sporte të rënda sigurojnë sasi të mjaftueshme të proteinës.

Për fat të keq, ka të tjerë që as nuk e dinë se çfarë është ajo.

Çfarë është proteina

Bëhet fjalë për amino acide, molekula të rëndësishme që përftohen nga ushqimi, sidomos ai me burim shtazor si mishi, vezët, vezët me Omega 3, produktet e bulmetit dhe peshku.

Lexo edhe:

Zemra po “vret” shqiptarët, mjekja: Rriten rastet e vdekjeve, ulet mosha e pacientëve

Ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin

Proteina gjendet edhe në produkte me bazë bimore si arrorët, farat dhe bishtajoret. Ushqimet me proteinë parandalojnë mbipeshën por jo vetëm kaq.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org pa proteinë dhe amino acide trupi dhe truri vuajnë, nivelet e sheqerit në gjak rriten e ulen pa kriter ndërkohë që kujtesa zbehet.

Thënë troç, pa proteinë njeriu nuk do të ekzistonte dot.

Sa proteinë të duhet?

Nëse një i rritur peshon 60 kg atëherë ka nevojë për të paktën 30 gramë proteinë në ditë. Shenjat e Pamjaftueshmërisë së Proteinës

Nepsi

Nëse keni neps të vazhdueshëm për ushqime të shpejta mes vakteve atëherë nuk po merrni mjaftueshëm proteinë ose po merrni shumë karbohidrate.

Nepsi për ushqime të ëmbla është treguesi i parë.

Mungesa e proteinës shkakton luhatje të sheqerit në gjak, ndaj gjëja e parë që do të kërkoni do të jenë ëmbëlsirat.

Problemet me trurin

Keni dëgjuar për termin ‘mjegullnajë e trurit’? Bëhet fjalë për probleme të thella, vështirësi në përqendrim, mendim apo detyrat më të thjeshta.

Karbohidratet si buka apo biskotat ofrojnë energji afat-shkurtër. Mungesa e proteinës ul nivelet e transmetuesve nervorë si dopamine, epineprina, norepineprina dhe serotonina të cilat prodhohen në tru dhe ndihmojnë në funksionet bazë.

Probleme me gjumin

Pagjumësia dhe problemet me gjumin shpesh kanë lidhje me nivelet jo të qëndrueshme të gjakut. Këto luhatje shoqërohen me prodhimtari të ulët të serotoninës dhe të lartë të kolesterolit.

Kolesterol i lartë

Pa proteinë nuk do të ndiheni kurrë të kënaqur apo të ngopur. Rrjedhimisht do të hani papushim e nuk do të bëni zgjedhjet e zgjuara.

Kolesteroli do të rritet duke shkaktuar inflamacion, prishje të ekuilibrave hormonalë e të tjerë. Sipas të dhënave, mangësia në proteina dobëson zemrën dhe shkakton sëmundje të tjera kardiovaskulare vdekjeprurëse.

Ju bien flokët

Mungesa e proteinës çon në rënien e flokëve. Siç e thamë më lart, proteina është baza e të gjitha qelizave të trupit, përfshirë ato të flokëve.

Çrregullime të ciklit menstrual

Inflamacioni, lodhja dhe pesha shpërqendrojnë ekuilibrat e hormoneve femërore të cilat janë thelbësore për një cikël të rregullt menstrual.

Proteina është e domosdoshme edhe kundër infertilitetit, diabetit dhe mbipeshës.

Sëmureni shpesh

Nëse bini shpesh në kthetrat e sëmundjeve, përfshirë ato më të zakontat, duhet të dini që keni një sistem imunitar të dobët.

Kur nuk merrni proteinë, sistemi imunitar ka shumë mangësi dhe nuk i përballon sulmet e jashtme. Mungesa e proteinave shkakton edhe këputje dhe çarje të thonjve.

Kocka të dobëta

Mungesa e proteinës ndikon edhe tek nivelet e kalçiumit dhe aftësitë e organizmit për të përthithur këtë mineral. Studimet konfirmojnë se sa më pak proteinë të merrni, aq më të dobëta do të jenë kockat tuaja.

Ushqimet më të mira me proteinë

Konsumoni fara si ato të linit, chias dhe arra e bajame. Përfshini në vaktet tuaja bishtajoret dhe mish të bagëtive të ushqyera me bar, apo vezë dhe peshq të thellësive./AgroWeb.org

Etiketa: proteinasemundjetrupiUshqimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zemra po “vret” shqiptarët, mjekja: Rriten rastet e vdekjeve, ulet mosha e pacientëve

12:41 : 21/06/2025
SHENDETI

Ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin

22:00 : 13/06/2025
NDRYSHE

Lindur në dimër apo verë? Si ndikon temperatura në ndërtimin e trupit

21:45 : 10/06/2025
AKTUALITET

Metalet e rënda në lumin Drin, shkaktarë të sëmundjeve kanceroze

22:21 : 06/06/2025
SHENDETI

Rritet kërkesa për proteina

09:41 : 05/06/2025
AKTUALITET

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

08:22 : 31/05/2025
Para

Trump takon ligjvënësit republikanë, thekson objektivin për masa të forta kufitare

TË GJITHA

Me audio dhe video/ Kush janë 6 rrëfimet e Alibejt që SPAK refuzon t’i lëshojë në gjyqin e “Plumbit të Artë”

16:27 : 26/06/2025

Tiranës i sos durimi, mesazh Jarmounit: Gjej ekip për t’u shitur!

16:16 : 26/06/2025

Aksident në aksin Fier–Vlorë, plagosen shoferi dhe dy turistë britanikë

16:13 : 26/06/2025

U21/ Dy shqiptarë për titullin europian, Weiper dhe Brajan Gruda në finale me Gjermaninë

16:05 : 26/06/2025

“Po shkatërrohet Tirana!”/ Urbanisti: Ndërtimi i pakontrolluar, një gabim në kufijtë e krimit

16:00 : 26/06/2025

U kap me kokainë, arrestohet 26 -vjeçari në Sarandë

15:57 : 26/06/2025

Zyrtare/ Liverpool përforcon skuadrën, paguan 47 milionë euro për 21-vjeçarin hungarez

15:46 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com