• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Trump trysni Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë

15:25 : 24/01/2025
në BOTA

Vetëm pak ditë pas inaugurimit si president, Donald Trump po intensifikon trysninë ndaj Rusisë për të filluar bisedimet e paqes me Ukrainën.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias Rusia i kundërshtoi kërcënimet e Presidentit Trump se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione dhe tarifa të reja ndaj Kremlinit nëse ai refuzon t’i japë fund luftës.

Dhjetëra njerëz u plagosën nga një sulm rus me raketa të enjten në qytetin ukrainas të Zaporizhzhias.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky konfirmoi sulmin në profilin e tij në platformën ‘Telegram’ dhe bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përsëriti thirrjet e tij të enjten për të dyja palët që t’i japin fund luftës.

Lexo edhe:

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

“Nuk presim asgjë”: Ukrainasit shprehen skeptikë para takimit Trump-Putin

“Përpjekjet tona për të siguruar një zgjidhje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, shpresojmë që tani janë duke u zhvilluar. Është shumë e rëndësishme që kjo të arrihet”, thotë Presidenti Trump.

Të mërkurën, Presidenti Trump shkroi në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social” se pavarësisht që nuk dëshiron të dëmtojë Rusinë, ajo duhet të arrijë një marrëveshje paqeje ose të përballet, siç tha ai, “me nivele të larta të taksave, tarifave dhe sanksioneve për çdo gjë të prodhuar në Rusi që shitet në Shtetet e Bashkuara”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov bëri këtë koment kundër kërcënimeve të enjten.

“Ne nuk shohim ndonjë element veçanërisht të ri në këtë deklaratë. Ne mbetemi gati për dialog”, tha zoti Peskov.

Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e zotit Trump kanë një avantazh, thonë disa analistë.

“Ai mund të vazhdojë ndihmat ushtarake për Ukrainën. Presidenti Trump mund të marrë vendim të shfrytëzojë pasuritë e bllokuara të bankës qëndrore ruse në një vlerë prej 300 miliardë dollarësh”, thotë për Zërin e Amerikës Steven Pifer, ekspert i politikës së jashtme.

“Avantazhi më i mirë që ka Uashingtoni është mbajtja e aleatëve evropianë të bashkuar në lidhje me Ukrainën si dhe të afrojë Kinën”, thotë Mathew Schmidt, ekspert i sigurisë kombëtare.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se Bashkimi Evropian duhet të rrisë mbështetjen financiare për Ukrainën tani, sepse një fitore ruse do të ishte edhe më e kushtueshme për aleancën në planin afatgjatë.

“Nuk do të duhen miliarda shtesë; do të duhen triliona dollarë shtesë. Nëse Ukraina humbet, ne duhet të rikthejmë besimin tek NATO. Do të jetë një çmim shumë më i lartë se ai që mendojmë në këtë moment në lidhje me shpenzimet dhe rritjen e prodhimit tonë industrial”, thotë zoti Rutte.

Ai gjithashtu paralajmëroi se një marrëveshje paqeje e nxituar dhe e pafavorshme për Ukrainën, do të ishte gjeopolitikisht një “gabim i madh”./ VOA

Etiketa: lufteRusiseTrumpukrainavoa

Lajme të lidhura

BOTA

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

08:32 : 12/08/2025
BOTA

“Nuk presim asgjë”: Ukrainasit shprehen skeptikë para takimit Trump-Putin

08:19 : 12/08/2025
BOTA

Çfarë kërkon Putin nga takimi me Trump-in që do mbahet në Alaskë

20:53 : 11/08/2025
BOTA

Trump: Do të tentojmë t’i rikthejmë Ukrainës territorin e pushtuar nga Rusia

19:57 : 11/08/2025
BOTA

Ministrat e BE-së takohen mes përpjekjeve për përfshirjen e Zelenskyt në bisedimet Trump-Putin

13:50 : 11/08/2025
BOTA

Takimi Trump-Putin në Alaska, Zelensky nuk është ftuar të marrë pjesë

19:45 : 10/08/2025
Para

Rozana-Gertës: "Motra jote Olta më ka uruar fitoren..."!

TË GJITHA

I moshuari humb jetën nga flakët në Gramsh, nusja: I thërrita, por nuk m’u përgjigj

17:52 : 12/08/2025

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025

Musk akuzon Apple për favorizimin e OpenAI, kërcënon me padi

17:50 : 12/08/2025

Dosja e klanit Çopja-Çela/ “Karteli” bleu avion për transport droge: Lart e më lart të pafsha zemra

17:40 : 12/08/2025

Sesko zbulon sulmuesit e preferuar te Man.United, Ronaldo mungon në listën e sllovenit

17:32 : 12/08/2025

Zjarret në Gramsh/ Shkon në 8 numri i të lënduarve, disa të tjerëve ende nuk u dihet “fati”

17:32 : 12/08/2025

Zjarri në Poliçan del jashtë kontrollit, digjen 3 shtëpi dhe rrezikohen banesa në 4 fshatra

17:26 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com