• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detajet/ Samuel Troshani dhe Izmir Sakica dorëzuan edhe dy armë në Polici, ja se çfarë pretendojnë

09:30 : 24/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë zbardhur detaje të reja nga vetëdozimi në Policinë e Shkodrës e 25-vjeçarit Samuel Troshani dhe 24-vjeçarit Izmir Sakica, të cilët ishin shpallur në kërkim për dhunimin me sende të forta të Vladimir Bruçit, ngjarje kjo e ndodhur më 3 Qershor të vitit të kaluar në rrugën “Pogej” të lagjes Rus.

Gazetari i kronikës Eni Ferhati tha në Euronews Albania se në pamjet filmike të kamerave të sigurisë të dhunimit të Vladimir Bruçit, dy të rinjtë shfaqeshin edhe të armatosur, duke e dhunuar nën kërcënimin e armëve.

Sipas tij, kur u dorëzuan në Policinë e Shkodrës, Samuel Troshani dhe Izmir Sakica kanë dorëzuar edhe dy armë, një pistoletë e ngjashme e llojit ”Glock” dhe një armë zjarri e dyshuar automatike, duke pretenduar se janë të njëjtat me ato që shfaqen në pamjet filmike.

Ferhati tha më tej se Troshani dhe Sakica pretendojnë se armët janë sportive dhe nuk përmbushin kushtet teknike për të qenë armë zjarri.

“Si Samuel Troshani, po ashtu edhe Izmir Sakica janë dy personazhe që njihen nga Policia e Shkodrës. Emri i tyre në fakt u bë publik në muajin Qershor, disa muaj para masakrës së Dobraçit, ku këta dy individë në një konflikt me Vladimir Bruçin dhe djalin e tij, i dhunuan ata, madje në pamje të kamerave të sigurisë që ka sekuestruar Policia e Shkodrës në muajin Qershor, ata janë shfaqur edhe të armatosur në konfliktin për parkimin e gabuar, në një prej lagjeve të Shkodrës. Nën kërcënimin dhe të armëve më pas kanë dhunuar edhe Vladimir Bruçin dhe u lëshuan masat arrest me burg në mungesë.

Lexo edhe:

Shqiptari terrorizon me armë një lokal në Napoli, arrestohet nga karabinierët

Qëlloi me armë pasi kishte humbur skedinat, kush është autori që terrorizoi banorët në “Ali Dem”/ EMRI

Ata janë dorëzuar në prani të avokatit të tyre dhe e reja nga ajo se çfarë nuk është raportuar deri tani, mund të them që si Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, bashkë me dorëzimin e tyre, kanë dorëzuar në Policinë e Shkodrës edhe dy armë zjarri. Armët janë dorëzuar, një pistoletë e ngjashme e llojit ”Glock” dhe një armë zjarri e dyshuar automatike që janë vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës. Pretendohet që janë armë sportive dhe pretendohet se këto armë janë përdorur në konfliktin për të cilën ata kishin një masë sigurie, por nuk janë armë që përmbushin kushtet teknike dhe sipas tyre këto janë armët që shfaqen në pamjet filmike të përplasjes me Bruçin në Qershor të vitit 2024 dhe armët janë sekuestruar.” – tha Eni Ferhati.

Ndërkohë, Samuel Troshani dhe Izmir Sakica ishin shpallur në kërkim policor edhe në lidhje me masakrën me 4 të vrarë të Dobraçit, ku dyshohet se kanë qenë të përfshirë.

Ferhati deklaroi se dy të rinjtë janë marrë në pyetje edhe në lidhje me këtë ngjarje dhe në dëshmitë e tyre kanë dhënë alibi të fortë se nuk kanë qenë në masakrën e Dobraçit, duke treguar se ku ndodheshin në momentin e atentatit.

“Një grup i specialistëve të krimeve kundër jetës dhe personit në drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit kanë shkuar në Shkodër dhe deri në orët e mesnatës i kanë marrë në pyetje dy të rinjtë edhe për masakrën e Dobraçit. Dy të rinjtë patjetër e kanë mohuar përfshirjen e tyre, madje ata kanë alibi të fortë që nuk janë të përfshirë në bnë ngjarjen e 30 tetorit të vitit të kaluar me katër viktima pasi kanë dhënë edhe adresat se ku kanë qenë. Nga ana tjetër, policia menjëherë pas masakrës së Dobraçit, këta dy individë i shpalli në kërkim.”, – tha Ferhati.

Etiketa: ArmeDobraciIzmir SakicamasakrapoliciSamuel Troshanivladimir bruçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptari terrorizon me armë një lokal në Napoli, arrestohet nga karabinierët

12:25 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qëlloi me armë pasi kishte humbur skedinat, kush është autori që terrorizoi banorët në “Ali Dem”/ EMRI

09:23 : 01/06/2026
AKTUALITET

Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë

22:01 : 31/05/2026
AKTUALITET

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 mln lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

22:03 : 29/05/2026
AKTUALITET

U plagos me armë zjarri në kokë, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

20:15 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, arrestohen 13 persona! Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë zjarri

10:02 : 28/05/2026
Para

Emri/ I akuzuar për trafik droge në Itali, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

TË GJITHA

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom