• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia

Sipas vendimit të arsyetuar të KPK, prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku kreu deklarim të rremë për çmimin e blerjes së një apartamenti dhe një shtese, si dhe cënoi besimin e publikut pasi në vlerësimin tërësor u konstatua se nuk ishte bashkëpunues gjatë hetimit administrative.

21:39 : 20/01/2025
në AKTUALITET, VETTING

Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 8 nëntor 2024 për probleme në kriterin e pasurisë, që në vlerësimin tërësor u konsideruan se e vendosnin në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Ndërkohë, Çardaku u vlerësua i besueshëm në kriterin e pasurisë dhe se kishte arritur nivelin minimal kualifikues për profesionalizmin.

Komisioni konstaton se Çardaku ka kryer deklarim të rremë në deklaratën veting lidhur me çmimin e blerjes së një apartamenti me sipërfaqe 73 m2 në Shkodër dhe një shtese bashkëngjitur, si dhe se ka qenë në pamundësi financiare. Si burim krijimi të kësaj pasurie subjekti ka deklaruar kursimet prej të ardhurave nga paga për vitet 1982 – 1992, si specialist në kooperativë bujqësore; si hetues e më pas prokuror në Pukë, nga viti 1992 deri në vitin 1999; si dhe nga kursimet e pagës së bashkëshortes si mësuese.

ILDKPKI ka konstatuar deklarim të pasaktë lidhur me vlerën e blerjes së këtij apartamenti në ’99-ën, pasi në deklaratën e pasurisë veting është shënuar vlera 200 mijë lekë sa figuron dhe në aktin e shitblerjes, kurse në deklaratën e interesave privatë ndër vite është deklaruar vlera 2.4 milionë lekë dhe 2 milionë lekë. ILDKPKI është shprehur se vlera 200 mijë lekë gjykohet si e ulët për blerjen e këtij apartamenti në vitin 1999.

Çardaku ka deklaruar se shtesën e ka blerë së bashku me apartamentin pasi ka qenë e ndërtuar në vitin 1999. Ai ka sqaruar se me hyrjen në fuqi të ligjit për legalizimin e ndërtimeve pa leje është aplikuar për legalizimin e shtesës, që është regjistruar në korrik të vitit 2012. Lidhur me shtesën, ILDKPKI ka konstatuar se subjekti nuk e ka deklaruar në vitet 2003-2006.

I pyetur më parë nga ILDKPKI-ja në lidhje me shtesën e apartamentit, subjekti ka deklaruar ndër të tjera se shtesa ka qenë e ndërtuar rreth vitit 1998 dhe vlera e blerjes 2.4 milionë lekë ka përfshirë edhe këtë shtesë.

Lexo edhe:

Alket Hyseni mbledh kupolën e drejtësisë në Karaibe

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

Nisur nga mospërputhjet e evidentuara në deklarimet Çardakut, por edhe në referim të çmimeve mesatare të tregut të lirë të kohës, sipas KPK, duket se çmimi i përcaktuar në kontratën e shitblerjes nuk përfaqëson atë real të blerjes së këtyre dy pasurive. Sipas përllogaritjeve të KPK, vlera e një apartamenti me sipërfaqe prej 73 m2 në Shkodër ka qenë 1.7 milionë lekë në vitin 1999.

“Duket se vetë subjekti ka pranuar se çmimi real i blerjes së apartamentit + shtesën ka qenë në shumën 2,400,000 lekë, kjo bazuar në deklarimet e bëra prej tij mbi këto pasuri në deklaratën e personit që mbart detyrim për deklarim e vitit 2003, shpjegimet e dhëna në ILDKPKI në procesverbalin ‘Mbi shpjegimet e subjektit të deklarimit të pasurisë’, datë 15.1.2016, por edhe në deklarimin e bërë në deklaratën e interesave privatë/periodikë vjetorë në format elektronik për subjektet në funksion, e vitit 2021”, citohet në vendimin e KPK dhe shtohet faksi se në shpjegimet e dhëna gjatë hetimit administrativ, Çardaku ka pohuar se në deklaratat periodike vjetore ka pasqyruar vlerën e tregut të apartamentit + shtesën.

Por, KPK vëren se këto janë deklarime kontradiktore të subjektit, pasi vlera prej 2.4 milionë lekësh e deklaruar prej tij në vitin 2003 mund të jetë e përafërt me vlerën e tregut të kësaj pasurie për atë kohë apo në mars të vitit 2004 kur e ka plotësuar, por nuk përfaqëson vlerën e tregut të kësaj pasurie për vitin 2021 kur ai pretendon sërish të njëjtën vlerë për këto pasuri.

Nga ana tjetër, nëse sipërfaqja e apartamentit do të vlerësohej së bashku me shtesën, vlera e tregut të dy pasurive do të ishte rreth 2.2 milionë lekë, që sipas KPK duket e përafërt me deklarimet e kryera nga subjekti në atë kohë për vlerën 2.4 milionë lekë.

Bazuar në këto konstatime, analiza financiare paraprake ëshë kryer për pagesën e çmimit prej 2.4 milionë lekësh në vitin 1999, prej nga ka rezultuar pamundësi financiare.

Në përfundim Komisioni konstaton se vetë subjekti i rivlerësimit ka pranuar se vlera e tregut e dy pasurive në fjalë ka qenë prej rreth 2.4 milionë lekë, po aq sa dhe është vlerësuar në analizën financiare paraprake.

Lidhur me pretendimin e subjektit se këto dy pasuri janë vendosur si kolateral për një kredi në vitin 2021 dhe janë vlerësuar në masën 2.4 milionë lekë, KPK vëren se sipas kontratës së kredisë, shuma prej 2.4 milionë lekësh përfaqëson vlerën e kredisë së akorduar në favor të Çardakut dhe personit të lidhur, por jo vlerësimin e pasurisë të lënë si kolateral me qëllim sigurimin e saj. Po ashtu, nga analizimi i kontratës së hipotekës së lidhur me këtë kredi, është evidentuar se vetëm apartamenti është vendosur si garanci.

Tjetër argument që sjell Komisioni është fakti se apartamenti është rivlerësuar në shumën 4 milionë lekë në vitin 2012.

KPK shprehet se të dhënat e konstatuara gjatë hetimit administrativ krijojnë bindjen se vlera e dy pasurive ka qenë 2.4 milionë lekë në momentin e blerjes dhe arrin në përfundimin se subjekti ka kryer deklarim të rremë në deklaratën veting, lidhur me çmimin e apartamentit dhe shtesës në Shkodër. Po ashtu, dhe në analizën përfundimtare është konfirmuar pamundësia financiare për krijimin e këtyre pasurive.

Analiza financiare për Çardakun është ndarë në dy periudha, për vitet 1992-2003 kur ka rezultuar bilanc negativ fondesh në shumën 1.3 milionë lekë dhe periudhën 2004-2016, kur bilanci ka rezultuar pozitiv.

Në përfundim të analizës së kriterit të pasurisë, KPK ka konkluduar se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë; ka kryer deklarim të rremë dhe se ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme.

Komisioni ka kryer dhe vlerësim tërësor të çështjes, duke konstatuar se Çardaku nuk është treguar bashkëpunues gjatë procesit të hetimit duke mos deklaruar përdorimin e një pasurie të paluajtshme pas dorëzimit të deklaratës veting; nuk ka deklaruar përdorimin prej tij apo personave të lidhur të një automjeti; si dhe se ka përdorur një automjet në pronësi të një shtetasi tjetër për një periudhë të gjatë kohore pa kundërshpërblim dhe pa dokumentacion justifikues ligjor.

Bazuar në këto konstatime, KPK vlerëson se prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë, duke vendosur shkarkimin e tij nga detyra./ BIRN

Etiketa: drejtesiakpkLazër Çardakuprokurori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alket Hyseni mbledh kupolën e drejtësisë në Karaibe

22:03 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

“Drejtësia është kapur”/ Berisha: Rama ka hyrë në ‘rrethin e kuq’ evropian

22:36 : 05/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP, rreziku nga ftujakët e “Drejtësisë së Re”

12:26 : 28/04/2025
AKTUALITET

Fshehu dënimin me burg, kandidati i PS-së në Shkodër kallëzohet në Prokurori

12:55 : 27/04/2025
Para

Historia nuk do ti harrojë dështimet e Antony Blinken

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com