• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i kredive me probleme zbret në një minimum të ri për 16 vitet e fundit

15:53 : 10/01/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Raporti i kredive me probleme ra përsëri në nëntor të vitit të kaluar, duke arritur një nivel të ri minimal për 16 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 4.48%, nga 4.6% që kishte qenë në tetor dhe 5.07% që kishte qenë në nëntor të vitit 2023. Ky raport ka arritur nivelin më të ulët që prej shtatorit të vitit 2008.

Përveç një ecurie në përgjithësi të mirë të ekonomisë reale, ulja e raportit të kredive me probleme duket se është mbështetur edhe nga zmadhimi i portofolit total të kredisë gjatë vitit 2024. Në fund të muajit nëntor, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 824.4 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 14%. Rritja vjetore e kredisë ka arritur ritmet më të larta qysh prej vitit 2009.

Megjithatë, duke patur parasysh përshpejtimin e ndjeshëm të kreditimit, ulja e raportit të kredive me probleme duket relativisht e ngadaltë dhe në linjë me tendencën e viteve të fundit. Fakti që rënia e raportit të kredive me probleme është e kufizuar, në një vit kur kredia është rritur me ritme të shpejta, në vetvete përbën një sinjal kujdesi dhe mund të rezervojë rreziqe për rritjen e kredive të këqija në ekonomi në të ardhmen.

Totali i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 39.6 miliardë lekë, nga rreth 36.6 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë, në fund të nëntorit 2023. Kjo tregon se, në vlerë absolute, kreditë e këqija janë rritur me 3 miliardë lekë ose afërsisht 8.2% krahasuar me një vit më parë.

Lexo edhe:

“Pusho se ta futa në shpullë!”/ Zhyt familjen në kredi të keqe, babai: Lekët i kisha për qejf!

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Banka e Shqipërisë është shprehur e shqetësuar për ritmet e shpejta të rritjes së kreditimit, madje vitin e kaluar vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.

Shqetësimet lidhen sidomos me segmentin e kredisë për pasuri të paluajtshme, që në fakt përbën edhe shtysën kryesore për rritjen e shpejtë të kreditimit të ekonomisë. Në fund të muajit nëntor 2024, rritja vjetore e portofolit të kredisë për banesa nga individët arriti në 15.3%. Ndërsa rritja vjetore e kredisë për pasuri të paluajtshme nga bizneset u rrit edhe më shumë, me 22.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të marra së bashku, këto portofole përbejnë afërsisht gjysmën e vlerës totale të kredisë të dhënë nga sektori bankar vend./ Monitor

Etiketa: krediproblemeraporti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pusho se ta futa në shpullë!”/ Zhyt familjen në kredi të keqe, babai: Lekët i kisha për qejf!

20:03 : 02/11/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025
Para

Qeveria franceze po shqyrton rritjen e taksave për qytetarët më të pasur

TË GJITHA

Xhafaj shantazhon KLSH-në: Do t’ju vijmë për kontroll

14:45 : 06/11/2025

“8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë”, Braçe: KLSH nxorri në pah qasjen abuzive të Doganave dhe Tatimeve

14:43 : 06/11/2025

Do kandidojë për Avokat Populli, Endri Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje, zgjidhet kryetari i ri

14:30 : 06/11/2025

Nadir Çausholli, akuza për mashtrim 700 mijë euro. Gjyqtari Hazbi Balliu: Paguaj 40 mijë euro dhe je në rregull

14:29 : 06/11/2025

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

14:24 : 06/11/2025

Shkelje e barazisë në tendera, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai

14:04 : 06/11/2025

Mazhoranca braktisi sallën pas raportit të KLSH/ Berisha: Pranuan vjedhjet që kanë bërë

14:00 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com