• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tur Koçeku arratiset në Dubai, Ad Leci që u rrah barbarisht “kyç” gojën për sherrin e Palasës (DËSHMIA)

10:54 : 09/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Është zbardhur dëshmia e dhënë për grupin hetimor e 48-vjeçarit Adriatik Roshi, i njohur ndryshe si “Ad Leci”, i cili u dhunua barbarisht më 5 Janar në ambientet e një berberhane në Tiranë nga disa persona të maskuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se ai ka deklaruar se nuk ka njohur asnjë prej autorëve që e kanë rrahur me leva hekuri dhe sëpata, pasi ata kanë të maskuar.

Adriatik Roshi ka mohuar që të ketë konflikte me ndonjë person, teksa burime bëjnë me dije se kur ai është pyetur në lidhje me sherrin e regjistruar gjatë verës në Palasë ka refuzuar të japë komente.

48-vjeçari vijon të jetë ende në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka thyerje kockash pothuajse në të gjithë trupin nga koka tek këmbët.

Nga hetimet rezultoi se organizatori i këtij krimi është biznesmi Artur Koçeku alias Luçiano Koçeku, i cili njihet si Tur Koçeku. Ai është shpallur në kërkim si autor i ngjarjes së bashku me tre të afërm të tij, ndërsa nipi i tij dhe një i afërm tjetër janë arrestuar.

Lexo edhe:

I dogji makinën Kozakut, “Cllevio” pritet të deportohet nesër nga Dubai

“The Sun”: Baronët e drogës investonin pranë zyrës së kryeministrit Rama

Mësohet se Policia po vijon kontrollet për kapjen e 4 personave të shpallur në kërkim, teksa biznesmni Artur Koçeku dyshohet se është arratisur në Dubai dhe autoritetet kanë kontaktuar me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kujtojmë se e gjithë dhuna është filmuar nga kamerat e sigurisë të berberhanes ku ndodhi ngjarja, e ndodhur në rrugën “29 Nëntori”, pranë kryqëzimit tek ish-“Shqiponja”.

Nga pamjet dukej se në berberhane futeshin 4 persona të maskuar dhe të “armatosur” me shufra hekuri dhe sëpata, teksa dy tjerë kanë qëndruar roje tek dera. Ata tërheqin zvarrë biznesmenin Adriatik Roshi, i cili ishte duke pritur në radhë dhe pasi e shtrijnë në tokë, fillojnë ta godasin me shufra hekuri, sëpatë dhe sende të tjera.

Policia arrestoi shtetasit: Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç (Nipi i Tur Koçekut). Ndërkohë, në kërkim janë shpallur shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano (Artur) Koçeku, Gëzim Koçeku dhe Dino (Abedin) Koçeku. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, me leje në banesën e Ledio Tushajt, si dhe një armë gjahu në banesën e Dino (Abedin) Koçekut.

Kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sherrin në Palasë, të regjistruar më 24 gusht të 2024-ës, ku Luçiano (Artur) Koçeku u sulmua dhe u plagos rëndë në një lokal të një prej resorteve më të njohura në bregdetin e jugut. Rrahja e Adriatik Roshit dyshohet se mund të jetë si shenjë hakmarrje për ngjarjen e gushtit në jug të Shqipërisë, megjithatë ende nuk faktohet nëse Adriatik Roshi ka qenë pjesë e sherrit në Palasë.

Një shishe shampanjë dyshohet të ketë qenë zanafilla e sherrit në resortin luksoz mbrëmjen e 25 gushtit në Palasë, ku po këndonte këngëtari grek Kostandinos Argios dhe Adriatik Roshi dyshohet të jetë konfliktuar dhunshëm me Tur Koçekun, pamje që u bënë virale në rrjetet sociale.

Në reagimet zyrtare që bëri Policia në atë kohë, nuk përmendej emri i Adriatik Roshit, pasi disa persona nuk arritën të identifikoheshin, por ngjarja e ndodhur më 5 janar në Tiranë dyshohet të jetë një shenjë hakmarrje për konfliktin në Palasë.

Adriatik Roshi njihet si miku i Fatmir Bejos, një personazh i shpallur në kërkim nga Policia për dy ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë dhe ngjarjen e sherrit të Palasës.

Etiketa: Ad LeciArtur KocekuDubaiFatmir BejoLuciano KocekurrahjasherriTur Koceku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dogji makinën Kozakut, “Cllevio” pritet të deportohet nesër nga Dubai

21:30 : 07/10/2025
AKTUALITET

“The Sun”: Baronët e drogës investonin pranë zyrës së kryeministrit Rama

12:39 : 27/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale

21:49 : 25/09/2025
AKTUALITET

Sherri në Rinas/ Policia mbron Qefalinë: Nuk i proceduam se kërkuan falje, s’janë familjarë të ish-deputetit

15:45 : 24/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e Gentian Bejtjës/ Hetimet zbulojnë pistën e Dubait, në lojë vëllezërit Bami dhe Roan Brahimi

21:23 : 21/09/2025
BOTA

“Jo vetëm influenceret të përfshira”/ Zbulohet rrjeti i p*ostitucionit në Dubai: Si mashtroheshin gratë

11:12 : 17/09/2025
Para

Kishte thyer masën e sigurisë ''Arrest shtëpie'', kapet në Morinë 27-vjeçari nga Tirana

TË GJITHA

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com