• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekstradohet sot nga Turqia i shumëkërkuari Dritan (Gramoz) Rexhepi

11:20 : 08/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Dritan alias Gramoz Rexhepi, një prej emrave më të shumëkërkuar në Europë, pritet të esktradohet ditën e sotme nga Turqia në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije Policia e Shtetit përmes një komunikate të shkurtër për mediat, teksa nuk dihet ora se kur ai do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit.

“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

Ora e mbërritjes së këtij shtetasi do t’ju njoftohet në vijim, ndërsa informacioni i detajuar për të, bashkëlidhur me pamje filmike, do t’ju vihet në dispozicion pas mbërritjes së tij në Rinas.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Dritan Rexhepi akuzohet nga drejtësia shqiptare për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, ku akuzohet si porositësi në rrëmbimin e Jan Prengës. Po ashtu, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit me 4 vite burg për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”, në rrethana rënduese dhe “Falsifikimi i vulave i stampave ose formularëve”.

Gjithashtu, Dritan Rexhepi ishte i shpallur në kërkim dhe nga autoritetet italiane, pasi akuzohet si kreu i kartelit të drogës “Kompania Bello”, që transportonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Lexo edhe:

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për kopshtarin e Altin Hajrit

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

Ndërkohë, Gjykata e Apelit Firence në Itali, me vendimin e datës 15 Prill 2010, e ka dënuar atë me 16 vjet e 5 muaj burgim (pjesa e mbetur e dënimit 13 vjet, 8 muaj e 6 ditë burgim), për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Dritan Rexhepi alias Gramoz Rexhepi u arrestua në muajin Nëntor të vitit 2023 në vilën e tij luksoze në Stamboll, në kuadër të operacionit të emëruar “Kartel”, pas bashkëpunimit të autoriteteve turke me ato italiane, por dhe ato shqiptare.

Pas procedurave gjyqësore, Dritan Rexhepi vendosi të ekstradohej në Shqipëri, Ai ka jetuar për një periudhë edhe në Ekuador, ku ka qenë dhe i burgosur aty, nga ku dyshohet se urdhëroi edhe rrëmbimin e Jan Prengës.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz në Janar të vitit 2020 për shkak se i vëllai i tij dyshohet se kishte vjedhur një sasi droge në portin e Portsmuth në Angli. Për shkak të dhunës se ushtruar në automjetim tip “Range Rover” ai humbi jetën rrugës për në resortin e Altin Hajrit në Shijak, aty ku nga pamjet filmike duket i pajetë. Trupi i Prengës nuk është gjetur as sot e kësaj dite.

Etiketa: Dritan RexhepiesktradohetGramoz Rexhepijan prengaturqia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për kopshtarin e Altin Hajrit

11:40 : 25/07/2025
BOTA

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Jan Prengës! Gazetarja rrëfen bisedën me fëmijët e tij: Kishin shpresë për gjetjen e trupit

19:51 : 12/07/2025
AKTUALITET

Dy prokurorët e SPAK përplasen në seancë, kërkojnë dënime të ndryshme për kopshtarin e Altin Hajrit

11:56 : 11/07/2025
BOTA

“Po pres avionët F-35 nga Trump!”, Erdogan: Shqetësimet greke janë të pakuptimta

13:43 : 05/07/2025
BOTA

Turqia do të ndërtojë luftëanijen më të madhe në Evropë, 16 metra më e gjatë se ajo britanike

21:11 : 04/07/2025
Para

Hetimet për Veliajn, gruaja e Elman Abules paraqitet në SPAK

TË GJITHA

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan me 2 fëmijët

20:07 : 02/08/2025

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

19:50 : 02/08/2025

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

19:27 : 02/08/2025

Thyen xhamat e Bashkisë, i riu kundër lirimit të hapësirave publike në Korçë

19:17 : 02/08/2025

Aksident në Korçë, një i plagosur

19:03 : 02/08/2025

Shkelet sërish afati, prej 3 vitesh Muzeu Arkeologjik në Durrës i mbyllur

18:54 : 02/08/2025

Kjo është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj në Maqellarë

18:37 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com