• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kryeministri i Groenlandës distancohet nga Danimarka

10:19 : 04/01/2025
në BOTA

Të shmangim “prangat e kolonializmit”: Me fjalë të qarta si asnjëherë më parë kryeministri i Groendlandës Egede u shpreh për pavarësinë nga Danimarka.

“Ka ardhur koha, që ne të ndërmarrim një hap dhe të formësojnë të ardhmen tonë”, tha kryeministri i ish-kolonisë daneze Mute Egede, në fjalimin e tij me rastin e vitit të ri.  Kjo vlen edhe sa ka të bëjë me kë bashkëpunon ngushtë Groenlanda dhe cilët do të jenë partnerët e saj tregtarë. Vitet e kaluara në Groenlandë ka fituar forcë lëvizja e pavarësisë, por deri tani kryeministri ka qenë më i rezervuar lidhur lidhur me këtë temë. Pak para kësaj nisme të Egedes, presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump – ashtu si edhe më 2019 – ka sinjalizuar interesin për “pronësi dhe konotrll” të ishullit gjigand në Arktik. Egede e pati kundërshtuar menjëherë Trumpin prerazi dhe në fjalimin e tij sivjet nuk u përmend as politikani amerikan dhe as SHBA-ja.

Groenlanda me rreth 57.000 banorë është me rëndësi të madhe strategjike për SHBA, që ka atje një bazë aviacioni ushtarak me sistem paralajmërues për raketat balistike. Kryeqyteti i Groenlandës Nuuk është më afër Nju Jorkut se sa Kopenhagës.

“Populli duhet të vendosë”

Në Groenlandë më 6 pril do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. “Eshtë populli i Groenlandës që duhet të vendosë, nëse vendi duhet të ndërmarrë hapat e mëtejshëm në rrugën e pavarësisë. Ndaj periudha elektorale që këmi përpara duhet të jetë një periudhë, në të cilën populli groenlandez vendos, se si duhet të jetë e ardhmja e Groenlandës dhe sistemi i saj”, tha kryeministri Egede. Se kur mund të ndodhë kjo, ai e la të hapur. Një shumicë në vend është për pavarësinë, por ka mendime të ndryshme sa i përket planit kohor dhe pasojave të mundshme që priten ndaj standardit të jetesës.

Lexo edhe:

Kushtoi 3.7 mln euro/ Si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria

Kush është Lecornu, kryeministri që do të përballet me krizën ekonomike dhe sociale në Francë

Pasuri të mëdha dhe ekonomi e brishtë

Që nga viti 2009 Groenlanda ka të drejtë, që të shpallë pavarësinë përmes referendumit. Megjithë pasuritë e mëdha nëntokësore si naftë e gaz, ekonomia e këtij vendi është e brishtë dhe e varur fort prej mbështetjes nga Kopenhaga si dhe nga peshkimi. “Historia dhe detyrimet aktuale kanë treguar, se në bashkëpunimin tonë me mbretërinë e Danimarkës nuk është arritur të vendoset barazia e plotë”, tha Egede. “Si edhe vende të tjera të botës ne duhet të punojmë, që të shmangim pengesat për bashkëpunimin – të cilat mund t’i konsiderojmë si pranga kolonializmi – dhe të ecim përpara. “Groenlanda deri më 1953 ka qenë kolon daneze, por ndërkohë është një territor i vetadministruar i mbretërisë. Kohët e fundit ngjallën indinjatë zbulimet lidhur me qëndrimet e padrejta të autoriteteve daneze në Groenlandë, ndër to edhe një fushatë për imponimin e natalitetit të kontrolluar në vitet 1960.

/DW

Etiketa: DanimarkadistancohetGroenlandakryeministriMute Egede

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria

16:10 : 19/09/2025
BOTA

Kush është Lecornu, kryeministri që do të përballet me krizën ekonomike dhe sociale në Francë

21:30 : 09/09/2025
BOTA

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025
AKTUALITET

Revolucioni Kulturor Kinez dhe pavarësia e gjyqësorit

09:04 : 04/09/2025
Lajmet e Dites

Arrestimi i dy të dyshuarve për spiunazh, kryeministri i Kroacisë takohet me shefin e inteligjencës ushtarake

17:09 : 02/09/2025
RAJONI

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

13:57 : 18/08/2025
Para

“Rama nuk kthehet më pas”/ La Repubblica: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe

TË GJITHA

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës/ Lihen në burg dy vëllezërit Bushgjokaj, dosja i kalon SPAK

19:26 : 20/09/2025

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

19:18 : 20/09/2025

Aksident tragjik në aksin Shkodër-Hani Hotit, vdesin babë e bir/ EMRAT

19:05 : 20/09/2025

Berisha publikon CV-në që i siguroi Gonxhes postin e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit

19:00 : 20/09/2025

Eklipsi diellor më 21 shtator/ Ja 3 shenjat që do të ndikohen më shumë

18:45 : 20/09/2025

Alimehmeti: PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë për qytetarët

18:28 : 20/09/2025

49-vjeçari nga Tirana humb jetën papritur te Syri i Kaltër në Theth, dyshimet

18:11 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com