• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Plas” të moshuarin në Azil, i përvetëson pasurinë e i merr pensionin

22:37 : 23/12/2024
në AKTUALITET

Deklaratat, që të ndjerit Silvio Shala iu morën, për t’i grabitur pasurinë e pensionin nga Elda Dedja, u bënë te noteri Terens Kurti, i cili duhet të kishte evidentuar gjendjen e shëndetit mendor të Silvios, i cili kurohej në këtë drejtim që nga viti 2015.

“Babi im është diagnostikuar nga një mjek psikiatër që në vitin 2015 që vuan nga çrregullim opsesiv-kompulsiv. Kjo është pra diagnoza e caktuar nga mjeku psikiatër, e cila konsiston në mbledhjen e grumbullimin e çdolloj mbeturine dhe vendosjen e këtyre mbeturinave në çdo hapësirë të shtëpisë si krevat, tavolinë buke, dollap dhe në çdo ambient të mundshëm duke e bërë aksesimin në shtëpi të pamundur të kaloje nga një derë në derën tjetër”, tha denoncuesja Irinda Shala.

“Noterja nëse do e kishte evidentuar dhe ta merrte në pyetje do e kishte lehtësisht të kuptuar që ky person ka probleme të shëndetit mendor, aq më tepër që ne kemi kartelën e shëndetit mendor. Është e kartelizuar që nga viti 2015, që është një i sëmurë i shëndetit mendor dhe ai për shkak të sëmundjes nuk kupton dot të kryejë gjithë këto mori veprimesh materiale apo juridike për të kuptuar në thelb se çfarë po ndodh”, tha avokatja Nertila Qordja.

“Stop” ka siguruar fakte shkresore të kartelës së të moshuarit, por edhe pamje filmike të gjendjes së tij,  dhe ky i fundit duket, që është i pamundur të marrë vendime.

Irinda Shala: A mendon, se çfarë firma ke hedhur ti? Pa mendohu njëherë! Ke hedh firmat? Të ka çuar në ndonjë vend, të hedhësh firmat…? Të kujtohet?

Lexo edhe:

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

Silvio Shala: Nuk e di…

Irinda Shala: Dhe ka 3 vite, që të merr pensionin. I kam llogaritur unë dhe janë 8 milionë lekë. 8 milionë lekë babo, që të ka marrë ty. Po lekë i ke dhënë ti Eldës, ti nga xhepi, pare nga xhepi, i ke dhënë?

Silvio Shala: Jo!

Irinda Shala: Pare nga xhepi? Sepse kam zbuluar prapë një letër tjetër, që ti i ke dhënë 4 milionë e 400 e 68 mijë lekë, që ajo të të varrosi ty, të të varrosi ty, që ti je gjallë…A e kupton? Çfarë është kjo babo?

Silvio Shala: Jo! Jo!

Irinda Shala: A e kupton? Çfarë është kjo babo?

Silvio Shala: Vjedhje!

“Stop” ka siguruar një tjetër kontratë noteriale ku Elda Dedja ka përvetësuar 4.5 milionë lekë të vjetra kursimet e të moshuarit për funeralin e tij.

Irinda Shala: Juve a e dinit, që çfarë gjendje shëndetësore mendore ka babai im?

Elda Dedja: Po si është babai yt sot?

Irinda Shala: Çfarë pjesë e familjes time jeni juve?

Elda Dedja: Ti nuk je bija e tyre…

 Irinda Shala: Unë bija e tyre jam, po mirë këtë e thua ti, dokumentet thonë gjë tjetër.

Elda Dedja: Ti nuk je bija e tyre, Ajla Shala, Silvio Shala, kanë hapur proces gjyqësor për çbirësimin tënd.

Në vitin 2021, 83-vjeçari Silvio Shala i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor iu morën kursimet e funeralit, pensioni dhe iu vu flaka apartamentit ku ai jetonte. Më pas i moshuari dërgohet pranë Azilit shtetëror këtu në kryeqytet nga Elda Dedja. Sipas të dhënave asokohe i moshuari ishte në gjendje të rënduar shëndetësore ku pritej vdekja e tij, madje Elda Dedja kishte përgatitur kostumin e tij të funeralit.

Irinda Shala: 4 milionë e 400 e 68 mijë lekë…

Elda Dedja: Do t’i zbresim edhe lekët e kostumit, që ia kam blerë se ishte gati duke ikur e di institucioni, (Azili) e kam unë të dokumentar aty…

Irinda Shala: S’ka asnjë kostum në Azil babi, realisht!

Elda Dedja: Po me po, këpucë, çorape, këmishë…

 Irinda Shala: Nuk ka, nuk ka…

Elda Dedja: Biles, ia kam sjellë nga Holanda dhe i dhashë…

 Irinda Shala: Nuk ka, të siguroj që nuk ka asgjë…

Elda Dedja: Unë ia kam dorëzuar personelit, ia kam dorëzua sepse yt atë në Qershor desh iku…

Gjithashtu “Stop” ka pyetur në azil, se kush është kujdesur për të moshuarin dhe në këtë institucion na thonë, se vetëm vajza e tij është kujdesur për të ndjerin. Ndërsa Elda Dedja nuk është parë kurrë në azil, edhe pse i mori shtëpi pasuri e pension të ndjerit.

Irinda Shala: I vjen ndonjë njeri tjetër babit këtu, që ta vizitojë?

Personel i Azilit: Jo, jo! Asnjë njeri tjetër përveç teje…

Irinda Shala: Përveç mejeeee…

Personel i Azilit: Përveç teje zemër, njeri tjetër, as ka ardh me e pa.

Irinda Shala: Dëgjo tani…! E mban mend, që kemi folur, që ma ke thënë që vija këtu për punën e Eldës, a ka ardhur, apo…A ka ardhur Elda? A është dukur këtu? Pra nuk ka ardhur fare këtu?

Shoku i dhomës: Jo, s’ka ardhur, jo! Jo, hiç, hiç, hiç..

Irinda Shala: Babi ia ka përmend ndonjëherë emrin, ndonjë gjë kështu?

Shoku i dhomës: Jo, jo! Hiç fare…!/tvklan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026
Shkrime promocionale

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026
AKTUALITET

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026
RAJONI

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026
Para

KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme, reagon BE: Keqardhje

TË GJITHA

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom