• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria i bashkohet Iranit dhe Bangladeshit, Rama mbyll Tik Tok-un para zgjedhjeve

16:53 : 21/12/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Shqipëria mund të renditet në listën e shkurtër të disa vendeve antidemokratike në botë të cilat kanë vendosur të mbyllin ose kufizojnë TikTok-un, jo për arsye të privacisë dhe përdorimit të të dhënave personale, por për arsye të censurës shtetërore. Bangladashi, Irani, apo Pakistani e kanë penalizuar ose kufizuar këtë platformë disa herë duke e argumentuar këtë me parandalimin e përhapjes së materialeve të papërshtatshme dhe të padenja për shikim.

Për arsye krejt të ndryshme në SHBA TikTok është përballur me shqetësime rreth mundësisë që të dhënat e përdoruesve të mund të dërgohen në Kinë, duke i bërë ata të prekshëm për përdorim të mundshëm të të dhënave nga qeveria kineze. Në vitin 2020, ish-presidenti Donald Trump u përpoq ta ndalonte TikTok-un, duke përmendur kërcënimin për sigurinë kombëtare, megjithatë, aty nuk ka pasur një bllokim të plotë deri më tani.

“Ne TikTok-un do e mbyllim për një vit. Kini parasysh që ne kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do e mbyllim TikTok-un. TikTok nuk do ketë në Republikën e Shqipërisë. Do shohim se si do funksionojnë qeveritë e tjera, si do reagojë vetë TikTok-u“-u shpreh Rama, gjatë një takimi me prindër e mësues ku diskutoi masat e reja të qeverisë në shkolla, duke filluar me mbylljen e platformës së shumë diskutuar, Tik Tok.

Po ashtu, ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, e bëri të ditur vendimin duke argumentuar: “Për rritjen e sigurisë fizike dhe digjitale në shkolla dhe ndikimin që sjellin rrjetet sociale dhe angazhimi i fëmijëve, ne kemi vendosur bllokimin e TikTok-ut”.

I gjithë ky debat lindi papritmas kur Martin Cani, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, u vra me thikë nga bashkëmoshatari i vet në qendër të Tiranës. Por çudi bën fakti se propozimi për mbyllje erdhi në para të fushatës elektorale dhe në një situatë kur qeveria kontrollon me dorë të hekurt mbi 90% të audiencës së mediave tradicionale të vendit.

Lexo edhe:

VIDEO-ja u gjet në telefon/ Vrasësit e Edmond Papës lidhën pakt vëllazërie, pinë gjakun e njëri-tjetrit

Kush e normalizon regjimin Rama

Pas vrasjes së adoleshentit qarkulluan video në TikTok, ku të mitur shpreheshin pro vrasjes. Gjithashtu, pas vrasjes së tij u publikua fotografia e autorit, i cili u arrestua, që tregonte plagën që kishte marrë në dorë dhe ai u shfaq duke ngritur grushtin lart.

Vrasja nxiti protesta në kryeqytetin shqiptarë për të kërkuar më shumë siguri për nxënësit dhe fëmijët.

Disa ditë më vonë, Qeveria e Shqipërisë nxori për diskutim dy propozime që synojnë të frenojnë ndikimin e rrjeteve sociale, TikTok dhe Snapchat, te fëmijët. Në fakt gjatë këtyre javëve u zhvilluan disa takime konsultative farsë për të përligjur një vendim që dukej i marë paraprakisht.

Manastirliu tha këtë të shtunë se vendimi u mor bazuar në një paketë masash për të cilat po punojnë Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Globalisht debati është tejet i ndarë në llogore lidhur me rolin e kësaj platforme sociale. Ata që e kritikojnë thonë se TikTok mund të ketë një ndikim në shëndetin mendor të përdoruesve, sidomos të rinjve. Përdorimi i tepërt i aplikacionit mund të inkurajojë sjellje adiktive, duke nxitur sesione të zgjatura përdorimi me përmbajtje të vazhdueshme të rinovuar. Ndërsa ata që janë pro tij këmbëngulin se ai është gjithashtu një mjet për krijimtari, mësim dhe zbulim gjërash të reja. Shumë njerëz e përdorin për të shpërndarë pasionet e tyre, për të mësuar dhe për të krijuar biznese.

TikTok është i njohur për videoklipet e tij të shkurtra dhe shpesh virale. Megjithëse TikTok ka sisteme për moderimin e përmbajtjes, efikasiteti dhe paanshmëria e këtyre proceseve mbeten të diskutueshme./ Lapsi

Etiketa: mbylljeqeveriaRamaTikTokvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO-ja u gjet në telefon/ Vrasësit e Edmond Papës lidhën pakt vëllazërie, pinë gjakun e njëri-tjetrit

16:39 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025
Para

Panik në Serie A/ Lojtari bie pa ndjenja në fushë, transportohet me urgjencë në spital

TË GJITHA

Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit

18:49 : 06/06/2025

Fitoi trofeun europian, klubi londinez shkarkon trajnerin

18:32 : 06/06/2025

“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen nga partnerja pas “Ferma VIP”

18:28 : 06/06/2025

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përfundon në kanal

18:14 : 06/06/2025

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

17:58 : 06/06/2025

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

17:56 : 06/06/2025

Fat dhe sukses! Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

17:41 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com