• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E ngarkuara me punë me raportet e DASH dhe DEA a ka punë?!

17:06 : 18/12/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Nuk dihet kush e ngarkoi të ngarkuarën me punë, Nancy VanHorn, të bëjë qoka politike, duke lexuar tekstin e lënë në arkiv nga Yuri Kim. Një ambasadë që ende nuk ka shënuar një rresht për fitoren e presidentit të ri Donald Trump. Madje as nuk kanë pipëtirë për faljen e presidentit në detyrë Joe Biden ndaj të birit Hunter Biden, i dënuar nga drejtësia amerikane. Për një masë dënimi deri në 25 vite. Për korrupsion histori droge e armësh. Me rusë, kinezë, shqiptarë. Por ata janë të pandjeshëm për korrupsionin amerikan çuditërisht. Pastaj kthehen kundër opozitës.

Në tre vite asnjë fije letre nuk kanë nxjerrë për të na treguar korrupsionin e madh. Zero përgjigje edhe ndaj kongremenëve amerikanë për çështjen e Berishës. Po sa herë Edi Rama është pikiatë me krimin besimin vjedhjen zgjedhjet, Ambasada nxjerr tekstet e Yurit. Mund të ketë dhe opozitarë ambasadash të cilët u ka rënë ushkuri politik dhe qurraviten në krahë diplomatësh. Ka deputetë ëndërrimtarë me sigël PD e me përqafime Sorosi duke pritur gradime politike në gardhe ambasadash.

Tutkunllëku shpesh kalon universin. Kqyrni votat e shqiptarëve se në Siri terroristi i Alqaeda në listën amerikane, Abu Mohammed al-Jawlani, po bën qeverinë pas Asad, meqë e përzuri me armë diktatorin. Madje Britania e cila nuk merr provat në gjyq nga mbrojtësit ligjorë të Berishës, po bëhet gati të heqë etiketimin terrorist grupit që kontrollon vendin. Tregues me bollek se si bëhen sallatat diplomatike. Kjo ndërhyrje ndaj PD është një marrëzi në rastin më të mirë ose vijimësi lobingjesh në rastin më të keq. E lobingjet kundër PD Rama i ka sipas modelit korruptiv Charles, për të cilin presim të dëshmojë ne SPAK pasi për pak ditë mbushen tre vite nga koha kur është regjistruar procedimi penal.

Lexo edhe:

“Mbreti bën qejf me Nusretin”/ Paloka: Pensionistët pa bukë, por Rama në festë

Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht

E nderuara VanHorn

Nëse do të lexonte raportet e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë aty do të kishte të shkruar se korrupsioni është në çdo nivel të administratës. Qendrore dhe lokale. Aty do lexonte për fuqizimin e Krimit të Organizuar shqiptar deri në Amerikën Latine ku shumë banda të vendit ku zonja shërben si e ngarkuar, kontrollojnë trafikun e kokainës në burim. Madje në raportet e Antimafias italiane Mafia shqiptare kontrollon portet pas Ndranghetës në trafiqe dhe miliardat hidhen si investime në Shqipëri. Po nga zyra e DEA e hapur në Tiranë do të mësonte se miliarda euro të trafikut të kokainës pastrohen nën hyqmin e kryeministrit kryebashkiakut dhe qeverisë. Po nga dijeni e shërbimeve amerikane pasi të lexonte ca përgjime të.dosjeve sky-enchro do të pataksej se qeveria është e zhytur në botën e krimit dhe në zgjedhje listat e deputetëve Ramës ia bën Mafia. Po aty do të shihte se prokurorë e gjyqtarë edhe kësaj të reformuarës prej tyre janë disa në shërbim bandash kriminale.

Të pyesë homologun Gonzato të BE, se si e përcollën kur i tha ministrit mos e emëroni Prodën drejtor të përgjithshëm policie se na del nëpër materiale me telashe drejtësie.

Të lexoj dosjet e SPAK-ut të tyre të dashur se si bota e drogës kontrollon qeverisjen drejtësinë, vettingun, se si të dënuar janë në sistem. Se si prodhuan një dosje thashethemesh për Berishën për një firmë të hedhur nga Edi Rama të cilin nuk kanë këllqe ta thërrasin. Për biznesmenin afër Ramës e Veliajt i dënuar javën e shkuar nga Apeli antimafias për vepra të rënda penale në lidhje me Ndranghetën. Se si Veliaj inceneratori, 5D e mjaft dosje kriminale nuk penalizohet nga të përkëdhelurit kolegë.

Të lexojë shkresën zyrtare të Agaçit të Ramës për këshilltarin zyrtar të Kryeministrit Filip Coldea, lidhje e kartelit meksikan të kokainës “Sinaloa” apo edhe biznese shqiptare mysafir të KM ortakë me këtë bandë narkotrafiku.

Të pyesë një herë amerikanët paraardhës në Ambasadë ka ndonjë të përfshirë në historinë e agregatëve, anijeve gjoja prodhuese të energjisë, në afro tre vite zero kilovat dhe përfituese të 100 mijë eurove në ditë.

Ka pafund çështje. Por e ngarkuara me punë këtë gjuetinë ndaj liderit të PD, nuk duhet ta quajë punë..Se mos na thotë PS ka fituar zgjedhjet e 11 majit tani në dhjetor. Se del si hapje fushate.

Etiketa: Basir ÇollakudashDEAEdi RamaNancy VanHornYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mbreti bën qejf me Nusretin”/ Paloka: Pensionistët pa bukë, por Rama në festë

16:41 : 01/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht

19:05 : 31/05/2025
AKTUALITET

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

19:03 : 31/05/2025
AKTUALITET

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

13:36 : 31/05/2025
AKTUALITET

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

15:21 : 30/05/2025
AKTUALITET

Bushati: As Putin nuk do t’i bënte aq keq Shqipërisë, sa i bëri administrata Biden

22:24 : 29/05/2025
Para

Jarmouni udhëton drejt Francës, Tiranën e lënë në "baltë" edhe 3 lojtarë të tjerë

TË GJITHA

Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

19:28 : 01/06/2025

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

17:47 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com