• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

11-vjeçari kërcënohet e dhunohet nga shokët në shkollë, agresorët e publikojnë në TikTok

21:16 : 17/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan dhunën masive që i është bërë djalit më 11 mars 2024 jashtë oborrit të shkollës 9 vjecare “Gjon Buzuku” nga 7 persona 12, 14 dhe 17 vjeç. Agresorët e kanë filmuar dhe e kanë nxjerrë live në TikTok aktin e tyre. Dhuna u denoncua në polici, në komisariatin numër 4 dhe me incidentin u mor Pajtim Canka, por ngjarja u mbyll pa u marrë provat e duhura.

Mamaja denoncuese e 11-vjeçarit deklaron se dhuna ka qenë sistematike ndaj djalit të saj, i cili është shantazhuar, i kanë kërkuar para dhe rroba të rinjtë agresorë, shumica pjesë e shkollës “Gjon Buzuku”.

Në komisariatin numër 4 “Stop” takon personin që u mor me ngjarjen, Pajtim Canka.

Polici Pajtim Canka: Kam bërë veprimet e para unë, i kam dhënë vendimin mjeko-ligjor…

Lexo edhe:

Sherr në Fier, plagoset me thikë i riu

Sherr me thika pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, plagosen 3 adoleshentë

Gazetari: Mbas 10 ditësh?!

Polici Pajtim Canka: Vendimin mjeko-ligjor?

Gazetari: Po, po..!

Polici Pajtim Canka: S’ka shanse!

Djali është rikthyer në shkollë dhe pas këtyre ditëve është dërguar te eksperti që i ka kërkuar një letër nga policia. Letra i është dorëzuar.

Pajtim Canka shmanget duke thënë se çështjen e mori më vonë një kolegu i tij.

Polici Pajtim Canka: Më pas kam marrë kallëzimin, ia kam dhënë kolegut që ai tashmë nuk është këtu, që ka zonën që ka ndodhur ngjarja…

Gazetari: Po kush është ky koleg…? Ku ka shkuar? Ku punon? Ka emër, mbiemër…?

Polici Pajtim Canka: Tani, më tepër jo për tëëë…,s’ka asnjë problem, për më tepër mund të japim një numër shkrese, që është nisur numër protokolli, por më mirë drejtohuni zyrtarisht! Tani, unë kam bërë këto veprime, meqë të sqarova…nëëë… për dinamikë të ngjarjes, të hetimit, i ka vazhduar veprimet kolegu, që ka pas zonën…

Gazetari: Atje tek dosja, që e pe, a janë referuar videot e dhunës në Prokurorinë e Tiranës?

Polici Pajtim Canka: Jooo, unë pashë veprimet e mia, pashë kallëzimin, pashë vendimin mjeko-ligjor…

Gazetari: Vendimin mjeko-ligjor mos e përmend se e ke bërë pas 10 ditësh..!

Polici Pajtim Canka: Pashëëë dheee…

Prindërve u janë caktuar dy psikologë të cilët s’janë paraqitur në asnjë moment pranë 11-vjeçarit.

Me prova të cunguara, prokurorja e Tiranës Denisa Asko e pushoi çështjen dhe doli me vendimin e mosprocedimit penal.

Po kështu gjyqtarja Gilda Hoxha është pajtuar me vendimin e prokurores duke mbuluar dhunën skandaloze e të pashembullt ndaj një të mituri.

“Nuk kërkoj asgjë më tepër se të merren masa konkrete për atë që është bërë dhe të parandalohet diçka që mund të ndodhë më pas. Sot e kam gjallë, falenderoj Zotin, por ndoshta s’do ta kisha, s’do të merrej drejtësi pasi unë ta kisha humbur djalin apo pasi ta humb? Nuk jam e qetë duke e ditur që persona problematikë kanë qenë edhe në lagje, edhe në shkollë persona problematikë. Në çdo moment, unë ndiej rrezikshmëri ndaj djali”, përmbyll nëna e 11-vjeçarit./tvklan

Etiketa: dhunenxenespolicisherrshkolleTikTok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr në Fier, plagoset me thikë i riu

12:17 : 02/10/2025
AKTUALITET

Sherr me thika pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, plagosen 3 adoleshentë

11:24 : 02/10/2025
AKTUALITET

Sherri nisi për paratë nga kontrabanda e mallrave, si ndodhi plagosja me thikë në Bilisht

10:09 : 02/10/2025
AKTUALITET

Vijon operacioni i SPAK, arrestohet vëllai i “Rrumit të Shijakut” / EMRI

09:43 : 02/10/2025
AKTUALITET

SPAK aksion në Durrës, kontrolle tek “Rrumi i Shijakut”

08:59 : 02/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Sherr masiv në Devoll, plagosen dy persona me sende të forta dhe thika

20:52 : 01/10/2025
Para

Ukraina shkatërron një rrjet të madh spiunazhi rus

TË GJITHA

Rama harron hakerimet, mburret në Kopenhagen: Shqipëria ka mbrojtjen më të fortë kibernetike

16:02 : 02/10/2025

Veliaj sfidon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, dërgon çështjen në Kushtetuese

16:01 : 02/10/2025

Skandali i ribursimit të ilaçeve/ Prokuroria zbarkon tek CFO Pharma, zbardhet skema e mashtrimit

15:40 : 02/10/2025

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, dekreti i Begaj botohet në Fletoren Zyrtare

15:38 : 02/10/2025

Merr flakë një banesë në Durrës, 42-vjeçarja vdes nga asfiksia

15:31 : 02/10/2025

Këto shenja të horoskopit do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

15:26 : 02/10/2025

Tërmet i fortë në Turqi

15:25 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com