• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Inzaghi nuk ka pika të dobëta”, Bastoni thumbon: Conte e di, Interi është më i forti

15:21 : 15/12/2024
në SPORT

Alesandro Bastonit i pëlqen përgjegjësia dhe thotë se Interi është skuadra më e fortë në Itali dhe për rrjedhojë do të fitojë titullin kampion.

Mbrojtësi italian ka dhënë një intervistë për “Libero” dhe ka analizuar sezonin që kanë bërë deri tani kampionët e Italisë. I vendos notën 8 vetes dhe skuadrës, po ashtu analizon edhe deklaratën e Kontes.

Nga 1 në 10 sa je i lumtur me sezonin tuaj dhe me të Interit në përgjithësi?

Do të thosha 8 për të dy. E nisëm sezonin disi me frena dore, sepse tani nuk ka më distancë mes një sezoni dhe një tjetri. Në nivelin mental nuk ishte e lehtë që të rikuperonim forcat dhe kjo sigurisht që influencoi. Por e kemi marrë veten dhe mund të them që në fillim të gushtit do të kishim firmosur për të qenë në këtë situatë klasifikimi mes Champions-it dhe kampionatit.

Por këtë javë erdhi edhe humbja e parë në Europë…

Lexo edhe:

Çmimet e Serie A/ Lojtari më i mirë shpallet Dimarco, dominon Interi

Como ndal Napolin në Serie A, Interi një pikë larg titullit

Nuk është e lehtë që të ringrihesh pas një humbjeje, por kur shkova në shtëpi mendova: Mjafton të shohim ku janë Bajerni, Siti dhe Reali për të kuptuar që po bëjmë një ecuri pozitive.

Ndoshta u mësuat pak keq të gjithë…

Po. Por është përgjegjësia jonë. Nëse jemi mësuar për të qëndruar në nivele të larta, atëherë duhet ta mbajnë këtë standard. Por është normale që të mos i fitojmë të gjitha ndeshjet. Ka nga ata që kritikojnë këtë rrotacion të Inzagit dhe thonë që duhet të luajnë më shumë titullarët. Është e pakuptueshme. Edhe sepse nuk është humane që të nxjerrësh gjithmonë ndeshjet në 100% në nivelin fizik dhe psikologjik. Dhe nëse nuk je, skuadra futet në vështirësi. Pushimi është i pashmangshëm.

Është folur shpesh për Bastonin që e kërkojnë skuadrat më të mëdha në botë si Reali dhe të tjera. E konfirmoni?

Ndonjë skuadër edhe më ka kërkuar, por i kam dhënë gjithmonë prioritet Interit. Kemi edhe një jetë përtej futbollit dhe familja ime është shumë mirë këtu. Unë luaj në një skuadër të madhe që lufton për të fituar trofe dhe çdo kompeticion. Nuk kam pasur asnjë mendim për t’u larguar.

Cila është një e mirë dhe një e metë e trajnerit Inzagi?

E mira e tij është që i bën të gjithë të ndihen t rëndësishëm dhe pjesë e grupit. Sa i përket defektit nuk e di. Ndoshta në fillim e kishim pak të vështirë të kuptonim futbollin e tij, por ishte problemi ynë. Vinim nga një futboll me Konten që ishte krejtësisht ndryshe.

Meqë po flasim për Konten, sipas teje pas Inter-Napoli e tha atë që tha për të mirën e futbollit apo mendon që ju jeni më të fortët?

Sigurisht që për të mirën e futbollit dhe të njerëzimit (qesh). Ne e njohim mirë misterin dhe e di që jemi skuadra më e fortë. E bëri për të destabilizuar disi ambientin.

Nëse do të zgjidhnit mes titullit të 21 dhe një finale tjetër Champions-i këtë vit çfarë zgjidhni?

Finalen e Champions-it, absolutisht.

Çfarë ju mungoi në Stamboll?

Pak fat sigurisht që na mungoi dhe pak vendosmëri dhe bindje se ishim ekip i fortë. Në atë kohë nuk e kishim. Tani e dimë që jemi në atë nivel.

Kush e fiton titullin kampion?

Shpresoj dhe të them Interi.

Të josh Botërori i ri i klubeve?

Mendoj se është një kompeticion i bukur, por mbi të gjitha duhet të respektojmë të tjerët. Është koha që të bezdis pak, sepse do të luhet mes qershorit dhe korrikut dhe me temperatura të larta. Por është një kompeticion stimulues.

Cili është sekreti i grupit tuaj?

Mendoj se është shumë e rëndësishme që kemi një koloni italiane. Më përpara ishin Ranokia dhe D’Ambrozio dhe të tjerët. Për ata që vinin ishte më e lehtë të kuptoje cilat janë rregullat dhe si duhet të sillemi.

Shumë rivalë thonë se Interi është më i forti dhe duhet të fitojë titullin. Kjo gjë ju bezdis apo ju karikon më shumë?

Sigurisht që na karikon. Na pëlqen ta kemi këtë lloj përgjegjësie.

Ka disa lojtarë nga skuadra juaj që janë përdorur më pak në fushën e lojës dhe kritikohen shpesh. Si përjetohen në skuadër këto situata?

Nga jashtë është e vështirë të kuptosh rëndësinë që kanë të gjithë. Por ne e dimë shumë mirë. Kam hequr dorë nga leximi i komenteve dhe gjërave negative që vijnë nga jashtë. E rëndësishme është që të gjithë në skuadër ndihen të lumtur.

Etiketa: Alesandro BastoniInterkonte

Lajme të lidhura

SPORT

Çmimet e Serie A/ Lojtari më i mirë shpallet Dimarco, dominon Interi

18:59 : 22/05/2026
SPORT

Como ndal Napolin në Serie A, Interi një pikë larg titullit

22:31 : 02/05/2026
SPORT

Serie A/ Napoli bie kundër Lacios, Interi një hap larg titullit kampion

20:34 : 18/04/2026
SPORT

Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri i Interit, Mircea Lucescu

20:30 : 07/04/2026
SPORT

Disfatë e Interit në Norvegji, zikaltrit rrezikojnë eliminimin nga Champions-i

22:55 : 18/02/2026
SPORT

5 gola në Derbin e Italisë, Interi fiton përballjen me Juventusin

22:53 : 14/02/2026
Para

Mospajtime të mëdha në BE rreth heqjes së masave ndaj Kosovës

TË GJITHA

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom