• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A e shiti Rama, Veliajn? Bushati: SPAK, me sy nga Kryeministria!

22:25 : 12/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Andi Bushati ka folur për hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut Erio Veliajt.

Bushati tha se SPAK “sheh me sy nga Kryeministria”, pra pret sinjale nëse Rama do ta “shesë” Erion Veliajn.

Sipas analistit, hetimi për kryebashkiakun tregon standard të dyfishtë, sepse ai po trajtohet në mënyrë preferenciale krahasuar me hetimet për Ahmetajn, Berishën apo Metën, ky i fundit me masë sigurie “arrest me burg” edhe pse dyshohet për afera që kanë ndodhur shumë vite më parë dhe nuk mund të prishë më prova.

Sipas Bushatit, fati i Veliajt varet nga Rama, i cili është i vetmi person që nuk do të preket nga SPAK, ndërsa të tjerët janë “të shitshëm”.

“Ka shumë njerëz që çështjen Veliaj, duke parë përmasat e politikanit, që deri dje quhej si delfin i Ramës dhe të tjerë, e kanë trajtuar si një gur prove për SPAK-un. Dhe ka shumë njerëz që thonë, SPAK-u e mbaroi detyrën nëse procedon me Veliajn. Unë jam kundër kësaj, se nuk ka lidhje. Në një sistem autokratik të gjithë janë të pavlefshëm, vetëm autokrati nuk preket. Po ta shikosh në debate, shumë nga ne kur dalim nga emisioni dhe ulemi në kafe, nuk pyesim ç’do bëjë SPAK-u, por pyesim, a do e shesë Rama këtë Veliajn, ore sikur ia hoqi Tiranën, sikur nuk e ftoi te kjo mbledhje… Pra në nënndërgjegjen e tyre, edhe ata që janë partizanë të SPAK, e dinë që kjo punë varet nga Rama dhe jo nga një prokurori e pavarur, etj.

Lexo edhe:

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

Thënë këtë, pra thënë që në një sistem autokratik, kushdo është i shitshëm përveç autokratit, vijmë te dosja konkrete.

Dosja konkrete, për disa elementë, mua më duket se edhe në rastin Veliaj, SPAK përdor dy standarde, në raport me si ka vepruar për të tjerët. Nëse mbani mend, kontrollin e shtëpive të Arben Ahmetaj, kur i bënë kontroll, nuk i lanë detaj të jetës intime seksuale pa i nxjerrë në pazar. Tani, krahasoni pak hermetizmin, nuk dimë asgjë që është bërë te Veliaj dhe është mirë që nuk dihet, se nuk kanë pse dalin në pazar, por a kemi dy standarde? Po, dy standarde flagrante.

E dyta, kur është folur këtu, Meta dhe Saliu, një nga argumentet e parashtruara ka qenë, këta duhen izoluar se mund të prishin prova dhe mund të frikësojnë dëshmitarë. Pra, merret parasysh argumenti që njerëz që kanë qenë në pushtet para një dekade e gjysmë, mund të prishin prova dhe kjo i çon në izolim. Kurse një njeri, që ka 13 mijë vetë në punë dhe shkon përditë në zyrë të bashkisë, jo ta izolojnë, por të paktën ta pezullonin nga detyra, po ti dhimbsej prishja dhe shkatërrimi i provave? Pra kemi dy standarde.

Pse përdoren këto dy standarde? Edhe SPAK ashtu si lulja e diellit me diellin, shikon me sy nga Kryeministria. A do e shesë Rama? A do na ndezë Rama dritën jeshile? A mos i prishim punë Ramës, po goditëm pak më shumë se duhet Veliajn, para zgjedhjeve?
Nëse këtë e quajme drejtësi të pavarur, jam dakord, vendosim këtë standard dhe e quajmë të pavarur, por mua më duket me dy standarde”, tha Bushati per MCN.

Etiketa: HetimetRamaspakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
Para

A i kanë mbetur më njerëz të besuar në PD? Ja si përgjigjet Basha

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom