Policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë goditur një grupi kriminal të trafikut të armëve mes dy shteteve, ku janë lëshuar 14 urdhër-arreste në total, 6 prej të cilëve në Shqipëri dhe 8 në Kosovë.
Hetimet për grupin në fjalë kanë nisur që prej 24 Majit të këtij vitit, ku u arrestuan në terminalin e autobusave në Tiranës, 4 të rinjtë nga Kosova, Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi. Ata kishin transportuar me autobus nga Kosova një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.
Operacioni i mësipërm u ekzekutua pas dyshimeve se shtetesi V.O. në bashkëpunim me persona të tjera, shtetas shqiptarë dhe kosovarë, kryejnë aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të amrëve të zjarrit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë si dhe trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht kokainë nga Shqipëria në Kosovë
Nisur nga operacioni i mësipërm dhe informacioneve të siguruara, Prokuroria e Tiranës bën me dije se institucionet e dy shteteve nënshkruan në qershor të këtij viti “Marrëveshjen për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor”, mbështetur nga EUROPOL dhe EUROJUST në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Raportohet se mbrëmjen e 10 Dhjetorit, autoritetet policore në Kosovë kanë ushtruar kontrolle në Ferizaj dhe Prishtinë, ku kanë sekuestruar 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje të tjera TIK.
Si rezultat i operacionit të mbrëmjes së 10 Dhjetorit, në Kosovë janë arrestuar dhe 8 shtetasit me inicialet V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D. dhe B.A.
Ndërkohë, në Shqipëri operacioni është ezkekutuar mbrëmjen e 11 Dhjetorit, ku janë ushtruar kontrolle në 7 banesa, si dhe janë ekzektuar urdhër-arrestet për 6 personat e përfshirë në grup.
Mes të arrestuarve është edhe 20-vjeçari Euxhenjo Manushi, djali i muzikantit të njohur saksofonist Adriano Manushi, i njohur me emrin e artit si Ad Sybardhi. Ai u vu në pranga gjatë një operacioni të Anti-Drogës në Tiranë, mbrëmjen e 8 Dhjetorit, pasi u kapën me 1 kilogram e 50 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 270 mijë euro. Bashkë me të u arrestua edhe Klajdi Serjani, nipi i Pajtim Serjani.
6 të arrestuarit në Shqipëri gjatë operacionit të përbashkët me Kosovën:
Euxhenio Manushi, 20-vjeç
Endri Papa, 34-vjeç
Aurel Manreka, 28 vjeç
Gersi Llozha, 22 vjeç
Kleo Muçalliu 26-vjeç;
Tonin Shkambi, 53-vjeç
Prokuroria e Tiranës u ka ngritur shtatasve të mësipërm akuzat për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim.
Organi i akuzës në kryeqytet raporton se gjatë kontrolleve të ushtruara në Tiranë janë sekuestruar 22 armë zjarri “Zoraki”, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.
Burime për mediat bëjnë me dije se transporti i armëve Kosovë-Shqipëri bëhej zakonisht me autobus, teksa dyshohet se ata trafikonin armë edhe në vendet e tjera të Bashkimit Europian.














