• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria nga fundi për investimet e huaja, investitorët ia merr Maqedonia e Veriut

08:07 : 10/12/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri arriti në gati 6 miliardë euro. Kjo shifër përfshin investimet totale që janë bërë në vite nga shtete të ndryshme të BE-së.

E dhëna është bërë e ditur në bazën e të dhënave të Eurostat. Vetëm në vitin 2023, investimet e huaja nga vendet e BE-së në Shqipëri ishin 457 milionë euro.

“Monitor” ka krahasuar stokun e investimeve të huaja nga BE në vendet e rajonit, në raport me madhësinë e ekonomisë përkatëse (prodhimin e brendshëm bruto-PBB) për të parë se cili shtet ka arritur të tërheqë më shumë investime në periudhën e tranzicionit.

Nivelin më të lartë të investimeve të huaja e ka pasur Maqedonia e Veriut, stoku i të cilës është sa 29.3% e PBB-së në fund të vitit 2023.

Maqedonia e Veriut ka fituar shpesh garën e investimeve të huaja me Shqipërinë vitet e fundit, duke ofruar një sistem më të thjeshtë fiskal, zona të lira ekonomike, lehtësi tatimore, madje duke reklamuar dhe dalje në det nga Porti i Durrësit. Shumë kompani që tentuan të hynin në Shqipëri vitet e fundit, si kompania amerikane Johnson Control në prodhimin e pjesëve automotive, kanë hapur disa fabrika në Maqedoni.

Lexo edhe:

U-19/ Nuk ka fitues në sfidën e dytë miqësore, Shqipëria barazon me Italinë

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

Jo vetëm investimet e huaja, por edhe shumë sipërmarrës shqiptarë u joshën nga politikat e Maqedonisë për tërheqjen e investimeve të huaj.

Serbia është shteti i dytë që ka arritur të tërheqë më shumë investime të huaja nga vendet e BE-së, duke “marrë” dhe ajo investitorë që kishin shfaqur interes për Shqipërinë, si “Geox”, apo “Ferrero Rocher”.

E treta në rajon renditet Mali i Zi, me 26.2% të PBB-së. Ndërsa Shqipëria, me 26% të PBB-së lë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën, e cila dhe për shkak të probleme të saj mes dy entiteteve ka arritur të tërheqë vetëm 1706% të PBB-së investime të huaja deri në fund të vitit 2023.

Investimet e BE-së në botë

Sipas Eurostat, stoku neto i investimeve të huaja direkte (IHD) të mbajtura në vendet jo-BE nga investitorë rezidentë në BE arriti në 9 160 miliardë euro në vitin 2023, duke reflektuar një rënie prej 4.1% nga viti 2022 (9 551 miliardë euro).

Një tendencë e ngjashme ishte e dukshme dhe në stokun e investimeve të mbajtura nga rezidentë jo-BE në BE, të cilat u ulën në 7 446 miliardë euro në 2023, me një rënie prej 5.4% krahasuar me vitin 2022 (7 874 miliardë euro).

Në vitin 2023, pozicioni neto i investimeve të BE-së kundrejt pjesës tjetër të botës mbeti relativisht i qëndrueshëm, me një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin 2022.

Në fund të vitit 2023, Shtetet e Bashkuara thithën 26.6% (2 437 miliardë euro) të totalit të stokut të IHD-ve të mbajtura nga BE-ja në pjesën tjetër të botës, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (1 765 miliardë euro, 19.3%).

Më pas renditej Zvicra (755 miliardë euro, 8.2%), Brazili (312 miliardë euro, 3.4%) dhe Singapori (263 miliardë euro, 2.9%). Më shumë se 2% e stokut të investimeve të BE-së shkoi në Kanada (2.7%), Kinë përveç Hong Kongut (2.5%), Rusi (2.4%), Bermuda (2.3%), Meksikë (2.3%) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (2.0 %).

/MONITOR

Etiketa: investimet e huajainvestitoretmaqedonia e veriutShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

U-19/ Nuk ka fitues në sfidën e dytë miqësore, Shqipëria barazon me Italinë

15:40 : 07/08/2025
AKTUALITET

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

16:04 : 06/08/2025
AKTUALITET

Fshehu emigrantin në kamion, kapet në kufi 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

09:41 : 05/08/2025
SPORT

Basketbolli shqiptar në pikën zero! Kombëtarja U-20, katastrofë 116-22 ndaj Serbisë

16:07 : 04/08/2025
AKTUALITET

Çmimet e larta/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj! 50% ikin për pushime jashtë

08:10 : 03/08/2025
AKTUALITET

“Shoqëria po lodhet nga liria”/ Strazimiri: Edhe çmimi për blerjen e votës ka rënë

22:15 : 01/08/2025
Para

Këmbimi valutor 10 Dhjetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com