• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rezoluat/ Si po rikuperon PD me aleatët e saj ndërkombëtarë

15:45 : 07/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deri pak kohë më parë PD i kishte pothuajse të mbyllura dyert e organizatave ku aderonte së bashu me paritë e saj simotra të së djathtës, të cilat nuk dinin nëse do i mbanin marëdhëniet me fraksionin e Bashës, që njihej zyrtarisht në Shqipëri, apo me shumicën berishiste.

Por, vetëm javët e fundit ajo ka arritur ti imponojë atyre rezoluta ku partia republikane e Trump në SHBA, ajo konservatore britanike, CDU-ja gjermane, apo “Sëbashku” e presidentit Macron, kanë ngritur dorën për të denoncuar gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

Një gjë e tillë nuk u bë e mundur vetëm falë bashkimit përfundimtar të partisë opozitare rreth figurës kontroverse të Berishës, por mbi të gjitha falë ashpërsimit të autokracisë shqiptare dhe rritjes së numrit të burgosjeve politike në vend.

Këtë fundjave IDU, (Unioni Internacional Demokratik) i përbërë nga 84 organizata nga 65 shtete të botës ka miratiar një dokument ku denoncohet “persekutimi politik kundër udhëheqësve të opozitës”, dhe “sigurimi i një mjedisi të drejtë dhe të hapur për fushata pa frikë nga ndjekjet politike”.

Në 6 dhjetor në Uashington partitë pjesmarrësë të kësaj organizate miratuan rezolutën ku theksohet se në “12 vite qeverisje socialiste në Shqipëri, kanë përqendruar pushtetin në duart e një personi, duke i reduktuar zgjedhjet në një fasadë. Liderët e opozitës, deputetët dhe zyrtarët vendorë përballen me persekutim politik, burgosje dhe kërcënime, njëjtë si regjimet autoritare në Bjellorusi dhe Tunizi”. Ata aprovuan tekstin e paraqitur nga PD-ja ku vërehej se “lidhjet mes krimit të organizuar dhe drejtuesve të Partisë Socialiste, të zbuluara nga autoritetet belge, janë alarmante. Kartelët e drogës shfrytëzojnë Shqipërinë për pastrim parash, duke ndërlidhur shtetin me grupet kriminale. Përgjimet zbulojnë bashkëpunimin midis zyrtarëve të qeverisë dhe rrjeteve kriminale për të manipuluar zgjedhjet, emërimet në postet kyçe dhe frikësuar votuesit”.

Lexo edhe:

Liderët Bektashi në Ballkan kundër krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri

Kodi Penal dhe nacionalizmi banal

Nisur nga këto konstatime ata kërkuan zgjedhje të lira dhe mbi të gjitha atë që thptë prej javësh opozita shqiptare: “Krijimin e një qeverie kujdestare, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Por ky nuk është qëndrimi i vetëm i aleatëve ndërkombëtarë në favor të PD-së. Në mes të nëntorit një tjetër organizëm IDC, Internacionalja e Partive të Qendrës së Djathte e përbërë nga 109 parti politike nga 83 vende miratoi gjithashtu në dokument të përafërt ku theksohej se “Shqipëria është një vend ku të gjithë pushtetet janë përqëndruar në duart e një përsoni të vetëm, Edi Ramës, dhe se zgjedhjet janë kthyer në një fasadë”.

Pak ditë më vonë Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) miratoi në 22 nëntor një tjetër rezolutë lidhur me “kapjen e shtetit nga krimi, kufizimin e së drejtës së opozitës nëpërmjet persekutimit politik ndaj liderëve të saj, nën një peisazh të përkeqësuar politik me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025”. Në Rezolutën e aprovuar nga partitë që përbëjnë grupin më të madh në parlamentin evropian ngrihej shqetësimi për: “Çdo persekutim politik i supozuar i liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, duke u përballur me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile”.

Se sa të rëndësishme ishin këto konkluzione për pasqyrimin e rëshkitjes demokratike që po ndodh në Shqipëri e tregon dhe fakti i ndërhyrjeve që bëri Edi Rama për ti penguar ato, duke i shkruar disa eurpdeputetëve madje dhe ish shefit të PPE, Manfred Weber i cili e publikoi letrën. Aty ndër të tjera thuhej: “Po ju shkruaj sepse më ka rënë në sy se Partia Demokratike e Shqipërisë – lideri i së cilës është në listën e zezë të SHBA-së dhe i paditur për korrupsion nga Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit – ka paraqitur në Kuvendin tuaj një projekt-rezolutë, e cila përfshin të gjitha propagandat antiqeveritare te bërë me akuza dhe gënjeshtra të pabaza. Është e vetëkuptueshme që nëse EPP lejon që kjo të vazhdojë, jo vetëm që ajo parti do të dështojë më tej të reformojë veten, por gjithashtu do të thellojë rrugën e saj të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës”.

Natyrisht këto tratativa dështuan dhe rezoluta kaloi në PPE, pa korigjime, fiks ashtu siç e kishte propozuar PD-ja.

Natyrisht, ndonëse një pjesë e madhe e anëtarëve që kanë ngritur dorën janë pjestrarë të partive qeverisëse si në Evropë edhe në SHBA, duhet thënë se efekti i këtyre rezolutave është i limituar dhe ato nuk kanë rol të atypëratyshëm në politikbërjen e shteteve të veçantë. Por, ajo që duhet theksuar ndërkohë është se kjo përbën herën e parë që regjimi i Ramës etiketohet nga organizma kaq të rëndësishëm si një shtet i kriminalizuar, që shkatërron zgjedhjet, persekuton opozitës dhe vret demokracinë.

E dyra është se ato po e shndërojnë PD-në në një institucion të besueshëm në faktimin e këtij realiteti. Edhe IDU, (Unioni Internacional Demokratik) edhe IDC (Internacionalja e Partive të Qendrës së Djathte) edhe PPE (Partitë Popullore Evropiane) në harkun e një muaji kanë miratuar tre rezoluta që fshikullojnë regjimin shqiptar duke marrë për bazë optikën e opozitës së këtij vendi. Dhe kjo nuk është pak kur dihet se në kohën e luftës së brendëshme Berisha Basha kësaj partie i patën ngrirë edhe të drejtën e votës./ Lapsi.al

 

Etiketa: aleatetautokracia shqiptaredenimeIDUlideretopozitaPDRamaRezoluarikuperon

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Liderët Bektashi në Ballkan kundër krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri

21:17 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kodi Penal dhe nacionalizmi banal

16:48 : 05/08/2025
AKTUALITET

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon videon: Vëzhguesit e PS kanë votuar në emër të qytetarëve

14:07 : 04/08/2025
AKTUALITET

Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

13:04 : 04/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Dumani mashtrues, paditë për krime elektorale u injoruan!

10:17 : 04/08/2025
Para

Humbja me Atalantën, Reijnders: Jemi të zhgënjyer

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 6 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:14 : 05/08/2025

Miliarda me tenderat e AKSHI-t/ BKH ushtron kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

23:07 : 05/08/2025

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

22:49 : 05/08/2025

Kualifikueset e Champions/ Rangers fiton në shtëpi, surprizën e bën kampioni i Qipros

22:45 : 05/08/2025

Krenar Çoçaj “harron” Luana Vjollcën, e zëvendëson me miss-in Endi Demneri. Kapen “mat” në Ibiza

22:38 : 05/08/2025

“Klub me drejtorë e këshilltarë fantazëm”/ “Guerrilsat” vijojnë reagimet kundër situatës te Partizani

22:23 : 05/08/2025

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

22:21 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com