• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ekonomia gjermane në prag të recesionit

09:21 : 27/11/2024
në BOTA

Pas një përmirësimi afatshkurtër në tetor të këtij viti, parashikimi i drejtuesve kryesorë të kompanive gjermane u përkeqësua sërish në nëntor. Indeksi i biznesit ra në nëntor në krahasim me një muaj më parë – nga 86.5 pikë në 85.7. Këtë e ka bërë të ditur Instituti ifo nga Mynihu pas një sondazhi të kryer me rreth 9000 drejtues të kompanive gjermane.

Pas katër rënieve të njëpasnjëshme (nga qershori në shtator), indeksi ifo është rritur në tetor. Por tani prapë ka rënë dhe drejtuesit e kompanive me skepticizëm e shohin perspektivën e bizneseve të tyre, pra perspektivat e biznesit në muajt e ardhshëm. “Ekonomisë gjermane i mungon forca”, kështu i përmblodhi presidenti i ifo-s, Clemens Fuest, rezultatet e sondazhit aktual.

Disponimi në sektorin e shërbimeve u përkeqësua ndjeshëm, po ashtu edhe në kompanitë e industrisë. Arsyeja është rënia e numrit të porosive.

Drejtuesi i Institutit ifo, Prof. Dr. Dr. H.C. Clemens Fuest
Clemens FuestFotografi: Frank Hoermann/SvenSimon/picture alliance

Vazhdimi i krizës

Një seri e tërë sinjalesh ekonomike çojnë në konstatimin se akoma nuk ka rrugëdalje të qartë nga kriza në Gjermani. Të dhënat e fundit për zhvillimin ekonomik (nga java e kaluar) zbuluan se ekonomia gjermane u rrit me vetëm 0.1% në tremujorin e verës 2024. Por në tremujorin e dytë dhe të parë ekonomia ka rënë me 0.3% dhe 0.2 për qind. Ekspertët flasin për një recesion teknik pas dy tremujorësh negativë radhazi.

Lexo edhe:

Bie imigrimi në Gjermani, më pak azilkërkues

Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Një tjetër indeks i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, ka rënë ndërkohë në nivelin më të ulët në nëntë muajt e fundit – i ashtuquajturi “Indeksi i blerjes”.

Kriza edhe në industrinë e ndërtimit

Shqetësim mbretëron edhe në sektorin e ndërtimit, sidomos pas të dhënave të sapo publikuara për punimet e porositura në periudhën në vijim. Pas një rritje të numrit të vendeve të punës në gusht, kërkesa për shërbime të ndërtuesve ra sërish ndjeshëm në shtator. Krahasuar me një muaj më parë, vëllimi i marrëveshjeve të dakorduara ra me 12.4%, njoftoi Zyra Federale e Statistikave. Kur merren parasysh tre tremujorët e parë të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërtimtaria në Gjermani regjistroi një minus prej 2 për qind.

Në raportin e saj mujor, banka qendrore gjermane (Bundesbank) supozon se ndërtimtaria mund të jetë një nga sektorët që do të vazhdojë të pengojë zhvillimin e ekonomisë, pra PBB-së.

Frankfurt, punëtorët në ndërtimtari
Ndërtimtaria në krizëFotografi: Boris Roessler/dpa/picture-alliance

“Kostot ende të larta të financimit, pasiguria e theksuar ekonomike dhe politike vazhdojnë të kenë ndikim negativ në investimet, e rrjedhimisht në kërkesën për shërbime ndërtimi”.

Pritet që pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ekonomia gjermane të përballet me sfida edhe më të mëdha. Trump gjatë fushatës zgjedhore ka bërë të ditur se planifikon të vendosë tarifa ndëshkuese për importet nga Evropa. Pikërisht Gjermania, si kampione evropiane e eksporteve, është ajo që mund të vuajë veçanërisht për shkak të një politike të tillë të izolimit ekonomik.

Parashikimet pesimiste

Kjo është edhe arsyeja pse pesimizmi i ekonomistëve gjermanë nuk është befasues. Nuk është ndonjë çudi që ekonomistët hezitojnë nga fitorja e  Donald Trump, sepse ai do të insistojë në mbrojtjen e ekonomisë amerikane dhe kërcënon me dogana ndëshkuese për importet. E një kërcënim serioz është edhe kriza qeveritare në Gjermani, sepse qeveria aktuale nuk ka mbështetje në Bundestag. Së shpejti në Gjermnai priten zgjedhjet e parakohshme./DW

Etiketa: ekonomiGjermanirecesion

Lajme të lidhura

BOTA

Bie imigrimi në Gjermani, më pak azilkërkues

10:05 : 02/06/2026
BOTA

Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

08:24 : 02/06/2026
AKTUALITET

Të ardhurat buxhetore në Ballkan, Bosnja dhe Serbia të parat, dy shtetet shqiptare në fund

11:28 : 01/06/2026
BOTA

Droni i dyshimtë alarmon Policinë Federale gjermane, mbyllet aeroporti i Mynihut

16:16 : 30/05/2026
AKTUALITET

Kursimet për pensione privat, ende në vlera modeste

11:19 : 29/05/2026
BOTA

Përplasen dy tramvaje në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

22:53 : 28/05/2026
Para

Të kujt janë thikat në trupin e Martinit? Na e tregoni zoti Proda

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom