• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Nga Suel Çela tek i vëllai, kush janë 21 personat për të cilët SPAK ka caktuar masa sigurie

08:02 : 26/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Suel Çela dhe SPAK

Suel Çela dhe SPAK

Janë zbardhur 21 emrat për të cilët Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar masa sigurie në kuadër të një operacioni për goditjen e grupit kriminal të Suel Çelës, një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në qytetin e Elbasanit.

Për 18 prej tyre SPAK ka lëshuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për një avokate masën “Arrest në shtëpi”, si dhe masën “detyrim paraqitje” për dy gazetarë.

Mësohet se veç Suel Çelës, SPAK ka lëshuar urdhër-arresti edhe për vëllain e tij Mario Çela, ku burime për mediat bëjnë me dije se ai është arrestuar në Itali.

Gjithashtu, një tjetër urdhër-arresti është lëshuar edhe për Prek Kodrën, një personazh i njohur i krimit, i njohur si snajperist dhe vrasës me pagesë. Për të janë lëshuar edhe dy urdhër-arreste të tjera në operacionet e mëparshme të SPAK. Burime bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni SPAK ka zbardhur atentatin ndaj Ardian Çapjas më 8 Qershor të vitit 2020 brenda oborrit të vilës së tij në Elbasan, i cili u qëllua me snajper nga kodra e Krastës dhe qitësi dyshohet se ka qenë pikërisht Prek Kodra.

Ndërkohë, urdhër-arresti është lëshuar edhe për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, i cila ndodhej në “Arrest shtëpie, pasi rezulton e përfshirë dhe tek grupi i dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, ndërsa tashmë do të shkojë në burg. Dyshohet se ajo ka porositur vrasjen e drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra.

Lexo edhe:

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

Një urdhër-arrest është lëshuar edhe për biznesmenin nga Peqini, Marsel alias Bujar Shega, përfitues i tenderave në disa Bashki, teksa dyshohet se SPAK e konsideron si “trurin financiar” të grupit kriminal të Suel Çelës dhe pastronte paratë e tyre. Burime bëjnë me dije se ai është arrestuar në Milano të Italisë.

Kujtojmë se Suel Çela është shpallur në kërkim që në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë.

Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit.

21 Masat e Sigurisë:
  • Marjus Lulaj (alias Suel Çela), arrest me burg
  • Mario Çela, (vëllai i Suel Çelës) arrest me burg
  • Xhino Roka, arrest me burg
  • Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), arrest me burg
  • Sergej Hasanpapaj, arrest me burg
  • Bruno Hazizolli, arrest me burg
  • Ledio Zabeli, arrest me burg
  • Marsel Roka, arrest me burg
  • Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), arrest me burg
  • Preke Kodra, arrest me burg
  • Fuad Verzivolli, arrest me burg
  • Metin Mehjam, arrest me burg
  • Renato Hasani, arrest me burg
  • Skender Sufaj, arrest me burg
  • Pajtime Fetahu, (ish-gjyqtare) arrest me burg
  • Dedan Gjoni, (ish-shefin e Krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë) arrest me burg
  • Marsel Shega (alias Bujar Shega), (biznesmen) arrest me burg
  • Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa), arrest me burg
  • Blerina Beqiri, (avokate) arrest në shtëpi
  • Elton Qyno, (gazetar) detyrim paraqitje
  • Artan Hoxha, (gazetar) detyrim paraqitje
Etiketa: Bujar ShegaMario Çelamasa siguriePajtime Fetahuspaksuel cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

11:39 : 07/08/2025
AKTUALITET

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

21:35 : 06/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO vendos më 8 gusht për Ilir Metën

14:40 : 06/08/2025
Para

Këmbimi valutor 26 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

TË GJITHA

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

12:24 : 08/08/2025

Aksident i shumëfishtë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek ‘Pushimi i shoferit’

12:10 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com